Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 115 (Mary Magdalene at the graveside; Peter and John race to the tomb)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 4 - DRITA MPOSHT ERRËSIRËN (Gjoni 18:1 – 21:25)
B - RINGJALLJA DHE SHFAQJA E KRISHTIT (Gjoni 20:1 - 21:25)
1. Ngjarjet në agimin e Pashkës (Pashka) (Gjoni 20:1-10)

a) Maria Magdalena te varri (Gjoni 20:1-2)


GJONI 20:1-2
1 Ditën e parë të javës, Maria Magdalena erdhi herët në varr, kur ishte ende errët, dhe pa që guri ishte hequr nga varri. 2 Atëherë ajo vrapoi dhe shkoi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: E kanë nxjerrë Zotin nga varri dhe ne nuk e dimë ku e kanë vënë.

Dishepujt dhe gratë që ndoqën Jezusin u shkatërruan nga ngjarjet e së premtes. Nga larg, gratë panë sesi Jezusi u vendos në varr. Si gratë ashtu edhe dishepujt kishin shkuar me nxitim në shtëpi, që të mos fajësoheshin për thyerjen e së shtunës, duke filluar nga e premtja në muzg, rreth orës gjashtë.

Në atë të shtunë të madhe që përkon me festën e Pashkës, askush nuk guxoi të shkonte te varri. Ndërsa turmat gëzoheshin nga mendimi se Perëndia u pajtua me kombin simbolikisht me qengjat e therur, të krishterët u mblodhën të frikësuar dhe të përlotur. Shpresat e tyre ishin varrosur me varrimin e Zotit të tyre.

Në prag të Shabatit, gratë nuk dilnin nga portat e qytetit, as për të blerë erëza dhe sende të tjera për vajosjen e trupit. Ato pritën me padurim agimin e së dielës. Ungjilltari thekson vizitën e Magdalenës në varr, por ka një aluzion të grave të tjera shoqëruese në përdorimin e shumësit "ne" nga Maria Magdalena. Salome, nëna e Gjonit dhe disa të tjera dolën së bashku herët të dielën të përlotura për vajosjen.

Ishte ende herët në agim kur ato, të pikëlluara, iu afruan varrit, të cilin e mendonin se ishte i vulosur. Shpresat e tyre ishin shkatërruar, të mbuluara me dëshpërim. Drita e ringjalljes nuk kishte ndriçuar ende mbi to dhe jeta e përjetshme nuk ishte ngritur mbi mendjet e tyre.

Me të mbërritur, ato u trembën kur panë gurin e madh, duke pyetur vehten se si do ta lëviznin nga gryka e varrit.

Varri i hapur ishte mrekullia e parë e asaj dite, një dëshmi e ankthit dhe mosbesimit tonë se Krishti është në gjendje të rrokullisë tutje të gjithë gurët që rëndojnë zemrat tona. Ai që beson gjen ndihmë te Perëndia; besimi sheh një të ardhme të madhe.

Gjoni nuk na thotë asgjë për shfaqjen e engjëjve. Ka shumë mundësi, që Maria Magdalena kapërceu miqtë e saj dhe vështroi me ngulm brenda në varr. Nuk gjeti atje asnjë trup. E tmerruar, nxitoi te dishepujt. Ajo ishte e sigurtë se kreu i grupit apostolik duhej ta dinte këtë mrekulli me pjesën tjetër të dishepujve. Kur Maria Magdalena arriti Pjetrin dhe shokun e tij dishepull, ajo shpërtheu duke thënë: "Trupi i Jezusit ka humbur". Ky është një krim i shtuar. Kjo tregon se ajo dhe dishepujt ishin të verbër shpirtërisht, sepse mendonin se dikush e kishte vjedhur trupin. Nuk u shkonte mendja se Zoti ishte ringjallur prej së vdekurish sepse ishte Zot.


b) Pjetri dhe Gjoni vrapojnë drejt varrit (Gjoni 20:3-10)


GJONI 20:3-5
3 Atëherë Pjetri doli me dishepullin tjetër dhe shkuan drejt varrit. 4 Të dy vrapuan, por dishepulli tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri; 5 Dhe, si u përkul për të parë, pa pëlhurat prej liri të shtrira, por nuk hyri.

Kjo ishte një garë dashurie. Secili prej tyre donte të ishte i pari pranë Jezusit. Pjetri, më i madh në moshë, po gulçonte pas Gjonit të ri, pa mundur ta arrinte. Të dy harruan frikën nga spiunët dhe rojet dhe kaluan nëpër portat e qytetit. Kur Gjoni arriti te varri, nuk hyri, me nderim të thellë u përmbajt. Duke parë shkëmbin e latuar të varrit, ai pa në errësirë rrobat e bardha të varrimit të mbështjella dhe të lëna si krizali i zbrazur nga krimbi i mëndafshit. Rrobat e varrit nuk kishin rënë, por kishin mbetur aty ku shtrihej trupi. Kjo është e treta nga mrekullitë e lidhura me ringjalljen. Krishti nuk i grisi rrobat, por doli prej tyre. Engjëjt nuk e lëvizën gurin për ta ndihmuar Jezusin të dilte, por për t'i lënë gratë dhe dishepujt të hynin. Zoti kaloi përmes shkëmbit ndërsa po dilte.

LUTJE: Zoti Jezus Krisht, ne të falënderojmë që u ringjalle nga të vdekurit. Ti i munde të gjitha të këqijat dhe hape rrugën drejt Perëndisë. Ti je me ne në luginën e vdekjes dhe nuk na braktis. Jeta jote është e jona; fuqia jote është bërë e përsosur në dobësinë tonë. Ne përulemi para teje dhe të duam, sepse ti u ke dhënë të gjithë besimtarëve një shpresë triumfuese.

PYETJA:

  1. Cilat janë tre linjat e provave për ringjalljen e Krishtit?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 09, 2022, at 08:05 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)