Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 044 (Jesus offers people the choice)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 2 - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË (Gjoni 5:1 - 11:54)
B - JEZUSI ËSHTË BUKA E JETËS (Gjoni 6:1-71)

4. Jezusi u ofron njerëzve zgjedhjen: “Prano ose Refuzo! (Gjoni 6:22-59)


GJONI 6:41-42
41 Atëherë Judenjtë murmurisnin kundër tij, sepse kishte thënë: "Unë jam buka që zbriti nga qielli". 42 Ata thoshnin: ''A nuk është ky Jezusi, i biri i Jozefit, të cilit ne i njohim babanë dhe nënën? Si pra thotë tani: "Kam zbritur nga qielli"?

Gjon ungjilltari i quajti galileasit hebrenj, edhe pse nuk i përkisnin këtij grupi njerëzish, por meqë refuzuan Frymën e Krishtit, ata nuk ishin më të mirë se judenjtë dhe se ata që banonin në jug.

Skribët dhanë një arsye tjetër që ata të refuzonin Jezusin, sepse mendimi i tyre ligjor dhe besimi në vet-reformimin e tyre bie ndesh me dashurinë e Jezusit. Por galileasit u ndeshën me Jezusin social, pasi ata e njihnin familjen e tij, sepse "babai i tij" (Jozef marangozi) jetonte me ta, një njeri i thjeshtë, i patalentuar në dhuntitë profetike ose të jashtëzakonshme. Dhe nëna e tij Maria nuk kishte asgjë për ta dalluar atë nga gratë e tjera, përveç se kishte ngelur në ato kohë e ve, që konsiderohej si një shenjë e zemërimit hyjnor. Pra, Galileasit nuk besuan se Jezusi ishte buka nga qielli.

GJONI 6:43-46
43 Jezusi, pra, u përgjigj dhe u tha atyre: ''Mos murmurisni midis jush. 44 Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall në ditën e fundit. 45 Është shkruar në profetët: "Dhe të gjithë do të mësohen nga Perëndia". Prandaj kushdo që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati vjen tek unë. 46 Jo se dikush e ka parë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ai ka parë Atin".

Jezusi nuk u përpoq t'ua shpjegonte mrekullinë e lindjes së tij atyre që e refuzuan, ata nuk do ta kishin besuar. As ne nuk jemi në gjendje ta njohim vetë hyjninë e njeriut Jezus, vetëm me ndriçimin e Frymës së Shenjtë. Kushdo që vjen tek Ai me besim, do ta shohë dhe do ta njohë të vërtetën e tij të madhe.

Jezusi i ndaloi turmat që murmuritnin kundër zbulesave hyjnore. Fryma e kokëfortësisë nuk dëgjon asgjë për Mbretërinë e Perëndisë. Por ai që ndjen nevojën për të përjeton dashurinë e Perëndisë.

Perëndia me këtë dashuri i tërheq njerëzit te Jezusi, Shpëtimtari, duke dëshiruar ndriçimin e tyre dhe i mëson ata individualisht, siç lexojmë te Jeremia 31:3. Në Dhjatën e Re nuk është vullneti ose mendja e njeriut që sjell besimin; përkundrazi është Fryma e Shenjtë që na ndriçon dhe krijon në ne jetën hyjnore, që ne të kuptojmë se Perëndia i fuqishëm është me të vërtetë Perëndia dhe Ati ynë. Ai i mëson fëmijët e Tij dhe ruan një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me ta. Ai krijon besim në zemrat tona nëpërmjet tërheqjes së Shpirtit. A e keni ndjerë këtë tërheqje në ndërgjegjen tuaj? A jeni i hapur ndaj nxitjes së dashurisë së Perëndisë?

Fryma e Atit na çon te Jezusi dhe na shtyn drejt tij. Ai na zgjon mallin për të, derisa të shkojmë e të takojmë Jezusin dhe ta duam atë. Ai na pranon ashtu siç jemi dhe nuk na dëbon, duke mbjellë në ne jetën e përjetshme, që të marrim pjesë në fuqinë e ringjalljes, për të hyrë në lavdinë e Atit të tij.

Megjithatë, mbetet një dallim midis Jezusit dhe besimtarit të rilindur. Askush nuk e ka parë Perëndinë, përveç Birit. Ai ishte me Atin që në fillim dhe e ka parë atë. Ati dhe Biri ishin të pandarë. Jezusi ndau me të paqen qiellore dhe të gjitha cilësitë hyjnore.

GJONI 6:47-50
47 "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që beson në mua ka jetë të përjetshme. 48 Unë jam buka e jetës. 49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën. 50 Kjo është buka që zbret nga qielli, që njeriu të hajë prej saj dhe të mos vdesë".

Pasi shpalli unitetin e tij me Atin dhe veprën e Frymës te dëgjuesit e tij, Jezusi përsëri paraqiti të vërtetën e thelbit të tij që ata t'i besonin. Ai shpjegoi shkurtimisht parimin e krishterë: Ai që beson në Jezusin jeton përgjithmonë. Kjo e vërtetë është një siguri që vdekja nuk mund ta shfuqizojë.

Jezusi është si buka nga Perëndia për botën. Ashtu si buka nuk mbaroi kur kaloi nëpër duart e tij në mrekullinë e ushqyerjes të të pesë mijëve, po ashtu Jezusi mjafton për nevojën e botës në çdo kohë, sepse në të banon plotësia e Perëndisë. Prej tij merrni shpresë, gëzim dhe bekime. Me një fjalë, ai i ofron botës jetën e Perëndisë, por bota e refuzoi atë.

Mana që zbriste në shkretëtirë ishte një dhuratë nga Perëndia; ky ushqim zgjati vetëm për një kohë të shkurtër. Të gjithë ata që e hëngrën vdiqën. Kështu shohim në veprat bamirëse, zhvillimet teknike dhe zbulimet shkencore, se ato ndihmojnë për një kohë dhe pjesërisht. Nuk ka shërim për vdekjen në këto mjete apo fitore mbi mëkatin. Por kushdo që pranon Krishtin nuk do të vdesë. Ky ishte qëllimi i Krishtit, ardhja dhe prehja në ju. Ai dëshiron të banojë në ju personalisht, në mënyrë që asnjë frymë tjetër të mos sundojë mbi ju. Ai mund të shuajë të gjitha dëshirat e liga dhe të qetësojë frikën tuaj, si dhe të forcojë dobësitë tuaja. Ai është buka e Perëndisë e caktuar për ju. Hani dhe jetoni, që të mos humbisni si mëkatarët e tjerë.

PYETJA:

  1. Si iu përgjigj Jezusi murmuritjeve të dëgjuesve të tij?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 06, 2022, at 04:06 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)