Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 072 (Apostolic Council at Jerusalem)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)

B - Këshilli Apostolik Në Jeruzalem (Veprat 15:1-35)


VEPRAT 15:1-5
1 Dhe disa njerëz zbritën nga Judeja dhe u mësuan vëllezërve: "Nëse nuk jeni rrethprerë sipas zakonit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni". 2 Prandaj, kur Pali dhe Barnaba patën një mosmarrëveshje dhe grindje jo të vogël me ta, vendosën që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë prej tyre të ngjiteshin në Jeruzalem, te apostujt dhe te pleqtë, për këtë çështje. 3 Ata, pra, të dërguar nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke përshkruar kthimin e johebrenjve; duke u sjellë gëzim të madh të gjithë vëllezërve. 4 Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë; dhe ata treguan të gjitha gjërat që Perëndia kishte bërë me ta. 5 Por disa nga sekti i farisenjve që besuan u ngritën dhe thanë: "Duhet të rrethpriten dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut".

Ndonjëherë djalli shfaqet si i perëndishëm dhe i mëson njerëzit të zbatojnë ligjet, sikur të mund të fitojnë, përveç faljes së Krishtit, një shenjtëri të veçantë, sikur shfajësimi me gjakun dhe hirin e tij, si një themel i jetës sonë me Perëndinë, të mos jenë të mjaftueshme.

Disa të konvertuar farisenj të rreptë zbritën nga Jeruzalemi në Antioki dhe prishën paqen dhe harmoninë e kishës së Antiokisë. Kërkuan t'u jepej e drejta e mësimdhënies nëpër takimet e tyre që të mund t'i çonin besimtarët në plotësinë e shpëtimit. Pretenduan se gjaku i Krishtit nuk ishte i mjaftueshëm për shpengimin e besimtarëve, por duhej të rrethpriteshin sipas ligjit të Moisiut, siç kishte urdhëruar Perëndia, si shenjë e besëlidhjes së tij. Ata thanë se i gjithë ligji ishte dhënë me frymëzim të Perëndisë dhe kushdo që nuk e zbatonte ligjin me saktësi do të dënohej.

Atëherë Pali dhe Barnaba u mbushën me indinjatë të shenjtë. Ky i fundit kishte ardhur tashmë si hetues në Jeruzalem. Të dy apostujt theksuan me plot sinqeritet se banimi i Frymës së Shenjtë tek besimtarët, sipas përvojave të tyre në qytetet e Azisë së Vogël, nuk varet nga mbajtja ose njohja e ligjit, pasi shpëtimi është vetëm një hir dhe jo rezultat i të mbajturit ligjin. Megjithatë, farisenjtë e kthyer në besim të Jeruzalemit kërkuan nënshtrim të pakushtëzuar ndaj zbulesës së Dhjatës së Vjetër, ndërsa Pali e bëri të qartë se Perëndia kishte shpallur një ligj të ri në Krishtin, i cili përfundoi për ne ligjin e vjetër, e mposhti atë dhe na pranoi në epokën e hirit.

Prandaj, në kishë shpërtheu një luftë e dhunshme shpirtërore, për shkak të së cilës besimtarët e rinj u shqetësuan, sepse të dy palët kishin vërtetuar vërtetësinë e tyre të Ligjit. Si rrjedhim, siç kishte ndodhur disa herë në historinë e kishës, anëtarët e kishës kërkuan që të mblidhej një këshill, për të vendosur vullnetin e Perëndisë nëpërmjet apostujve, pleqve dhe atyre që janë të pjekur në besim.

Prandaj, Pali dhe Barnaba shkuan në emër të kishës së Antiokisë në Liban nëpërmjet detit dhe vizituan vëllezërit në qytetet bregdetare. Tani lexojmë, në këtë rast, për herë të parë, se kishat e krishtera ishin themeluar në Liban dhe se shumë individë kishin hyrë në jetën e përjetshme. Këta vëllezër u gëzuan shumë kur dëgjuan se si Perëndia kishte thirrur në besëlidhje me të idhujtarë të huaj, pa rrethprerje dhe pa vepra të ligjit, vetëm si hir dhe dhuratë. Besimtarët ndjenë gëzim të madh, sepse fenikasit ishin njerëz të udhëtimeve dhe zbulimeve. Ata e dinin se feja hebraike, me gjykimet e saj ligjore nuk mund ta kthente botën. E kuptuan menjëherë mendimin e hirit dhe e madhëruan Jezusin për lirinë në Frymën e Shenjtë, që kishte ndriçuar në një brez të ri.

Në rajonin e Samarisë, udhëtarët dëshmuan gjithashtu mrekullitë e veprës së Perëndisë, sepse lajmet për përvojat shpirtërore i inkurajuan besimtarët dhe i udhëzuan që t'i ofrojnë me vendosmëri shpëtimin e Krishtit mbarë botës.

Kur të dy apostujt arritën në Jeruzalem, besimtarët me pjesën tjetër të apostujve dhe pleqtë vrapuan për t'i pritur. Të gjithë e ndjenë rëndësinë e këtij takimi, sepse të ardhurit ishin delegacioni i parë, i cili kishte ardhur nga jashtë Palestinës, duke kërkuar vendime dhe sqarime për çështjet e besimit. Sauli, dikur eksperti ligjor u përul dhe kërkoi në emër të kishës në Antioki konfirmimin e mësimit të tij për hirin. Kësaj radhe e gjithë kisha e Jeruzalemit vuri re ish-armikun, të cilin Zoti e kishte zgjedhur si apostull për shpëtimin e kombeve.

Seancat nuk filluan me analizimin e parimeve doktrinore, por së pari dëgjuesit dëgjuan një raport të përvojave të Barnabës dhe Palit, se si Krishti themeloi me ungjillin e tij shumë kisha në Siri dhe në Azinë e Vogël nëpërmjet shërbesës së tyre. Triumfi i Zotit hyri në mendjet e të gjithë dëgjuesve dhe asnjëri prej tyre nuk mund ta mohonte mrekullinë e derdhjes së Frymës së Shenjtë mbi johebrenjtë. Dëshmia e të nderuarit e të maturit Barnaba, i bëri përshtypje në veçanti të pranishmëve në Jeruzalem, sepse tashmë ishte i njohur dhe i dërguar prej tyre.

Kur delegacioni i Antiokisë mbaroi sugjerimet e tyre, disa nga besimtarët që kishin qenë farisenj të rreptë në të kaluarën u ngritën në këmbë dhe, duke mos vdekur në besimin e tyre te vetja, pavarësisht besimit të tyre në Krishtin, kërkuan nga ata që besonin prej johebrenjve që jo vetëm të rrethpriteshin, por edhe t'i nënshtroheshin tërësisht të gjithë ligjit. Kështu këta farisenj fanatikë nuk e kundërshtuan predikimin e johebrenjve, por u gëzuan për triumfin e Krishtit. Kërkuan me ngulm që të konvertuarit të judaizoheshin, që të mos ngrihej një besëlidhje e re krahas besëlidhjes së Moisiut. Me këtë kërkesë, i vendosën Jezusin, Birin e Perëndisë dhe veprat e tij në të njëjtin nivel me Moisiun, profetin dhe veprat e tij. Me këtë treguan keqkuptimin e tyre për brezin e ri me lirinë e tij nga ligji dhe vazhdimësinë e tij në dashurinë e plotë të Perëndisë.

LUTJE: O Zoti Jezus, hapi sytë tanë që të mund të të shohim dhe të njohim madhështinë e dashurisë sate dhe të mos besojmë në veten tonë, ose të mbahemi fort pas fuqisë sonë të dobët, por të varemi vetëm nga triumfi yt, të lexojmë Biblën e Shenjtë përmes ndriçimit të Frymës së Shenjtë dhe të bëhemi besnik ndaj Testamentit tënd të Ri që është zbuluar në Ungjillin tënd të Shenjtë.

PYETJA:

  1. Pse kisha në Antioki nuk vendosi ta zgjidhte vetë problemin e saj, por u kërkoi apostujve në Jeruzalem të gjenin një zgjidhje përfundimtare për të?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 15, 2023, at 02:30 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)