Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 062 (Healing on the Sabbath)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 2 - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË (Gjoni 5:1 - 11:54)
C - UDHËTIMI I FUNDIT I JEZUSIT NË JERUZALEM (Gjoni 7:1 - 11:54) Ndarja e ERRËSIRËS DHE DRITËS
2. Shërimi i njeriut të lindur i verbër (Gjoni 9:1-41)

a) Shërimi të shtunën (Gjoni 9:1-12)


GJONI 9:1-5
1 Ndërsa kalonte aty, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja e tij. 2 Dhe dishepujt e tij e pyetën: Mësues, kush ka mëkatuar, ky apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?. 3 Jezusi u përgjigj: "As ai, as prindërit e tij nuk kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që veprat e Perëndisë të dëftoheshin në të. 4 Unë duhet të kryej veprat e atij që më dërgoi sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë. 5 Për sa kohë që jam në botë, unë jam drita e botës".

`n e gjymtimit; ai nuk i deklaroi zyrtarisht prindërit ose të riun të pafajshëm, por pa në vuajtjen e këtij njeriu një mundësi që Perëndia të vepronte. Ai nuk do t'i linte dishepujt e tij të gjykonin të mjerin, ose të filozofonin mbi shkaqet e verbërisë. Ai i shtyu të ecnin përpara dhe u tregoi atyre qëllimin e vullnetit të Perëndisë; shpëtim dhe shërim.

"Unë duhet të punoj", tha Jezusi. Dashuria e shtyu, ai nuk kishte dëshirë të gjykonte apo shkatërronte, por dëshironte të shëronte me dhembshuri. Ai tregon kështu dashurinë e tij shpenguese, bindjet dhe synimet e tij. Ai është shpëtimtari i botës, që dëshiron të ndërtojë njerëzit në jetën hyjnore.

Ne dëgjojmë gjithashtu fjalët e Jezusit: "Unë nuk punoj në emrin tim, as me forcën time; përkundrazi i kryej veprat e Atit tim në emrin e Tij, në përputhje me Të." Ai i quajti veprat e tij të Perëndisë.

Jezusi e dinte se koha ishte e shkurtër dhe vdekja ishte afër. Pavarësisht kësaj, ai mori kohë për ta shëruar të verbrin. Ai është drita e botës, që dëshiron të ndriçojë të verbrin me dritën e jetës. Po vinte koha kur as ai dhe asnjë shenjtor nuk mund të bënte diçka. Ndërsa është ditë dhe ka raste për të predikuar, le t'i dëshmojmë atij. Errësira shtohet, bota jonë nuk ka shpresë tjetër veç kthimit të Krishtit. Kush do ta përgatisë rrugën e tij?

GJONI 9:6-7
6 Ndërsa tha këtë, ai pështyu në tokë, bëri baltë me pështymë dhe lyeu sytë e të verbërit me të. 7 Pastaj i tha: "Shko, lahu në pellgun e Siloamit" (që do të thotë i dërguar). Kështu ai shkoi, u la dhe u kthye duke parë.

Në të vërtetë, Jezusi kishte bërë mrekulli vetëm me një fjalë të thjeshtë. Por rastin e të verbërit ai pështyu në tokë dhe nga pështyma bëri një baltë dhe me të ia mbuloi sytë të verbërit. Jezusi donte që i verbëri ta ndjente se i ishte dhënë diçka nga trupi i Krishtit. Jezusi e ndjeu të verbrin dhe u soll me të në mënyrën më të mirë për ta çuar drejt shërimit. Çuditërisht, sytë e burrit nuk u hapën menjëherë. Atij iu desh të ecte deri në fund të luginës, për t'u larë në pellgun e Siloamit, që do të thotë "I dërguari", një simbol që shërimi duhej të ishte i dërguar për popullin e Tij. Ata vetë lindën të verbër në mëkate dhe shkelje, duke pasur nevojë të merrnin kurën që ofron Jezusi si edhe shpëtimin.

I verbëri e pranoi premtimin e Krishtit, me besim të plotë në dashurinë e tij. Ai u bind menjëherë. Ai kishte pyetje mbi udhëzimet e tij. Megjithatë vazhdoi përpara, lau sytë dhe iu rikthye shikimi. Menjëherë, ai pa njerëzit, ujin, dritën, duart e veta dhe qiellin. Të gjitha këto i pa me habi. Gryka e tij shpërtheu me halleluja dhe lavdërim Zotit.

GJONI 9:8-12
8 Fqinjët dhe ata që e kishin parë më parë të verbër, thanë: "A nuk është ky ai që rrinte ulur e lypte?" 9 Disa thoshnin: "Është ai", të tjerë: "Jo, i përngjan atij". Ai tha: "Unë jam". 10 Ata i thanë: "Atëherë si t’u hapën sytë?". 11 Ai u përgjigj: "Një njeri i quajtur Jezus bëri baltë, m'i leu sytë dhe më tha: "Shko në Siloam dhe lahu". Kështu unë shkova, u lava dhe mora dritën e syve". 12 Ata i thanë: "Ku është?". Ai tha: "Nuk e di".

Mrekullia nuk mbeti e fshehur, sepse fqinjët e tij e panë të shëruar dhe u habitën shumë. Disa nuk besonin se ky që ecte drejt ishte i njëjti njeri që pengohej dhe hezitonte ndërsa lëvizte, shpesh i ndihmuar nga ndonjë kalimtar. Ai dëshmoi për identitetin e tij se ishte i njëjti që ata kishin njohur.

Njerëzit pyetën për detajet e shërimit të tij, por nuk pyetën për shëruesin, por vetëm se si u krye. I verbëri i mëkëmbur e quajti shëruesin e tij Jezus dhe nuk dinte më shumë për të. Ai ishte injorant për hyjninë e Krishtit, por e pa atë si një njeri, i cili bëri një lloj balte dhe ia fërkoi sytë. Pastaj e urdhëroi të lahej dhe kështu ai mundi të shihte.

Në këtë rast, spiunët e Këshillit pyetën: "Ku është ky Jezusi?" I riu u përgjigj: "Nuk e di, dikur isha i verbër, por tani shoh. Ai nuk më kërkoi as para as një fjalë falënderimi. Unë zbrita te burimi dhe tani shoh. Nuk e di as kush është, as ku është”.

LUTJE: Të falënderojmë, Zoti Jezus; ti nuk e le mënjanë të verbrin dhe nuk e shpërfille atë. Ti ia hape sytë dhe e bëre shenjë për të gjithë ata që kanë lindur në mëkat. Pastroji sytë tanë me Frymën tënde të Shenjtë, që të shohim dritën tënde dhe të rrëfejmë emrin tënd me gëzim.

PYETJA:

  1. Pse Jezusi e shëroi njeriun e lindur i verbër?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 07, 2022, at 08:39 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)