Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 071 (Return to Antioch in Syria and Presenting an Account of the Ministry)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
A - Udhëtimi I Parë Misionar (Veprat 13:1 - 14:28)

7. Kthimi në Antioki në Siri dhe Prezantimi i Mbresave të Shërbesës vëllezërve atje (Veprat 14:24-28)


VEPRAT 14:24-28
24 Dhe mbasi kaluan nëpër Pisidi, erdhën në Panfili. 25 Mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali. 26 Prej andej lundruan për në Antioki, ku ishin dorëzuar në hirin e Perëndisë për veprën që posa kishin kryer. 27 Kur erdhën dhe mblodhën kishën, treguan gjithçka që Perëndia i tyre kishte bërë me ta dhe se u kishte hapur johebrenjve derën e besimit. 28 Kështu ata qëndruan atje me dishepujt për një kohë të gjatë.

Pali dhe Barnaba u kthyen pas një udhëtimi të gjatë. Ata zbritën në breg të detit dhe predikuan në qytetin e Pergës, në Anadollin jugor. Nuk lexojmë asgjë për themelimin e ndonjë kishe atje, sepse Fryma e Shenjtë nuk i dërgoi apostujt në bregdet, por në male dhe në fushat e brendshme të nxehta. Kështu u larguan me hezitim nga qyteti, hynë në portin e Antiokisë, lundruan në lindje, përsëri në Antioki të Sirisë, në kishën e dashur nga e cila Fryma e Shenjtë i zgjodhi për një punë që ishte e errët në atë kohë. Megjithatë, kur u kthyen nga ky udhëtim i parë misionar, u bë e qartë se cila ishte vepra e Frymës së Shenjtë që synohej nga përjetësia: themelimi i kishave të formuara nga johebrenj dhe të konvertuar hebrenj. Kjo mrekulli, e cila ishte kryer në Antiokinë e Sirisë, vazhdoi më tej, sepse Fryma e Shenjtë gjeti fryte të ngjashme në çdo vend ku ata kishin kaluar.

Kështu, u bë gjithashtu e qartë se dera iu hap gjerësisht johebrenjve. A janë të përgatitur besimtarët të hyjnë nga kjo derë dhe t’u predikojnë popujve? Ata që u thirrën nga johebrenjtë hynë nga kjo derë e hapur për në bashkësinë e Krishtit. Jo vetëm hebrenjtë janë zgjedhur për të bërë besëlidhje me Perëndinë, por të gjithë ata që besojnë në Krishtin përjetojnë se dera e Perëndisë së shenjtë u hapet atyre, sepse gjaku i Krishtit na pastron dhe Fryma e Shenjtë na rilind. Ai që beson do të shpëtohet.

Me gëzim të madh, Pali dhe Barnaba thirrën të gjithë anëtarët e kishës që të mblidheshin së bashku, sepse ishin lutur për ta, ditë e natë, gjatë gjithë udhëtimit të tyre të gjatë që të mund të udhëhiqeshin dhe të ruheshin nga Perëndia. Apostujt treguan me mirënjohje atë që Krishti kishte bërë nëpërmjet shërbimit të tyre të përbashkët. Atëherë të gjithë u gëzuan dhe përlëvduan Perëndinë, Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë. Rrëfimi i udhëtimit të tij misionar ishte një stuhi falënderimi dhe lëvdimi për Zotin Jezus, sepse predikimi, në thelb, ishte falënderim për Golgotën.

Pali dhe Barnaba pushuan në bashkësinë e vëllezërve të pjekur dhe rishtazi përjetuan dhuratat e shumta të pasura që Krishti i kishte dhënë kishës së këtij kryeqyteti. Ata e lartësuan tërësisht hirin hyjnor, që u jepet atyre që besojnë në Krishtin dhe i shërbejnë botës me fuqinë e Frymës së Shenjtë.

LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të madhërojmë sepse i ftove të gjithë njerëzit në mbretërinë tënde. Na u drejtove neve gjithashtu, na konfirmove shpëtimin tënd, na ngjalle nga vdekja në mëkate, na pastrove me gjakun tënd dhe na dërgove t’u predikojmë miqve tanë. Na ndihmo të ecim me përulësi dhe vetkontroll, në gëzimin e Shpirtit tënd, duke iu bindur udhëzimit të tij çdo ditë.

PYETJA:

  1. Cili ishte koncepti i ri, që dy apostujt përjetuan si rezultat i predikimit të tyre gjatë udhëtimit të tyre të parë?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 15, 2023, at 02:25 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)