Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 078 (The Greeks seek Jesus' acquaintance)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 3 - DRITA SHKËLQEN NË RRETHIN E APOSTUJVE (Gjoni 11:55 - 17:26)
A - HYRJA NË JAVËN E SHENJTË (Gjoni 11:55 - 12:50)

3. Grekët kërkojnë të njihen me Jezusin (Gjoni 12:20-26)


GJONI 12:20-24
20 Midis atyre që u ngjitën për të adhuruar në festë ishin edhe disa grekë. 21 Këta, pra, erdhën te Filipi, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë:Zotëri, ne duam të shohim Jezusin. 22 Filipi shkoi dhe i tha Andreas; Andrea shkoi me Filipin dhe i thanë Jezusit. 23 Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Ka ardhur ora që Biri i njeriut të përlëvdohet. 24 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se nëse një kokërr gruri nuk bie në tokë dhe nuk vdes, ajo mbetet vetëm, por nëse vdes, jep shumë fryt!"

Grekët e konvertuar në judaizëm ishin mbledhur në Jeruzalem; kishin ardhur për Pashkë nga bota helenistike. Kur turmat e pritën Jezusin me brohoritje si Mbret, edhe grekët u mahnitën. Kështu ata vendosën ta njihnin më mirë. Dëshira e kombeve u mishërua në këtë kërkesë. Pasi zbuluan se Filipi fliste greqisht, pranoi të fliste me mikun e tij Andrean në emër të tyre. Dy dishepujt iu afruan Jezusit, të prekur thellë sepse panë frytet e para të atyre që do të vinin te Jezusi nga johebrenjtë. Ata mund të kenë ndjerë se të arratiseshin në tokat e grekëve do të ishte një rrugëdalje nga rreziku që i rrethonte mes hebrenjve fanatikë.

Jezusi i kuptoi mendimet e tyre, ashtu siç mblodhi dëshirat e kombeve në kërkesën e bërë nga grekët. Ai dërgoi një thirrje jetike, e cila nuk u kuptua qartë, por është një thirrje fitoreje dhe do të bëhej motoja e ungjillit të Gjonit, "Tani Biri i Njeriut është përlëvduar". Kishte ardhur ora që ai të madhërohej dhe momenti i pritur nga qielli dhe toka po afrohej.

Megjithatë çudia e çudirave; fitoret në luftë, marrja e pushtetit politik nuk ishin shenjat e lavdisë së Jezusit. Gjoni nuk e regjistron shpërfytyrimin në një mal të lartë, sepse ai nuk e konsideron këtë si lavdi thelbësore. Ai përmend, megjithatë, lidhjen e lavdërimit të Krishtit me vdekjen e tij. Atje, në kryq, ne shohim thelbin e hyjnisë së tij, që është dashuria.

Jezusi e quajti veten një kokërr gruri, fara qiellore ra në tokë, për të zbrazur veten dhe për të treguar drejtësi dhe lavdi. Jezusi ishte gjithnjë i lavdishëm. Vdekja e tij na shenjtëron neve, njerëzit e korruptuar, që të jemi të denjë të marrim pjesë në madhështinë e tij. Ardhja e grekëve ngjalli një thirrje ngazëllyese, pasi tregoi se ai thërret njerëz nga të gjitha kombet. Ai do të përtërijë në ta lavdinë e tij origjinale. Ajo lavdi do të depërtojë krijimin vetëm nëpërmjet kryqit.

GJONI 12:25-26
25 "Ai që e do jetën e tij e humb atë dhe ai që urren jetën e tij në këtë botë, do ta ruajë atë për jetën e përjetshme. 26 Nëse dikush më shërben, duhet të më ndjekë; dhe ku jam unë, aty do të jetë edhe shërbëtori im. Nëse dikush më shërben mua, Ati do ta nderojë.

Jezusi na tregon se mënyra e tij e vdekjes dhe e kalimit në lavdi vlen edhe për dishepujt e tij. Ashtu si Biri la lavdinë e tij, e zbrazi veten nga atributet hyjnore për të shpëtuar njerëzimin, po ashtu synimi ynë nuk është të bëhemi të mëdhenj apo të famshëm, por të mohojmë vazhdimisht vetveten. Shqyrtoni veten, a e doni apo e urreni veten? Krishti thotë se nëse e harroni veten dhe i shërbeni Mbretërisë së tij me besnikëri, do të fitoni jetën hyjnore. Ju do ta ruani shpirtin tuaj për jetën e përjetshme. Me këto fjalë Jezusi ju tregon statutin e lavdisë së vërtetë. Mos jetoni për të kënaqur dëshirat tuaja, as mos u bëni përtac apo krenar, por kthehuni te Zoti duke dëgjuar urdhërat e Tij, duke kërkuar të mjerët dhe të çoroditurit për t'u shërbyer atyre, ashtu siç ai e zbrazi veten nga lavdia, për t'u ulur në tryezë me kurorëshkelësit dhe hajdutët. Duke marr pjesë me këta mëkatarë për hir të Ungjillit, lavdia e Perëndisë do të shfaqet në jetën tuaj. Mos imagjinoni se jeni më i mirë se të tjerët. Vetëm Jezusi mund t'ju bëjë transparent me të tjerët, pavarësisht dështimeve tuaja. Ky ndryshim vjen vetëm nga vetëmohimi.

Jezusi e parashtroi qartë këtë parim, kur shpjegoi se shërbimi ynë për të do të thotë ta ndjekim dhe ta imitojmë atë duke marr pjesë në përçmimin që ai shpesh duroi. Rruga nuk është plot shkëlqim me luks dhe mburrje; kjo nuk është ajo që duhet të presin ndjekësit e Krishtit. Ata mund të përjetojnë refuzim, armiqësi, persekutim madje edhe vdekje. A jeni gati të vuani për hir të emrit të tij? Ai premton: "Ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori im". Jezusi ka përshkuar përpara jush rrugën e mundimit, ai vuan me ju. Lavdia e dukshme nuk është tema e shërbëtorëve të Krishtit në këtë udhëtim. Lumturia jonë nuk është të kënaqim vetveten, por është t'i shërbejmë nevojtarëve. Emri i Krishtit përlëvdohet në frymën flijuese të ndjekësve të tij. Emri i Atit përlëvdohet, ndërsa bëhemi si Biri i Tij.

Ashtu si Krishti është ulur sot në fronin e Atit të tij, duke jetuar me të në miqësi dhe bashkim të përsosur, po ashtu edhe të përndjekurit sot për hir të tij do të jetojnë dhe do të bashkohen me Atin e tyre qiellor. I madh është ky mister. Cili mendoni se do të jetë nderi që Ati do t'u ofrojë shërbëtorëve të Birit të Tij të dashur? Ai do të përtërijë imazhin e Tij në ta, si në krijim. Më shumë se kaq, ai do të zbresë mbi ta në plotësinë e Frymës së tij. Ata do të bëhen bij si Biri i Tij, që ai të jetë i parëlinduri midis shumë vëllezërve. Përgjithmonë, ata do të jenë me Atin e tij në qiej (Romakëve 8:29; Zbulesa 21:3-4).

LUTJE: Ne të falënderojmë, Zoti Jezus, sepse nuk u kënaqe duke shijuar lavdinë tënde, por e zhveshe veten nga madhështia jote. Ne të adhurojmë për një përulësi të tillë, duke u lutur që të na çlirosh nga vetëkënaqësia dhe krenaria jonë, në mënyrë që të njohim lirinë që Shpirti yt të jep për të të shërbyer dhe të njohim dashurinë tënde në jetën tonë.

PYETJA:

  1. Pse vdekja e Krishtit konsiderohet si lavdërim i së vërtetës?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 08, 2022, at 06:30 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)