Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Romans - 073 (How those who are Strong in Faith ought to Behave)
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek? -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish? -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 3 - Drejtësia E Perëndisë Shfaqet Në Jetën E Ndjekësve Të Krishtit (Romakëve 12:1 - 15:13)

10. Si duhet të sillen ata që janë të fortë në besim ndaj problemeve të papritura (Romakëve 15:1-5)


ROMAKËVE 15:1-5
1 Ne, pra, që jemi të fortë, duhet të durojmë skrupujt e të dobëtit dhe jo të kënaqim veten. 2 Secili nga ne le t'i pëlqejë të afërmit për të mirën e tij, që të çon në ndërtim. 3 Sepse as Krishti nuk i pëlqeu vetes; por siç është shkruar: "Sharjet e atyre që të shanin ty ranë mbi mua". 4 Sepse të gjitha gjërat që janë shkruar në të kaluarën janë shkruar për mësimin tonë, që ne me anë të durimit dhe të ngushëllimit të Shkrimeve të kemi shpresë. 5 Tani Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë të keni mendime të njëjta me njëri-tjetrin, sipas Krishtit Jezus.

Pali i njihte zakonet në lidhje me ushqimin dhe pijen, të cilat kishin zënë rrënjë prej kohësh. Ai u përball me ata që ishin të fortë dhe të çliruar nga ligji dhe e konsideronte veten si një prej tyre. Por shpejt e kufizoi lirinë e tij, duke thënë se ata që janë të fortë dhe të pjekur duhet të mbajnë dobësitë e të posakthyerve në besim, për sa kohë që ata besojnë në Krishtin. Ne nuk duhet të jetojmë si të duam, por për t'i kënaqur të konvertuarit, të cilët nuk janë të sigurtë për të gjitha gjërat, për të mirën e tyre, për ndërtimin e tyre; sepse ndërtimi i të tjerëve është më i rëndësishëm sesa përmbushja e kenaqësiave dhe dëshirave vetiake.

Ky parim thyen frymën e ngushtë të egoizmit në kishë nga të gjitha anët. Ne nuk e planifikojmë jetën, punët dhe mundësitë tona sipas ëndrrave tona, por i shërbejmë Jezusit dhe atyre që janë të dobët në besim, sepse fokusi i të menduarit tonë nuk është "Unë" (egoja), por Jezusi dhe kisha e tij. Jezusi nuk jetoi për veten e tij, por e zbrazi lavdinë e tij dhe u bë njeri. Ai mbarti akuzat, fyerjet dhe vuajtjet për të shpëtuar botën dhe më në fund vdiq për të gjithë, i përbuzur si kriminel, për të shpëtuar edhe kriminelët dhe për t'i ndërtuar ata.

Jezusi jetoi sipas Biblës së Shenjtë, një jetë me përulësi, butësi dhe durim të jashtëzakonshëm dhe mori nga librat e Testamentit të Vjetër drejtimin dhe fuqinë në shërbesat e tij. Ai që dëshiron të shërbejë në një kishë ose midis atyre që e refuzojnë Krishtin, duhet të jetë i rrënjosur thellë në fjalën e Perëndisë, sepse përndryshe do humbasë fuqinë dhe gëzimin e shërbimit të tij.

Pali i përmblodhi kërkimet e tij të gjata mbi këto çështje duke treguar se Perëndia është Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit (Rom 15:5). Vet Krijuesi ka nevojë për durim të gjatë për të duruar njerëzit egoistë dhe kokëfortë. Ai gjen ngushëllim vetëm te Biri i tij Jezus, tek i cili qëndron kënaqësia e tij. Me këtë tregues, Pali i drejtoi lutjet në Romë në frymën e durimit dhe ngushëllimit që t'i jepte kishës unitetin, i cili nuk vjen nga besimtarët, por vetëm nga Krishti, sepse vetëm në të bashkohen mendimet e kishës. Nuk ka sukses apo bashkim në kishë përveç atij që vjen drejtpërdrejt nga Krishti. Pastaj të gjithë marrin pjesë së bashku në lavdërim dhe mësojnë me siguri se i Plotfuqishmi, Gjykatësi dhe Krijuesi i universit është Ati i Zotit tonë Jezu Krisht.

Ishte vetëm Jezusi që na pajtoi me të Shenjtin me vuajtjet dhe vdekjen e tij dhe na bleu, me ringjalljen e tij nga të vdekurit dhe ngjitjen e tij në qiell, birësimin dhe lindjen e dytë shpirtërore; që ne të mund të kemi të drejtë të gëzohemi dhe të lëvdojmë Atin e Jezu Krishtit si Atin tonë të mëshirshëm. Meqenëse Ai dhe Biri i tij janë një unitet i përsosur shpirtëror, kështu anëtarët e kishës duhet të lidhen me Jezusin në një bashkim të pandashëm.

LUTJE: O At qiellor, ne të madhërojmë sepse Zoti ynë Jezus na zbuloi atësinë tënde, na pajtoi me ty dhe na lidhi me Frymën tënde të Shenjtë në unitetin e Dashurisë Tënde. Kjo dashuri le të realizojë një bashkim të përsosur shpirtëror në kishat tona, pavarësisht nga mendimet e ndryshme midis besimtarëve.

PYETJA:

  1. Cili është kuptimi i vargjeve 5 dhe 6 të kapitullit 15 të Letrës drejtuar Romakëve?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 27, 2024, at 09:24 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)