Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 4 - DRITA MPOSHT ERRËSIRËN (Gjoni 18:1 – 21:25)
B - RINGJALLJA DHE SHFAQJA E KRISHTIT (Gjoni 20:1 - 21:25)
1. Ngjarjet në agimin e Pashkës (Pashka) (Gjoni 20:1-10)
a) Maria Magdalena te varri (Gjoni 20:1-2)GJONI 20:1-2 Dishepujt dhe gratë që ndoqën Jezusin u shkatërruan nga ngjarjet e së premtes. Nga larg, gratë panë sesi Jezusi u vendos në varr. Si gratë ashtu edhe dishepujt kishin shkuar me nxitim në shtëpi, që të mos fajësoheshin për thyerjen e së shtunës, duke filluar nga e premtja në muzg, rreth orës gjashtë. Në atë të shtunë të madhe që përkon me festën e Pashkës, askush nuk guxoi të shkonte te varri. Ndërsa turmat gëzoheshin nga mendimi se Perëndia u pajtua me kombin simbolikisht me qengjat e therur, të krishterët u mblodhën të frikësuar dhe të përlotur. Shpresat e tyre ishin varrosur me varrimin e Zotit të tyre. Në prag të Shabatit, gratë nuk dilnin nga portat e qytetit, as për të blerë erëza dhe sende të tjera për vajosjen e trupit. Ato pritën me padurim agimin e së dielës. Ungjilltari thekson vizitën e Magdalenës në varr, por ka një aluzion të grave të tjera shoqëruese në përdorimin e shumësit "ne" nga Maria Magdalena. Salome, nëna e Gjonit dhe disa të tjera dolën së bashku herët të dielën të përlotura për vajosjen. Ishte ende herët në agim kur ato, të pikëlluara, iu afruan varrit, të cilin e mendonin se ishte i vulosur. Shpresat e tyre ishin shkatërruar, të mbuluara me dëshpërim. Drita e ringjalljes nuk kishte ndriçuar ende mbi to dhe jeta e përjetshme nuk ishte ngritur mbi mendjet e tyre. Me të mbërritur, ato u trembën kur panë gurin e madh, duke pyetur vehten se si do ta lëviznin nga gryka e varrit. Varri i hapur ishte mrekullia e parë e asaj dite, një dëshmi e ankthit dhe mosbesimit tonë se Krishti është në gjendje të rrokullisë tutje të gjithë gurët që rëndojnë zemrat tona. Ai që beson gjen ndihmë te Perëndia; besimi sheh një të ardhme të madhe. Gjoni nuk na thotë asgjë për shfaqjen e engjëjve. Ka shumë mundësi, që Maria Magdalena kapërceu miqtë e saj dhe vështroi me ngulm brenda në varr. Nuk gjeti atje asnjë trup. E tmerruar, nxitoi te dishepujt. Ajo ishte e sigurtë se kreu i grupit apostolik duhej ta dinte këtë mrekulli me pjesën tjetër të dishepujve. Kur Maria Magdalena arriti Pjetrin dhe shokun e tij dishepull, ajo shpërtheu duke thënë: "Trupi i Jezusit ka humbur". Ky është një krim i shtuar. Kjo tregon se ajo dhe dishepujt ishin të verbër shpirtërisht, sepse mendonin se dikush e kishte vjedhur trupin. Nuk u shkonte mendja se Zoti ishte ringjallur prej së vdekurish sepse ishte Zot.
b) Pjetri dhe Gjoni vrapojnë drejt varrit (Gjoni 20:3-10)GJONI 20:3-5 Kjo ishte një garë dashurie. Secili prej tyre donte të ishte i pari pranë Jezusit. Pjetri, më i madh në moshë, po gulçonte pas Gjonit të ri, pa mundur ta arrinte. Të dy harruan frikën nga spiunët dhe rojet dhe kaluan nëpër portat e qytetit. Kur Gjoni arriti te varri, nuk hyri, me nderim të thellë u përmbajt. Duke parë shkëmbin e latuar të varrit, ai pa në errësirë rrobat e bardha të varrimit të mbështjella dhe të lëna si krizali i zbrazur nga krimbi i mëndafshit. Rrobat e varrit nuk kishin rënë, por kishin mbetur aty ku shtrihej trupi. Kjo është e treta nga mrekullitë e lidhura me ringjalljen. Krishti nuk i grisi rrobat, por doli prej tyre. Engjëjt nuk e lëvizën gurin për ta ndihmuar Jezusin të dilte, por për t'i lënë gratë dhe dishepujt të hynin. Zoti kaloi përmes shkëmbit ndërsa po dilte. LUTJE: Zoti Jezus Krisht, ne të falënderojmë që u ringjalle nga të vdekurit. Ti i munde të gjitha të këqijat dhe hape rrugën drejt Perëndisë. Ti je me ne në luginën e vdekjes dhe nuk na braktis. Jeta jote është e jona; fuqia jote është bërë e përsosur në dobësinë tonë. Ne përulemi para teje dhe të duam, sepse ti u ke dhënë të gjithë besimtarëve një shpresë triumfuese. PYETJA:
|