Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 017 (The first six disciples)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA I - SHKËLQIMI I DRITËS HYJNORE (Gjoni 1:1 - 4:54)
B - KRISHTI I ÇOI DISHEPUJT NGA SFERA E PENDIMIT NË GËZIMIN E DASMËS (Gjoni 1:19 - 2:12)

3. Gjashtë dishepujt e parë (Gjoni 1:35-51)


GJONI 1:40-42
40 Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jesuzin. 41 Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin dhe i tha: “E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë ”Krishti”. 42 dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha: "Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë “gur”.

Andrea, vëllai i Pjetrit, ishte një peshkatar nga Beit Saida në brigjet e liqenit të Tiberiadës. Ai kishte ardhur te Pagëzori për pendim nga mëkati dhe për të pritur ardhjen e Mesisë. Andrea pranoi dëshminë e Pagëzorit dhe ndoqi Jezusin. Zemra e tij u mbush me gëzim; ai nuk ishte në gjendje ta mbante për vete zbulimin e tij, por kërkoi më parë vëllanë e tij dhe jo të huajt. Kështu Andrea, vëllai i madh, kur gjeti vëllanë e tij energjik, i dha lajmin e mirë duke thënë: "Kemi gjetur Krishtin dhe Shpëtimtarin e premtuar, Zotin, Qengjin e Perëndisë". Pjetri mund të ketë pasur dyshimet e tij. Por Andrea e bindi atë. Më në fund, Pjetri e shoqëroi dhe shkoi te Jezusi ende disi i shqetësuar.

Kur Pjetri hyri në shtëpi, Ai e thirri me emër. Jezusi hetoi në mendimet e tij, pasi i dha një mbiemër të ri - "Shkëmbi". Jezusi dinte gjithçka për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Pjetrit, i cili ishte i prirur ndaj pamaturisë. Jezusi njeh zemrat që janë të hapura ndaj tij. Pjetri e kuptoi dhe iu dorëzua menjëherë shikimit të Jezusit. Jezusi filloi me durim ta shndërronte peshkatarin e vrullshëm në shkëmb të fortë. Ai u bë në Krishtin një themel për Kishën. Kështu, në njëfarë kuptimi, Andrea u bë dishepulli pionier.

Edhe një dishepull tjetër luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vëllait të tij të gjakut. Gjoni e çoi Jakobin, vëllanë e tij, te Jezusi, megjithëse ai i fsheh të dy emrat në ungjillin e tij, një shenjë modestie. Në fakt, Andrea dhe Gjoni ishin dy dishepujt e parë në sekuencën kohore.

Bukuria e këtyre vargjeve hyrëse është në analogji me lindjen e diellit - agimi i një epoke të re. Këta besimtarë nuk ishin egoistë, por i çuan vëllezërit e tyre te Krishti. Në këtë fazë, ata nuk po shkonin në autostrada dhe rrugë anësore për të ungjillizuar, por u përqendruan te të afërmit e tyre dhe i çuan te Krishti. Ata nuk ndoqën skeptikët apo politikanët, por kërkonin ata që ishin të uritur për Zotin, zemërthyer dhe të penduar.

Kështu ne mësojmë se si ta përçojmë lajmin e mirë të hirit, jo me zell të tepruar, por me gëzim që buron nga kontakti me Jezusin. Këta dishepuj të hershëm nuk themeluan shkolla teologjike, as nuk shkruan biografitë e tyre, por dëshmuan gojë më gojë përvojën e tyre. Ai e kishte parë Jezusin dhe e kishte dëgjuar, ia preku dorën dhe i besoi. Kjo shoqëri intime ishte burimi i autoritetit të tyre. A e ke takuar Jezusin në ungjillin e tij? A i ke udhëhequr miqtë e tu me durim dhe bindje?

LUTJE: Zot Jezus, të falënderojmë për gëzimin në zemrat tona. Na lëviz me ëmbëlsinë e miqësisë tënde, për t'i udhëhequr të tjerët tek ty. Na jep shtysën për të ungjillizuar me dashuri. Na fal frikën dhe ndrojtjen, që të dëshmojmë me guxim në emrin tënd.

PYETJA:

  1. Si e përhapën dishepujt e parë emrin e Jezusit?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 03, 2022, at 06:40 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)