Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 063 (The Jews interrogate the healed man)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 2 - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË (Gjoni 5:1 - 11:54)
C - UDHËTIMI I FUNDIT I JEZUSIT NË JERUZALEM (Gjoni 7:1 - 11:54) Ndarja e ERRËSIRËS DHE DRITËS
2. Shërimi i njeriut të lindur i verbër (Gjoni 9:1-41)

b) Judenjtë e marrin në pyetje njeriun e shëruar (Gjoni 9:13–34)


GJONI 9:13-15
13 Atëherë, ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qënë i verbër. 14 Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë. 15 Edhe farisenjtë e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: "Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh."

Jeta hebreje ishte një burg legalizmi; ata ishin më të shqetësuar për festën e së shtunës sesa gëzimin e shërimit. Fqinjët dhe spiunët e sollën njeriun e shëruar te farisenjtë për të vendosur nëse shërimi ishte nga Perëndia apo nga agjensitë satanike.

Kështu filloi marrja në pyetje dhe diskutimi mbi Jezusin. I riu i shëruar përshkroi mënyrën se si kishte ndodhur shërimi. Ai e shkurtoi deklaratën e tij, pasi gëzimi i tij për shërimin ishte turbulluar nga urrejtja e armiqve të Jezusit.

GJONI 9:16-17
16 Disa nga farisenjtë thanë: "Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën". Por të tjerë thoshin: "Si mund të bëjë shenja të tilla një njeri mëkatar?". Kishte përçarje midis tyre. 17 Atëherë e pyetën përsëri të verbrin: "Po ti, çfarë thua për të, që të ka hapur sytë?". Ai tha: “Ai është profet”.

Pasi dëgjuan dëshminë e tij, legalistët filluan të debatojnë. Disa thanë se Jezusi nuk ka fuqi nga Perëndia, pasi kishte thyer urdhërimin e Perëndisë. Kështu e gjykuan Jezusin me arsyetim legalist.

Të tjerë panë lidhjen midis mëkatit të të verbërit dhe shërimit e faljes së tij. Ata komentuan se shërimi duhet të ketë një kuptim më të thellë, sepse lidhet me aftësinë falëse të Zotit. Prandaj ishte e pamundur që Jezusi të ishte mëkatar, sepse ai fali mëkatin dhe zgjidhi shkakun e lëngatës.

Të dyja palët nuk arritën të gjenin një kompromis. Të dyja palët ishin të verbër, si shumë në ditët tona që diskutojnë Jezusin sipërfaqësisht dhe pa kriter. Pastaj e pyetën njeriun e shëruar për të zbuluar nëse Jezusi kishte thënë ndonjë gjë tjetër dhe çfarë ndiente për Jezusin. Kërkime të tilla janë të dobishme për njerëzit që dinë diçka për Jezusin, është mirë të pyesni ata që kanë lindur përsëri. Sepse ata dinë si të çlirohen nga mëkati dhe zemërimi i Perëndisë. Pa rilindjen tonë shpirtërore, ne nuk mund ta shohim Perëndinë.

Njeriu i shëruar filloi të mendojë: "Kush është, pra, Jezusi?" Ai e krahasoi Jezusin me njerëzit e Perëndisë në historinë e popullit të tij. Gjatë asaj epoke historike u kryen shumë mrekulli, por askush nuk kishte shëruar kurrë një njeri të lindur të verbër. Nga veprimet e Jezusit çdo person me mend mund të shihte se këtu bëhej fjalë për një shpëtimtar unik. Pra, njeriu e quajti Jezusin një profet, i cili jo vetëm dallon të ardhmen, por vendos të tashmen në fuqinë e Perëndisë. Ai heton zemrat dhe shpreh vullnetin e Perëndisë.

GJONI 9:18-23
18 Judenjtë nuk e besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve, 19 dhe i pyetën: "A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh ai tani?" Prindërit e tij u përgjigjën: "Ne e dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër, 21 por ne nuk e dimë se si sheh tani, as nuk dimë se kush ia hapi sytë. Pyete atë, është në moshë, do t’ju flasë veten e tij”. 22 Prindërit e tij e thanë këtë, sepse kishin frikë nga Judenjtë, sepse Judenjtë kishin rënë dakord që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin se ishte Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga. 23 Prandaj prindërit e tij thanë: "Ai është në moshë, pyeteni".

Judenjtë refuzuan të pranonin logjikën e krahasimit të mrekullive të Dhjatës së Vjetër me veprat e Zotit të Krishtit, që ishin mrekulli. Ata nuk besonin se ai ishte një profet ose i dërguari i Perëndisë, përndryshe pozicioni i tyre do të ishte i gabuar dhe do të ishte i denjë për faj.

Ata u kthyen pas një gabimi, duke thënë se mrekullia ishte një mashtrim dhe se njeriu nuk kishte qenë fare i verbër. Ata ishin të gatshëm të pretendonin të pamundurën për të dënuar realizimin e një mrekullie nga duart e Jezusit. Për ta shëruar një të verbër të lindur duket e pamundur, një mundim që vjen nga faji i trashëguar.

Aty sollën prindërit, të cilët kishin dëgjuar për problemet e djalit të tyre me policinë. Këta prindër folën me kujdes nga frika e farisenjve dhe mohuan atë që kishin dëgjuar më parë nga djali i tyre. E braktisën, për të mos u ngatërruar në krizë. Kështu djali mbeti vetëm, përgjegjës për veten e tij. Përjashtimi nga Këshilli ishte një çështje e rëndë; nënkuptonte ndarje nga shoqëria si një lebroz. Nënkuptonte gjithashtu mohimin e të drejtave dhe mundësisë për martesë. Urrejtja e judenjve për Jezusin kishte arritur deri në atë masë saqë donin të shkatërronin edhe pasuesit e tij.

LUTJE: Zoti Jezus, ne të falënderojmë sepse je autoriteti i mishëruar i Perëndisë. Na ruaj në orën e sprovës për të mos u mbajtur mbas sigurisë dhe rehatisë tonë më shumë se sa tek ty. Na udhëhiq të mohojmë vetveten drejt guximit dhe besnikërisë, të parapëlqejmë vdekjen sesa të të braktisim apo të të neglizhojmë.

PYETJA:

  1. Pse hebrenjtë e mohuan mundësinë e shërimit të të verbërit që nga lindja?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 07, 2022, at 08:42 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)