Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 024 (The cross)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA I - SHKËLQIMI I DRITËS HYJNORE (Gjoni 1:1 - 4:54)
C - VIZITA E PARË E KRISHTIT NË JERUZALEM (Gjoni 2:13 - 4:54) -- ÇFARË ËSHTË ADHURIMI I VËRTETË?
2. Jezusi flet me Nikodemin (Gjoni 2:23 – 3:21)

c) Kryqi, mjet i rilindjes (Gjoni 3:14–16)


GJONI 3:14-16
14 "Ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, 15 që kushdo që beson në të të ketë jetë të përjetshme. 16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme".

Jezusi vazhdoi t'i mësonte Nikodemit dhe e siguroi atë se lindja shpirtërore nuk përfundon pa pendim të vërtetë, një kthesë mendore dhe besim në vdekjen mëkëmbëse të Krishtit për njerëzimin. Këto parime, Jezusi ia sqaroi Nikodemit duke iu referuar një ngjarjeje historike në Izrael.

Ata që udhëtuan në shkretëtirën e Sinait murmuritën kundër Perëndisë dhe u rebeluan kundër udhëheqjes të Tij (Numrat 21:4–9). Zoti dërgoi gjarpërinj të zjarrtë, si rezultat, për t'i kafshuar ata, duke ndëshkuar kokëfortësinë e tyre; si pasojë vdiqën një numër i madh.

Në atë moment disa e kuptuan mëkatin e tyre, e iu lutën Moisiut që të ndërmjetësonte te Zoti për të hequr zemërimin e Tij nga ta. Zoti e urdhëroi Moisiun të bënte një gjarpër prej bronzi, që simbolizonte gjykimin e Perëndisë. Këtë ai e ngriti lart mbi popullin; provë se zemërimi hyjnor mori fund. Si rezultat, kushdo që e shikonte këtë shenjë se dënimi kishte marr fund dhe besonte në hirin e Zotit, shërohej nga helmi i gjarprit të zjarrtë.

Që nga tundimi i Evës, gjarpri ishte bërë simbol i së keqes. Kur Jezusi erdhi, ai mbajti mëkatin e njerëzimit. Kështu ai që nuk njihte mëkat u bë mëkat për ne. Jezusi është si gjarpri prej bronzi në shkretëtirë, i cili ishte pa helm, kështu që Jezusi ishte i pafajshëm për mëkatin, ndërsa mbante mëkatin tonë.

Biri i Perëndisë nuk u shfaq në tokë në formë rrëzëllyese, por në përulësi si Biri i Njeriut, duke mbartur plagë dhe dhimbje, duke mbajtur mallkimin e Ligjit. Në formë njerëzore ai ishte në gjendje të vdiste në vendin tonë. 'Biri i njeriut' është një shenjë dalluese për të. Ashtu si gjarpri i ngritur lart simbolizonte largimin e zemërimit hyjnor, ashtu edhe Krishti i kryqëzuar bëhet simbol i zemërimit të shuar hyjnor. Të gjitha mëkatet tona u vendosën mbi Birin e Tij, për të na çliruar nëpërmjet pasionit të Tij. Kushdo në shkretëtirë që shikonte gjarprin e ngritur lart dhe duke besuar premtimin e Perëndisë, shërohej nga pickimi i gjarprit. Besimi në këtë shenjë hiri i dha jetë dhe mbijetesë besimtarit. Kushdo që shikon kryqin dhe kapet pas të kryqëzuarit, merr jetën e përjetshme. Pali shkruan: "Unë jam kryqëzuar me Krishtin, nuk jetoj më unë, por Krishti jeton në mua." Vdekja e tij është e imja, po ashtu edhe jeta e tij. Kushdo që pranon vdekjen mëkëmbëse të Krishtit, duke besuar, është i justifikuar dhe jeton me të përgjithmonë. Kjo lidhje na jep edhe bashkësinë e ringjalljes së tij.

Të dënuar siç jemi, të shikojmë Jezusin do të thotë të shpëtohemi. Ai krijon tek ne një lindje të re. Nuk ka rrugë tjetër drejt Zotit përveçse nëpërmjet të Kryqëzuarit. Kjo është arsyeja pse Satani sulmon ashpër, natë e ditë, dy parimet e Shpëtimit: Birin Hyjnor dhe Kryqëzimin i Krishtit. Por mbi këto të dyja qëndron shpëtimi i botës.

Zoti eshte dashuri; Mëshira e tij është si oqeani i pafund. Në dashuri ai nuk e braktisi botën tonë të pafè, por vazhdon të na dojë. Ai nuk i refuzon rebelët mëkatarë, por ka mëshirë. Sakrifica e Birit të Tij përmbush të gjitha kërkesat e drejtësisë për shpëtimin e tyre. Nuk ka shpëtim veçse në Birin.

Vëlla, a do të sakrifikoje njëqind stërlina për hir të një miku? A do të ishe gati të shkoje në burg në vend të tij? Apo të vdisje në vend të tij? Ndoshta nëse do e doje. Por kurrë nëse ai do të ishte armiku juaj. Kjo tregon për madhështinë e dashurisë së Zotit, duke sakrifikuar Birin e Tij për kriminelët për t'i shpëtuar ata.

Krishti e realizoi shpëtimin e botës në kryq. Të gjithë ne kemi nevojë për sakrificën e Jezusit. Të gjithë llojet e njerëzve, të kulturuar apo injorantë, të sjellshëm apo të pasjellshëm, të pasur apo të varfër, të virtytshëm apo të këqij. Nuk ka njeri që është i drejtë në vetvete. Krishti e ka pajtuar botën me Atin e tij.

Çuditërisht, këtë të vërtetë njerëzit nuk e kanë kuptuar , përveç atyre që besojnë në të Kryqëzuarin. Marrëdhënia juaj e mirëbesimit me Shpëtimtarin vendos shpëtimin tuaj. Pa besim ju vazhdoni nën zemërimin e Zotit. Veprat tuaja konsiderohen të pandershme dhe të ndyra në dritën e shenjtërisë së Perëndisë. Nikodemit, mësuesit ligjor dhe të drejtë, iu desh t’i dëgjonte këto fjalë, fjalë që e tronditën.

Kushdo që pranon shpëtimin e kryqit, duke besuar në Birin e ngritur në pemën e turpit, do të jetojë dhe nuk do të gjejë një pengesë midis tij dhe Perëndisë. A e falënderon Jezusin për faljen e tij? A ia kushton jetën tënde atij?

Kush beson jeton; kushdo që qëndron në Krishtin nuk do të vdesë kurrë. Kushdo që vazhdon të shikojë te Krishti, merr shpresën e jetës së përjetshme. Besimi na siguron për banimin e Frymës së Shenjtë. Nëse e kuptoni thellësinë e domethënies së vargjeve 14 deri në 16, do të zbuloni thelbin e ungjillit në një tekst.

LUTJE: Ati Qiellor, ne të adhurojmë për dashurinë tënde të pafund. Ti e ke dhënë Birin tënd të vetëm që të vdesë në vendin tonë . Ai mbajti mëkatet dhe ndëshkimin tonë dhe na çliroi nga zemërimi yt. Ne shikojmë drejt kryqit, duke besuar, adhuruar dhe falënderuar. Ti i ke falur mëkatet tona dhe ke pajtuar botën me veten tënde. Na ndihmo t'u tregojmë të tjerëve për këtë mesazh, në mënyrë që ata të marrin jetën e përjetshme nëpërmjet dëshmisë sonë.

PYETJA:

  1. Si i ngjan Krishti Gjarprit në shkretëtirë?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 04, 2022, at 02:33 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)