Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- John - 058 (Sin is bondage)

This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 2 - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË (Gjoni 5:1 - 11:54)
C - UDHËTIMI I FUNDIT I JEZUSIT NË JERUZALEM (Gjoni 7:1 - 11:54) Ndarja e ERRËSIRËS DHE DRITËS
1. Fjalët e Jezusit në festën e tabernakullit (Gjoni 7:1 – 8:59)

e) Mëkati është skllavëri (Gjoni 8:30-36)


GJONI 8:30-32
30 Ndërsa fliste kështu, shumë veta besuan në të. 31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që kishin besuar në të: Nëse qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi, 32 ju do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë.

Dëshmia e përulur, por mbresëlënëse e Krishtit preku shumë dëgjues. Ata ishin të prirur të besonin në të si i ardhur nga Perëndia. Jezusi ndjeu besimin e tyre tek ai dhe pranoi gatishmërinë e tyre për t'ia vënë veshin. Ai i nxiti ata jo thjesht të besonin Ungjillin e tij, por të meditonin mbi fjalët e tij dhe të bashkoheshin me të, në mënyrë që të qëndronin në të, ashtu si dega në hardhi; në mënyrë që Fryma e tij të rrjedhë në zemrat dhe mendimet tona pa pengesa; në mënyrë që të na shtyjë të përmbushim vullnetin e tij në praktikë. Kushdo që i përmbush kështu fjalët e Krishtit, e kupton të vërtetën. Sepse e vërteta nuk është thjesht mendim, por realitet praktik në të cilin ne marrim pjesë me sjelljen e jetës sonë.

E vërteta e Zotit është para së gjithash të folurit i sinqertë dhe i mençur; së dyti është të njohësh Perëndinë si Atë, Bir dhe Frymë të Shenjtë në unitetin e dashurisë dhe përpjekjeve. Ndërsa rrënjosemi në Krishtin, kuptojmë bukurinë e Trinisë së Shenjtë.

Njohja e Zotit transformon jetën tonë. Ne e njohim Perëndinë në masën që i duam të tjerët. Ai që nuk do, nuk e njeh Perëndinë. Duke njohur Perëndinë nëpërmjet fjalëve të Krishtit, ne çlirohemi nga egoizmi. Të folurit për pendim apo detyra legaliste nuk do të na çlirojë nga skllavëria e mëkatit; çfarë na çliron është njohja e dashurisë së Perëndisë, pranimi i faljes së Birit dhe ardhja e Shpirtit në jetën tonë. Dashuria e Zotit është ajo që mund të thyejë zinxhirët e egoizmit dhe përqendrimit tek vetja.

GJONI 8:33-36
33 Ata iu përgjigjën: "Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe nuk kemi qenë kurrë skllevër të askujt; si thua: "Do të bëheni të lirë?" 34 Jezusi u përgjigj atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them, kushdo që kryen mëkat është skllav i mëkatit. 35 Skllavi nuk qëndron përgjithmonë në shtëpi, ndërsa biri rri përgjithmonë. 36 Pra, nëse Biri të bën të lirë, do të jesh me të vërtetë i lirë''.

Judenjtë ishin të hutuar; paraardhësit e tyre kishin jetuar dyqind vjet nën skllavërinë e Faraonit në Egjipt dhe ata e konsideronin veten të çliruar nga fuqia e Perëndisë, pasi Ai i kishte nxjerrë nga ajo robëri (Eksodi 20:2). Kështu fjalët e Jezuit i shqetësonin kur mohoi se ishin të lirë.

Jezusit iu desh të shuante krenarinë e atyre që kishin filluar të besonin në të. Ai u tregoi atyre se ata ishin skllevër të mëkatit dhe robër të Satanit. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë peshën e vdekur të skllavërisë sonë, nuk do të dëshirojmë me mall shpëtimin. Ai që e di se është i paaftë për të kapërcyer mëkatet e tij, është ai që do t'i kërkojë Zotit ta shpëtojë. Këtu shohim arsyen pse kaq shumë njerëz nuk e kërkojnë Jezusin; është se ata mendojnë se nuk kanë nevojë për shpëtimin e tij.

Jezusi deklaron me forcë, "Kushdo që mëkaton, bëhet skllav i mëkatit. Shumë të rinj e fillojnë jetën e tyre me gënjeshtra, përtaci dhe gjëra të vogla. Ata luajnë me mëkatin dhe zhyten në të në imagjinatë; së fundmi vendosin të shkojnë drejt tij dhe planifikojnë rrugën e tyre me hile. Provojnë një ves dhe e përsërisin, derisa u bëhet zakon. Kur ndiejnë ndyrësinë dhe ligësinë dhe dëgjojnë qortimet e ndërgjegjes së tyre, koha ka kaluar, janë bërë tashmë skllevër të mëkateve të tyre. Ata shtyhen për të kryer një krim pa dëshirë. Në atë pikë mallkojnë orën kur kanë filluar të dëgjonin mendimet e tyre të liga. Njerëzit janë bërë të këqij, edhe pse fshehin të vërtetën e shëmtuar pas maskave të devotshmërisë dhe mirësjelljes së rreme. Çdo njeri pa Krishtin është një skllav i epsheve të veta. Satani luan me nervat e tyre, siç bën stuhia me një gjethe të thatë.

Atëherë Biri i Perëndisë shqipton fjalën e tij mbretërore: "Tani jam me ju dhe i njoh vargonjtë tuaja. Unë jam në gjendje dhe gati t'ju çliroj dhe të fshij mëkatet tuaja. Nuk kam ardhur për një reformë sipërfaqësore të botës, as për t'ju disiplinuar me një ligj më të ashpër. Jo, unë synoj t'ju çliroj nga fuqia e mëkatit dhe fuqia e vdekjes dhe të drejtat e pretenduara nga Satani. Unë do t'ju rikrijoj, do t'ju ringjall, në mënyrë që fuqia e Perëndisë në ju të jetë një kundërhelm për mëkatin. Pa dyshim, Satani do t'ju tundojë në një mijë mënyra. Ju do të pengoheni, por jo si skllevër, por si fëmijë që mbajnë të drejtat e tyre të reja."

"Ju jeni të shpenguar përgjithmonë, të paguar nga gjaku im, të blerë në tregun e mëkatit. Ju jeni të veçantë për Zotin. Ai ju ofroi lirinë, që të jeni fëmijë të lirë. Të liruar nga mëkati, ju sjell në shoqëri me Perëndinë, për t’i shërbyer e falënderuar vullnetarisht. Unë jam i vetmi çlirues që të çliron nga burgu i fajit për në mbretërinë e Perëndisë. Unë jam Biri i Perëndisë, që kam autoritetin për të liruar të gjithë ata që dëgjojnë zërin tim."

LUTJE: Zoti Jezus, ne të adhurojmë dhe të lavdërojmë, sepse ti je Shpëtimtari i gjithëfuqishëm, që në kryq na çliroi përfundimisht nga tirania e Satanit. Ti i ke falur të gjitha shkeljet tona. Ti na pastron që të mos mbetemi skllevër të hidhërimit dhe urrejtjes, por t'i shërbejmë Zotit si bij të çliruar dhe të gëzuar.

PYETJA:

  1. Si mund të çlirohemi me të vërtetë?

PYETËSOR - 3

I dashur lexues,
na dërgo 17 përgjigje të sakta nga 19 pyetjet e mëposhtme. Më pas do të dërgojmë vazhdimin e kësaj serie studimesh.

  1. Cili është sekreti i të ushqyerit të pesëmijëve?
  2. Për çfarë arsye Jezusi refuzoi të kurorëzohej mbret nga turma?
  3. Si i udhëhoqi Jezusi njerëzit nga dëshira për bukë në besimin tek Ai?
  4. Çfarë do të thotë "Buka e Jetës"?
  5. Si iu përgjigj Jezusi murmuritjeve të dëgjuesve të tij?
  6. Pse Jezusi u tha dëgjuesve të tij se duhej të hanin trupin e tij dhe të pinin gjakun e tij?
  7. Si u bashkua Fryma jetëdhënëse me trupin e Krishtit?
  8. Cilat janë pasojat e dëshmisë së Pjetrit?
  9. Pse bota e urren Jezusin?
  10. Çfarë provash ka që ungjilli vjen nga Perëndia?
  11. Pse Jezusi është i vetmi person që e njeh me të vërtetë Perëndinë?
  12. Çfarë parashikoi Jezusi për të ardhmen e tij?
  13. Pse Jezusi ka të drejtën të thotë "Nëse dikush ka etje le të vijë tek unë e të pijë?"
  14. Pse priftërinjtë dhe farisenjtë i përçmonin njerëzit e thjeshtë?
  15. Pse akuzuesit e kurorëshkelëses u tërhoqën nga prania e Jesusit?
  16. Si lidhet dëshmia e Jezusit për veten e tij si drita e botës me njohurinë tonë për Atin qiellor?
  17. Çfarë do të thotë besimi në Atë që e quajti veten "Unë jam Ai"?
  18. Si e shpalli Jezusi besnikërinë e tij në Trininë e Shenjtë?
  19. Si mun të çlirohemi me të vërtetë?

Mbani mend të shkruani emrin dhe adresën tuaj të plotë në faqen e përgjigjeve të pyetësorit, jo vetëm mbi zarf. Dërgojini përgjigjet tuaja në adresën:

Waters of Life
P.O.Box 600 513
70305 Stuttgart
Germany

Internet: www.waters-of-life.net
Internet: www.waters-of-life.org
e-mail: info@waters-of-life.net

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 07, 2022, at 02:16 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)