Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- John - 099 (Christ's peace in us defeats the world's afflictions)

This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 3 - DRITA SHKËLQEN NË RRETHIN E APOSTUJVE (Gjoni 11:55 - 17:26)
D - LAMTUMIRA NË RRUGËN PËR GJETSEMANI (Gjoni 15:1 - 16:33)

6. Paqja e Krishtit në ne mposht mundimet e botës (Gjoni 16:25-33)


GJONI 16:25-26a
25 "Jua kam thënë këto gjëra me shëmbëlltyrara; po vjen ora kur nuk do t'ju flas më me shëmbëlltyra, por do t'ju flas hapur për Atin tim. 26 Atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; ..."

Jezusi zbuloi të vërtetat e qiejve me anë të ilustrimeve dhe alegorive, të cilat fshehën misteret para njerëzve të botës, por ua zbuloi atyre që ishin të uritur për drejtësi. Jezusi dëshironte që dishepujt e tij ta kuptonin atë qartë dhe shpresonte për ditën e madhe në të cilën ai do të ringjallej nga të vdekurit dhe do të ngjitej në qiell për t'u ulur në të djathtën e Perëndisë, duke u dërguar atyre Frymën e tij hyjnore. Ai i konsideroi të gjitha këto ngjarje të shpëtimimt si një ditë e vetme. Kur Fryma të vinte në zemrat e ndjekësve të tij, shëmbëlltyrat dhe alegoritë do të pushonin, sepse Fryma e Krishtit do të sillte ndriçim në zemrat e besimtarëve, duke i dhënë fund fazës së shëmbëlltyrave. Perëndia është Ati dhe Krishti Biri i Tij. Pa Frymën e Shenjtë, asnjë njeri nuk mund ta njohë Perëndinë, por Fryma e Birit na tërheq në familjen e Perëndisë. A ke një baba tokësor? A flet me të? A kujdeset ai për ty? Këto janë pyetje intuitive. Në një nivel më të lartë, fjalët e Jezusit dhe ngushëllimi i Shpirtit të tij na sigurojnë se Perëndia është i gjithëfuqishëm, i Shenjti dhe Perëndia ynë intim personal që na do. Ne jemi fëmijët e Tij të dashur, edhe pse të gjithë jemi mëkatarë, por nëpërmjet gjakut të Krishtit jemi bërë të shenjtë përpara tij. Fryma e Shenjtë na hap gojën për lutje të vërtetë, sepse kjo Frymë është e Krishtit. Në lutjen shpirtërore Krishti flet nëpërmjet nesh. Lutuni si lutet Fryma, në besimin e Atit dhe në shoqërinë e Birit. Lutjet tuaja do të jenë një bisedë midis Frymës në ju dhe Atit tuaj qiellor, i cili është një me Birin.

GJONI 16:26b-28
26 ... dhe unë nuk po ju them se do t'i lutem Atit për ju, 27 sepse Ati vetë ju do, sepse ju më keni dashur mua dhe keni besuar se kam ardhur nga Perëndia. 28 Unë kam ardhur nga Ati dhe kam ardhur në botë; përsëri po e lë botën dhe po kthehem tek Ati".

Ai baba që nuk i do fëmijët e tij nuk është baba. Duke zbuluar emrin e Perëndisë, Jezusi na dha formën më të thjeshtë për të kuptuar dashurinë e fuqishme të Perëndisë. T'i japësh rëndësi emrit të Atit është thelbi i synimit të Krishtit. Ai që njeh Atin e njeh Perëndinë dhe shndërrohet në një fëmijë të Perëndisë, që qëndron në dashurinë e Tij. Në atë Emër ne gjejmë Ungjillin e plotë dhe shpresën për përjetësinë. Krishti ju njofton se tani e tutje nuk ka nevojë për ndërmjetësim, sepse Ati Vetë ju do dhe Ai është plot dashuri dhe mëshirë. Meqenëse Krishti vdiq në kryq, nuk ka asnjë pengesë midis nesh dhe Atit. Besimi në Birin, Qengjin e Perëndisë, i mundëson Atit të derdhë dashurinë e tij mbi ata që e duan Krishtin. Ai që është i vetëdijshëm për hyjninë e Krishtit prejardhjen e tij nga Ati dhe banimin me Të, i është afruar Trinisë së Shenjtë. Ai qëndron në jetën e Perëndisë dhe është i mbushur me hirin e Atit që gëzon gjithnjë në Frymë.

Me një fjali, Krishti përshkruan mrekullinë e shpengimit për dishepujt e tij. Ai zbriti nga lartësitë e hyjnisë dhe eci mbi tokë, e cila ishte e mbushur me armiqësi dhe shthurje, por kur realizoi drejtësinë për njerëzimin në kryq, ai la botën dhe nxitoi te Ati i tij, burimi i gjithë jetës.

GJONI 16:29-30
29 Dishepujt e tij thanë: Ja, ti tani po flet hapur dhe s’po përdor asnjë shëmbëlltyrë! 30 Tani ne e dimë se ti di gjithçka dhe nuk ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia.

Dishepujt po ndërgjegjësoheshin për madhështinë e dashurisë së Perëndisë dhe të qenies së përjetshme të Jezusit. Jezusi është Perëndia i vërtetë, i gjithëdijshmi, i shenjtë dhe i përjetshëm. Por ata nuk arritën të mbanin mend se ai ishte dashuria e mishëruar dhe nuk e thërrisnin Perëndinë, Atë; edhe pse Jezusi i përsëriti këto të vërteta. Ata i pranuan këto çështje teorikisht, por e humbën thelbin e natyrës së tij të vërtetë.

GJONI 16:31-32
31 Jezusi u përgjigj atyre: ''A besoni tani? 32 Po vjen ora, me të vërtetë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili në shtëpinë e vet dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua."

Me një buzëqeshje të hidhur tha: "Po imagjinoni se thjesht me anë të intelektit mund të kuptoni personin tim të vërtetë? A është një njohuri e tillë e njëjtë me besimin e vërtetë? Prova është gati të kryhet dhe do të tregojë se besimi juaj nuk ka dashuri. Ju nuk arrini ta kuptoni Perëndinë, sepse nuk besoni në atësinë e Tij. Të gjithë do të ikni dhe do të më lini të braktisur. Besimi juaj do të tregohet i paqëndrueshëm."

"Në vdekje nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua." A bie ndesh kjo me thirrjen e Jezusit në kryq, "O Perëndia im, pse më ke braktisur?" Jo, sepse Perëndia, i Shenjti, ia fshehu fytyrën Birit, por Krishti vazhdoi të besonte në praninë e Atit të tij. Thirrja e tij tregon se Perëndia mbetet i pandryshuar, "Nuk do të të lë edhe kur nuk të shoh. Në duart e tua e dorëzoj shpirtin tim". Besimi i Krishtit në atësinë e Perëndisë mbizotëroi mbi gjykimin që ra mbi të për hirin tonë. Dashuria e Birit për Atin e tij shuajti zjarrin e zemërimit të Perëndisë që lindte nga borxhi ynë i shkaktuar prej mëkatit. Shpresa e tij e vazhdueshme na hapi derën për të parë Atin. Për shkak të vdekjes së tij me porosinë e Atit, ne mund të themi: "Unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua".

GJONI 16:33
33 "Unë jua thashë këto gjëra, që të keni paqe në mua. Në botë do të keni mundime; por merrni zemër, unë e kam mundur botën."

Jezusi e përmblodhi mesazhin e tij të lamtumirës me një notë ngushëllimi për të gjithë besimtarët: "Kam jetuar pak me ju dhe ju kam mësuar se paqja hyjnore mund të mbushë zemrat tuaja. Jobesimtarët nuk kanë paqe. Unë, Biri, i kam falur zemrat tuaja, dhe kam pastruar qenien tuaj të brendshme. Unë vendos në ju Shpirtin e paqes sime. Qëndroni në fjalët e mia. Unë personalisht jam mbrojtësi juaj. Ju nuk keni asnjë mbrojtje veç meje. Pajtimi juaj me Perëndinë është baza e asaj paqeje. Ju nuk mund ta keni ndërgjegjen të pastër pa faljen e mëkateve tuaja në gjakun tim. Unë ju kam shpëtuar dhe Shpirti im është në ju. Paqja ime nuk është një fantazmë, por një realitet. Unë vij për t’ju dhënë paqen; pranojeni dhe besoni në mua."

"Mos imagjinoni se ju pret paqja në këtë botë. Jo! Rreziku ka bërë pritë për persekutim, sëmundje, mashtrim, frikë dhe vdekje. Legalistët do t'ju refuzojnë, sipërfaqësorët do të tallen. Mijëra gënjeshtra dhe filozofi do të vënë në provë besimin tuaj. Krenaria do të jetë gjithmonë afër. Mos i doni paratë, pasuria nuk do t'ju bëjë të sigurtë."

"Njihni dashurinë time dhe imitoni përulësinë time, qëndroni në vetëdhënien dhe vetëmohimin tim. Unë e kam mundur botën. Unë nuk kërkova asgjë për veten time. Unë jam në thelb i Shenjti i Perëndisë. Në mua u përmbush urdhërimi i Perëndisë: " Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë'. Unë jam përsosmëria e dashurisë, në mua ju shihni Atin."

A e keni kuptuar rëndësinë e fjalimit të lamtumirës të Jezusit? Ai ju ka vendosur në bashkësinë e Atit, në mënyrë që zemra juaj të përputhet me paqen e Krishtit. Kjo paqe është e vërteta më jetike në jetën e një besimtari. Bota do të mbetet e keqe dhe do t'ju shqetësojë. Por besimi juaj te Fitimtari mbi vdekjen dhe Satanin do t'ju çlirojë nga zjarri i zemërimit të Perëndisë dhe mundimi i jashtëm. Ai që beson në Krishtin merr mëshirën e Perëndisë. A ju ka mbushur ky mesazh nga Jezusi? A është Fryma e Shenjtë në ju që të thoni: "Ati është imi, Biri është Shpëtimtari im dhe Fryma banon në mua. I Vetmi Perëndi është në ne. Unë qëndroj në hirin e tij."

LUTJE: Zoti Jezus Krisht, ti më ke fituar zemrën, më bleve për vete. Ti më ke mbajtur në mbrojtjen tënde nga kurthet e djallit dhe më ke çliruar nga biruca e gënjeshtrave të tij. Ti më ke dhuruar jetën e përjetshme. Nuk kam frikë nga vdekja, ndërsa të pres ty. Më ruaj në vullnetin tënd dhe më mbush me fuqinë tënde, që të të përlëvdoj me të gjithë shenjtorët dhe të adhuroj Atin. Më lejo t'i dua vëllezërit, t'i fal njerëzit dhe të jem paqebërës siç më udhëheq ti. Unë mbështetem tek ty; Ti je Fitimtari.

PYETJA:

  1. Pse dhe si na do Ati?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 09, 2022, at 03:25 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)