Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 4. Confess Your Sins to God and Don’t Lie!
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

4. Rrëfeja mëkatet e tua Perëndisë dhe mos gënje!


"Dy njerëz u ngjitën në tempull për t'u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës. Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: 'O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës. Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam'." (Luka 18:10-12)

Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t'i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë:

'O PERËNDI, ji i mëshirshëm ndaj mua MËKATARIT'.
Luka 18:13

Në mënyrë të qartë Jezusi tregoi se burri që nga jashtë dukej fetar në fakt ishte një hipokrit egoist. Lutja e tij nuk u dëgjua. Por hajduti u kthye në shtëpi i shfajësuar dhe me paqe në zemër, për shkak se i kishte rrëfyer hapur mëkatet e tij dhe ishte penduar në zemrën e tij.

Lexues i dashur, ne të këshillojmë t'i zbulosh mëkatet e tua para Zotit. Nëse mendon se nuk ke bërë asnjë mëkat kërkoji Perëndisë së shenjtë me një shpirt të përulur dhe të dorëzuar:

“O Perëndi, të lutem më zbulo çdo padrejtësi dhe të gjithë mëkatet e mia të tjera. Lëre dritën tënde të më zbulojë mizorinë e zemrës time dhe më trego urrejtjen në mendimet e mia. Më bëj të kujtoj fjalët e liga që kam thënë dhe të gjitha veprat e liga që kam bërë. Amen."

Ki guxim t'i kërkosh Perëndisë ta heqë velin e ndërgjegjes tënde. Lëre ta shqyejë maskën që mbulon të fshehtat e shpirtit tënd. Atëherë do të dallosh madhësinë e mëkateve të tua. Nuk ka asnjë qenie njerëzore që nuk mëkaton. Vetëm Perëndia është i pagabueshëm. Kërko njohurinë e gjallë nga Perëndia i mëshirshëm. Kuptoje të vërtetën rreth vetes tënde. Pastaj, Perëndia do të të mësojë dhjetë urdhërimet e tij. Ato janë pasqyra hyjnore për shpirtin tënd mëkatar. Përmes LIGJIT TË PERËNDISË do të mësosh se nuk je më i mirë se ndonjë tjetër.

-- Përmes urdhërimeve të tij Zoti na tregon që nuk e duam atë me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë dhe me gjithë mendjen tonë. Ne kemi shkuar pas parasë, jemi mahnitur me bukurinë tonë, dhe kemi adhuruar gjëra të tjera në vend të Perëndisë.
-- A nuk e ke përdorur emrin e Perëndisë kot shumë herë, qoftë kjo në mënyrë të pavetëdijshme apo të paqëllimshme, apo ke mallkuar me emrin e tij pa e vënë re?
-- A i ke nderuar prindërit e tu me shërbime praktike, me flijime të heshtura të dashurisë dhe durimit të vazhdueshëm, sikurse Perëndia ka kërkuar prej teje?
-- Bota jonë është plot me urrejtje. Secili e refuzon tjetrin. Zemrat janë plot me hakmarrje kundër njerëzve të vështirë. Në brendësinë tonë ruajmë mendime vrastare.
-- Imoraliteti seksual është një mëkat që e njollos shpirtin tonë. Ndërgjegjet e sa shumë njerëzve janë mbytur prej mendimeve, ëndrrave, fjalëve dhe veprimeve të pista? Nëse do të kishim mundësi t'i hidhnim një vështrim të shkurtër mëkatit që kryhet në një natë, thjesht në një prej qyteteve tona, do të tmerroheshim dhe do t'ia mbathnim me vrap të tronditur nga realiteti i kurorëshkeljes dhe paturpësisë.
-- Përveç gjithë kësaj. ne shohim gënjeshtrat dhe mashtrimet mes individëve. Kush mund të besojë një tjetër në kohën e sotme? Tradhëtitë e helmojnë shoqërinë tonë. Ta dini me siguri se Perëndia e urren çdo gënjeshtër, shpifje dhe përçmim. Ai na do dhe dëshiron të jemi të ndershëm dhe të vërtetë. Krishti e tha qartë:
Është e pamundur që të mos ndodhin skandale;
por MJERË ai për faj të të cilit vijnë!
Për të do të ishte më mirë t'i varnin në qafë
një gur mulliri dhe ta hidhnin në det,
se sa të skandalizojë një të vetëm
nga këta të vegjël!
Luka 17:1+2
-- Mëkati gjithashtu krijon në ne një dëshirë për t'u bërë të pasur, krenarë dhe të fortë. Zemrat bëhen të ngurta si gurët nga lakmia dhe xhelozia edhe pse fytyra mund të duket e mirë dhe e devotshme.

Sa shpesh e kemi shpërfillur një person të sëmurë apo të dobët? A je kujdesur ndonjëherë për një refugjat? Sa shpesh jemi neveritur nga ekzistenca e njerëzve të varfër dhe të paarsimuar? Zemra nuk banon në zemër; por përkundrazi ajo është plot me egoizëm dhe arrogancë. Prandaj, Perëndia e frymëzoi apostullin Pal të përshkruante realitetin e shoqërisë tonë:

Nuk ka ASNJERI të drejtë, as edhe një.
Nuk ka ASNJERI që të kuptojë,
ASNJERI që të kërkojë Perëndinë.
TË GJITHË kanë dalë nga udha e tij,
që të gjithë janë bërë të padobishëm,
nuk ka ASNJERI që të bëjë të mirën, as edhe një.
Gryka e tyre është një varr i hapur,
me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime,
ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;
këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
NUK KA FRIKË Perëndie para syve të tyre.
Romakëve 3:10-18

Mik i dashur, a mund të pretendosh ende se je një person i mirë, apo e ke pranuar gjykimin e ndërgjegjes tënde? A e ke parë hendekun e madh dhe të thellë që të ndan nga Perëndia i shenjtë? A e ke kuptuar madhësinë e jashtëzakonshme të mëkateve të tua dhe shëmtinë e shkeljeve të tua?

Nëse tregohesh i ndershëm me veten do t'i rrëfesh gjithçka Perëndisë dhe do t'i përgjërohesh atij nga thellësia e shpirtit tënd:

“Ki mëshirë për mua o Perëndi sepse mëkatet e mia po më ndajnë prej teje. Kundër teje, vetëm kundër teje, kam mëkatuar dhe kam bërë gjithë ligësinë time para syve të tu. Jam fajtor dhe i pafajshëm. Jam një person i lig. Pranoje zemrën time të thyer dhe mos më hidh tej. Më pastro dhe më bëj të plotë. Më mbulo me shpëtimin tënd. Faleminderit Zot që e dëgjon lutjen e zemrës time. Amen"

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:25 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)