Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 015 (Edification through the Ministry)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
A - Rritja Dhe Zhvillimi I Kishave Të Hershme Në Jeruzalem (Veprat 1 - 7)

7. Nxitja me anë të Shërbesës së Apostujve (Veprat 2:37-41)


VEPRAT 2:37-38
37 Tani, kur e dëgjuan këtë, u prekën në zemër dhe i thanë Pjetrit dhe apostujve të tjerë: "Vëllezër, çfarë të bëjmë?". 38 Atëherë Pjetri u tha atyre: ''Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve; dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.”

Fryma e Shenjtë nuk mund të banojë te një njeri nëse ai nuk pendohet vërtet dhe nuk e hedh poshtë të kaluarën e tij. Çdo mëkat është një shkelje kundër Perëndisë dhe kundër të vajosurit të tij. Kjo është arsyeja pse Fryma e Shenjtë para se të banojë në ju, thyen mosbindjen në zemrën tuaj, që ju të shenjtëroheni. Ky gjykim i Frymës së Shenjtë është, në të njëjtën kohë bekim i madh, bekimi i bekimeve. Ai që pranon në mënyrë të thyer fyerjen dhe gjykimin e Frymës së Shenjtë nuk hyn në Gjykimin e Fundit, por sot ka kaluar në jetën e përjetshme.

Judenjtë, të cilët vrapuan drejt shtëpisë së dishepujve, pasi dëgjuan furtunën e Frymës së Shenjtë që po vinte, u prekën thellë me ankth dhe u alarmuan nga ato që kishte thënë Pjetri. Ata e panë veten duke qëndruar përpara Perëndisë së gjallë dhe e njohën veten si vrasës të humbur e të pabindur. Ata nuk u përpoqën të justifikoheshin, as nuk kërkuan të vërtetën e fajit të tyre, por murmuritën me frikë: "Çfarë të bëjmë?" Kjo pyetje na tregon dy gjëra:

Së pari, paaftësinë e një njeriu të prekur nga Fryma e Perëndisë, pët të shkuar në rrugë të gabuar duke mos gjetur rrugëdalje apo zgjidhje. Vetëbesimi i tij bëhet i lëkundur, pikërisht siç kishte përjetuar Pjetri kur këndoi gjeli.

Së dyti, një njeri i thyer nuk e njeh kush është Perëndia dhe çfarë bën ai për ne, por mërmërit nga zemra e tij e trazuar: "Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?" megjithë ndjenjën e tij se nuk mund të bëjë asgjë për të shpëtuar veten, sepse veprat tona duken të padobishme dhe të papastra përpara të Shenjtit. Çdo njeri është dinak që nga themelet e tij. Ai dëshiron të bëjë gjithçka vetë dhe nuk e lejon Perëndinë ta shpëtojë. Njeriu natyror kërkon të reformojë veten e tij, të justifikohet dhe të shpengojë personin e tij. Ai dëshiron të nxjerrë fuqinë e tij deri në fund. Egoja e ligë dhe e korruptuar e kap fort veten edhe në momentin e fundit të Gjykimit.

Faleminderit Perëndisë! Pjetri nuk i sugjeroi të penduarve se çfarë duhej të bënin, por kërkoi prej tyre mendim, njohuri të reja dhe besim në Jezusin. Konvertimi nuk përfshin një ndryshim në muskuj, ose në tru, por një ndryshim në qëndrim dhe vullnet që ndodh thellë në mendje. Ai përfshin ndryshimin dhe rinovimin e plotë të mendjes, ndjenjës dhe vullnetit tonë të plotë, jo padashur si shpëlarja e trurit në vendet diktatoriale, por vullnetarisht siç është në Dhjatën e Re, ku të penduarit hapen ndaj fuqisë pastruese të Perëndisë dhe dëgjojnë fjalën e apostujve të Krishtit me mall dhe falënderim.

Pjetri u tha zemërthyerve: «Largohu nga veprat e tua të liga, lëre vetë-shpengimin dhe rrëfeje hapur dështimin në jetën tënde dhe mosbindjen para Perëndisë. Përkushtoje veten në duart e të Shenjtit, atëherë synimet, pritjet dhe planet e tua do të marrin fund dhe vullneti i Perëndisë do të mbizotërojë në ty. Kthimi në besim nënkupton një kthesë të plotë në rrjedhën e jetës sonë nga planet tokësore dhe egoizmi drejt Perëndisë, në mënyrë që ne të pushtohemi nga dashuria e tij.

Është e qartë se ardhja jonë te Perëndia nënkupton gjykimin dhe kthimi ynë te i Shenjti do të thotë dëshpërim. Të penduarit kanë nevojë për mbrojtje para Zotit. Kjo është arsyeja pse Pjetri u sugjeroi dëgjuesve të tij pagëzimin në emër të Jezu Krishtit. Kjo nënkupton një vetëvrasje shpirtërore të njeriut të vjetër, mëkatar dhe hyrje të qëllimshme në hapësirat e Shpenguesit. Ai që pagëzohet në Krishtin është si një njeri i shthurur, i mbytur, i cili rilindet nga hiri hyjnor, i sapokrijuar, i marrë nga hiri i Perëndisë dhe ngrihet në një hir më të madh që është drejtësia e Krishtit për lavdërimin e Perëndisë Atë. Pastrimi nga mëkati në ndërgjegjen tonë më të thellë është fryti i parë i pagëzimit. Ai që bashkohet me Krishtin në besim nëpërmjet pagëzimit dhe merr mbishkrimin e padukshëm të emrit të tij në ballë, bëhet i shenjtë nëpërmjet pajtimit të Birit të Perëndisë.

Rezultati i dytë i pagëzimit të besimit është marrja e Frymës së Shenjtë. Gjon Pagëzori e dinte saktësisht se pagëzimi i tij me ujin e pendimit ishte thjesht një simbol dhe se asgjë nuk ishte e dobishme përveç gatishmërisë sonë për pagëzimin e Krishtit. Ai tha hapur: "Ai që vjen pas meje është më i fuqishëm se unë. Ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr". Kishte ardhur koha në Rrëshajën e parë që ky moment të realizohej në historinë e shpëtimit: që Biri i Perëndisë kishte pagëzuar me Frymën e Shenjtë vrasësit e tij të penduar që besuan në emrin e tij nëpërmjet simbolit të pagëzimit me ujë, sepse ata tashmë ishin thyer plotësisht dhe ishin futur në hapësirat e gjera të besimit. Dashuria e Perëndisë tejkalon çdo kuptim.

A jeni pagëzuar? A e keni marrë Frymën e Shenjtë? Respektimi i jashtëm i pendimit nuk siguron banesën e Frymës së Shenjtë tek ai që pagëzohet, sepse pagëzimi nuk funksionon si një injeksion që i jepet të sëmurit. Fryma e Shenjtë fryn ku të dojë. Pagëzimi pa besim është i kotë. Pra, konfirmoni pagëzimin tuaj duke mbytur egoizmin tuaj në Krishtin, që ai të mund të lartësohet në ju, i dukshëm në dashurinë tuaj dhe ju të jetoni me të përgjithmonë. A i dini tiparet dalluese të atyre që janë pagëzuar me Frymën e Shenjtë? Ato janë dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, drejtësia, besimi, butësia dhe vetkontrolli. A i keni marrë këto dhurata nga Fryma e Shenjtë?

LUTJE: O Atë, ne të falënderojmë sepse e ke derdhur premtimin tënd mbi njerëzit nëpërmjet Birit tënd të dashur. Ne të adhurojmë, të lavdërojmë dhe të kërkojmë që të mbushësh çdo besimtar me Shpirtin tënd. Na mbush me dashurinë dhe të vërtetën tënde që të mos diskutojmë për të vërtetat e Shpirtit tënd të Shenjtë, por të qëndrojmë të patundur në emër të Birit tënd të mëshirshëm.

PYETJA:

  1. Si e marrim Frymën e Shenjtë? Cilat janë kushtet e banimit të tij te besimtarët?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 14, 2023, at 01:09 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)