Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 120 (Jesus appears to the disciples)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 4 - DRITA MPOSHT ERRËSIRËN (Gjoni 18:1 – 21:25)
B - RINGJALLJA DHE SHFAQJA E KRISHTIT (Gjoni 20:1 - 21:25)

2. Jezusi u shfaqet dishepujve në dhomën e sipërme (Gjoni 20:19-23)


GJONI 20:20
20 Pasi tha këtë, u tregoi atyre duart dhe brinjën e tij. Atëherë dishepujt u gëzuan kur panë Zotin.

Ringjallja e Krishtit është dëshmia se pajtimi me Perëndinë është arritur. Perëndia nuk e la Birin e Tij në varr, as nuk e dëboi për mëkatet tona që ai mbarti. Ai pranoi sakrificën e panjollë, u ngrit fitimtar mbi varrin dhe jetoi në harmoni të përsosur me Atin e tij. Ai, për më tepër, e pranoi kryqin, duke mos bërë tjetër veç vullnetit të Atit të tij. Kryqi ishte qëllimi i ardhjes së tij dhe është mjeti për të shpenguar botën. Pra, si mund të thonë disa që Jezusi nuk vdiq në kryq?

Krishti tregoi se ai nuk ishte një fantazmë apo një shpirt i fshehur. Ai u tregoi gjurmët e gozhdëve në pëllëmbët e dorës. Ai tregoi brinjën e tij që ata të shihnin gjurmën e shtizës që e tejshpoi. Ata panë gjurmët e gozhdëve dhe u bindën se ai që ishte me ta nuk ishte një perëndi i çuditshëm, por vetë i kryqëzuari. Qengji i Perëndisë është fituesi. I theruri e mundi vdekjen.

Pak nga pak, dishepujt filluan të kuptonin se Jezusi nuk ishte fantazmë apo hije, por një person i vërtetë i pranishëm me ta. Mënyra e tij e re e të qenurit ishte burimi i gëzimit të tyre. Është për të mirën tonë që ne të besojmë dhe të kuptojmë se Jezusi është Zoti i gjallë, i ringjallur nga të vdekurit. Ne nuk jemi jetimë të braktisur. Vëllai ynë në bashkim me Atin e tij dhe Frymën e Shenjtë sundon universin përgjithmonë.

Gëzimi i dishepujve u rrit si rezultat i fitores së Krishtit mbi vdekjen. Që atëherë, ai u bë një shpresë e gjallë për ne, ne që po humbasim. Varri i hapur nuk është fundi ynë, por jeta e tij është e jona. Siç tha ai që është i denjë për lavdi, "Unë jam Ringjallja dhe Jeta. Ai që beson në mua, edhe sikur të duhet të vdesë, do të jetojë. Dhe ai që jeton dhe beson në mua, nuk do të vdesë kurrë." Kur dishepujt e kuptuan se Jezusi na fal mëkatet, u gëzuan edhe më shumë. Ai na siguron për shlyerjen e mëkateve tona. Pra, ne kemi paqe me Perëndinë përmes plagëve të tij.

A merrni pjesë edhe ju në gëzimin e tyre të Pashkës? A përkulesh para të Ngjallurit, meqë ai është i pranishëm, të jep shpresë dhe të garanton faljen? Jezusi është i gjallë dhe gëzimi është pjesa jonë. Prandaj apostulli Pal i drejtohet Kishës kështu: "Gëzohuni gjithmonë në Zotin dhe përsëri po ju them ngazëllohuni; butësia juaj le të njihet nga të gjithë. Zoti është afër".

LUTJE: Zoti Jezus, ne gëzohemi dhe të falënderojmë, sepse vetëm ti je shpresa jonë dhe i ke dhënë kuptim jetës sonë. Plagët e tua na justifikojnë dhe qenia jote na jep jetë. Le të vijë Mbretëria jote dhe fitorja jote u realizoftë, në mënyrë që shumë të ngrihen nga vdekja në mëkate dhe të jetojnë për të lavdëruar Ringjalljen tënde.

PYETJA:

  1. Pse u gëzuan dishepujt?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 09, 2022, at 08:21 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)