Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 019 (The first six disciples)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA I - SHKËLQIMI I DRITËS HYJNORE (Gjoni 1:1 - 4:54)
B - KRISHTI I ÇOI DISHEPUJT NGA SFERA E PENDIMIT NË GËZIMIN E DASMËS (Gjoni 1:19 - 2:12)

3. Gjashtë dishepujt e parë (Gjoni 1:35-51)


GJONI 1:47–51
47 Jezusi pa Natanaelin që po vinte tek ai dhe tha për të: Ja, një Izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka mashtrim. 48 Natanaeli i tha: "Nga më njeh?". Jezusi iu përgjigj: Para se të të thërriste Filipi, kur ishe nën fik, të pashë. 49 Natanaeli iu përgjigj: 50 Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!. Jezusi iu përgjigj: Me qenë se të thashë: "Të pashë nën fik", ti beson. Do të shohësh gjëra më të mëdha se këto". 51 Dhe ai i tha: Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se tash e tutje do të shohësh qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut''.

Natanaeli u befasua disi kur kuptoi se Jezusi e kishte parë deri në brendësinë e tij. Natanaeli ishte një besimtar sipas standarteve të Dhjatës së Vjetër, pasi ia kishte rrëfyer mëkatet e tij Pagëzorit dhe e kishte dëshiruar me gjithë zemër Mbretërinë e Perëndisë. Kjo nuk ishte vetë-drejtësi, por qëndrimi i zemërthyerve për shkak të mëkateve - i bënin thirrje Perëndisë që të dërgonte Mesinë, Shpëtimtarin.

Jezusi e dëgjoi këtë lutje dhe pa lutësin nga larg teksa gjunjëzohej nën hijen e një peme. Kjo fuqi për të vërtetuar faktet e fshehura te njeriu është një perceptim hyjnor.

Jezusi nuk e refuzoi atë, por e justifikoi duke e përshkruar si një besimtar model, i bazuar në Dhjatën e Vjetër, me vështrimin drejt ardhjes së Krishtit.

Lavdërimi i Krishtit ia largoi dyshimet e Natanaelit. Ai iu dorëzua Jezusit dhe e nderoi duke përdorur titujt biblikë që i përkasin Mesisë: Biri i Perëndisë dhe Mbreti i Izraelit. Shprehje të tilla po të shqiptoheshin do ta çonin Natanaelin deri në vdekje, sepse skribët dhe anëtarët e Këshillit Judaik mohonin që Perëndia do të kishte një Bir. Pohime të tilla konsideroheshin blasfemi. Ndërsa pretendimi i një njeriu për të qenë Mbret i Izraelit do ta vinte në rrezik përndjekjeje nga Herodi, si dhe arrestim nga autoritetet romake. Kështu ky besimtar i sinqertë tregoi se kishte rrokur rëndësinë e premtimeve të shpallura profetëve. Ai druante Perëndinë më shumë se njeriun dhe e nderoi Atë duke i caktuar titullin e Atit, çfarëdo që mund t’i kushtonte.

Asnjë nga dishepujt e mëparshëm nuk i kishte vënë Krishtit emra të tillë siç i kishte caktuar Natanaeli. Çuditërisht, Krishti nuk hodhi poshtë asnjë nga këto tituj, por e ndërgjegjësoi duke i treguar qiejt e hapur. Gjatë gjithë kohës Krishti ishte i rrethuar nga engjëj të padukshëm, duke u ngjitur në qiell, duke paraqitur mrekullitë e tij tek Ati dhe duke u kthyer te Biri, me duar të mbushura me bekime. Kështu vizioni i Jakobit u përmbush, sepse te Jezusi gjendet plotësia e bekimit. Siç shkroi Pali, "I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili na ka bekuar me çdo bekim shpirtëror në qiejt." Nga lindja e Krishtit dhe pagëzimi i tij qielli ka mbetur i hapur. Para kësaj, qielli ishte i mbyllur për shkak të zemërimit të Perëndisë, me engjëjt që rrinin roje para portave të tij me shpata të zhveshura. Porta që të çon te Perëndia është hapur tani në Krishtin.

Këtu për herë të parë Gjoni përdor frazën tipike të Krishtit, "Në të vërtetë, në të vërtetë, unë po ju them ..." Realiteti i kësaj epoke hiri ishte aq i lartë sa ishte përtej zotërimit njerëzor, dhe megjithatë njeriu ka nevojë për të, si bazën hyjnore të besimit tonë të ri. Sepse sa herë që Jezusi e përsërit këtë frazë, ne duhet të ndalemi dhe të meditojmë mbi qëllimin e tij, pasi ajo që pason frazën është një zbulesë shpirtërore që ia tejkalon mendjeve tona.

Pas kësaj shpalljeje, Krishti korrigjoi dëshminë e Natanaelit, si një masë paraprake kundër persekutimit të drejtuar ndaj tij dhe kishës së porsalindur. Jezusi nuk tha, unë jam Mbreti i premtuar, Biri i Perëndisë, por e quajti veten 'Biri i njeriut'. Ky titull ishte ai që Jezusi përdori përgjithësisht për veten e tij. Mishërimi i tij ishte shkatërrimi i tij unik; ai u bë si ne - kjo është një mrekulli e madhe, Biri i Perëndisë bëhet njeri, të vdesë si Qengji i Perëndisë për ne.

Në të njëjtën kohë, ky titull 'Biri i Njeriut' tregon një mister të përmendur në Librin e Danielit. Perëndia i besoi 'Birit të Njeriut' gjykimin. Natanaeli e kuptoi se Jezusi nuk ishte thjesht një Mbret dhe Bir, por edhe Gjykatësi i botëve - Hyjnor në formë njerëzore. Kështu Jezusi e çoi besimtarin e zymtë në shkallët më të larta të besimit. Një besim i tillë nuk ishte i lehtë, pasi Jezusi ishte një i ri bashkatdhetar i tyre. Por me anë të besimit dishepujt panë lavdinë e fshehur në të - dhe qiejt që hapeshin lart.

LUTJE: Ne të adhurojmë ty, Bir i Perëndisë dhe Gjyqtari universal. Ne nuk meritojmë gjë tjetër veç zemërimit, por kërkojmë falje me hirin tënd dhe mëshirë për miqtë tanë. Derdh bekimet e tua mbi të gjithë ata që kërkojnë Perëndinë, që të mund të të shohin, të të njohin dhe të të duan, të kenë besim tek ty dhe të rriten në njohuri dhe shpresë.

PYETJA:

  1. Çfarë lidhje ka midis titujve - 'Biri i Perëndisë' dhe 'Biri i Njeriut'?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 03, 2022, at 06:44 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)