Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 094 (The world hates Christ)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 3 - DRITA SHKËLQEN NË RRETHIN E APOSTUJVE (Gjoni 11:55 - 17:26)
D - LAMTUMIRA NË RRUGËN PËR GJETSEMANI (Gjoni 15:1 - 16:33)

3. Bota e urren Krishtin dhe dishepujt e tij (Gjoni 15:18 – 16:3)


GJONI 15:26-27
26 "Por kur të vijë Ngushëlluesi, që unë do t'ju dërgoj nga Ati, Fryma e së vërtetës që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua; 27dhe ju jeni dëshmitarë, sepse keni qenë me mua që nga fillimi".

Cila ishte përgjigja e Trinisë së Shenjtë ndaj urrejtjes së botës dhe kryqëzimit të tyre të Birit të Perëndisë? Ishte dërgimi i Frymë së Shenjtë. Ardhja e Shpirtit është një mrekulli e ditëve të sotme. Ardhja e tij tregon hyrjen e Perëndisë në botë, sepse ai rrjedh nga Ati dhe është në harmoni me Perëndinë në qenie dhe bindje. Ai dëshiron shpengimin e botës, pjesëmarrjen në krijimin. Fryma gjykon të keqen në botë dhe na shtyn drejt shenjtërisë së Perëndisë, ndërsa ai zbulon çdo ndyrësi. Prania e tij te dishepujt bëhet një nxitje për përulësi dhe vetëmohim, ndërsa bota mbytet në krenari, kokëfortësi dhe mashtrim. Para së gjithash, ai është Shpirti i së vërtetës, që i qorton njerëzit e botës për paudhësitë e tyre.

Në të njëjtën kohë, ai i ngushëllon dishepujt, duke i siguruar se Jezusi është Biri i Perëndisë, i cili plotëson shpëtimin e tyre. Fryma e Ngushëllimit i jep shpirtrave tanë një dëshmi për Jezusin, që ne të shohim në dashurinë e Birit Vetë Atin. Pa Frymën e Shenjtë nuk mund të realizojmë besimin e vërtetë. Me të gjithë besimtarët, ne pranojmë se nuk mund t'i besojmë Jezu Krishtit Zotit tonë me përpjekjet ose aftësitë tona, as nuk mund të vijmë tek ai, përveçse me anë të Frymës së tij, i cili na thirri me anë të Ungjillit dhe na ndriçoi me dhuratat e tij, duke na shenjtëruar me anë të një besimi të vërtetë. Ai i thërret të gjithë të krishterët, duke i mbledhur, ndriçuar dhe shenjtëruar në Krishtin. Ai i ruan ata në besim, në besimin e vetëm të vërtetë. Fryma e Shenjtë krijon efetshmëri në dëshminë tonë. Mos u mbështetni në të kuptuarit ose përvojën tuaj nëse dëshironi t'ua paraqisni Krishtin të tjerëve. Dorëzojani veten plotësisht Frymës së Urtësisë. Dëgjoni fjalët e tij për të mësuar se si ta madhëroni Jezusin. Një dëgjim i tillë me zemërt i zërit të Frymës ndërsa dëshmoni dhe bisedoni, do t'ju bëjë një apostull efektiv të Zotit.

Krishti i thirri njëmbëdhjetë apostujt e tij dëshmitarë për të, një privilegj i veçantë për ta. Këta dishepuj ishin dëshmitarë okularë të thirrjes historike të Jezusit në tokë. Ata do të dëshmonin për atë që kishin parë, dëgjuar dhe prekur. Fjalët e tyre do të vërtetonin justifikimin e pranisë së Perëndisë në tokë. Besimi ynë mbështetet në atë dëshmi. Jezusi nuk shkroi një libër, as nuk shkroi një letër, përkundrazi ai ia dha mesazhin e tij shpëtimtar dëshmisë së Frymës së Shenjtë dhe thënieve të dishepujve të tij që mbështeten në sjelljen e tyre. Fryma e së vërtetës nuk gënjen, por i tregon botës së sëmurë fuqinë e dashurisë së Krishtit me gojën e dishepujve të tij. Vetë Jezusi u tha apostujve të tij: "Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë të vijë mbi ju dhe do të jeni dëshmitarët e mi".

LUTJE: Ne të adhurojmë, o Biri i Perëndisë, i Shenjti, ti je një me Atin dhe Frymën e Shenjtë dhe nuk na ke lënë jetimë, por dërgove Shpirtin tënd të së vërtetës për të dëshmuar. Qofshim të shenjtëruar nga ardhja jote. Na mëso të dëshmojmë që shumë të besojnë.

PYETJA:

  1. Si përballet Perëndia me botën që kryqëzoi Krishtin?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 09, 2022, at 03:07 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)