Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 5. Salvation for the Whole World Is Completed!
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

5. Shpëtimi për të githë botën është përmbushur!


Disa fe mësojnë që shpëtimi është i bazuar mbi veprat e mira. Të tjera mendojnë se veprat e mira do t'i tejkalojnë veprat e liga. Shumica e këtyre feve vendosin barrë dhe ligje të rënda mbi ndjekësit e tyre të cilat nuk mund t'i mbajë dot askush. Historia dhe realiteti vërtetojnë që zbulesa në Ligj dhe Ungjill paraqet të vërtetën, kur thotë:

Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, Perëndisë!
Mateu 19:17

Kushdo që nuk rrëfen dhe mëson këtë të vërtetë bazë nuk e njeh Perëndinë, dhe nuk ka për ta kuptuar kurrë natyrën e Tij. Perëndia i shenjtë është plot dashuri. Para Tij, edhe veprat dhe virtytet më të mira, bashkë me të gjitha veprat e mira shfaqen të ndotura nga egoizmi. Nëse themi se nuk kemi mëkat e mashtrojmë veten, e vërteta nuk është në ne dhe e bëjmë Perëndinë gënjeshtar.

Mik i dashur, a e kupton se çdo mëkat, pavarësisht sa i vogël, kërkon vdekjen e mëkatarit? Për shkak të mëkatit ne të gjithë jemi të dënuar me vdekje dhe ferr. Asnjë nuk është i drejtë, apo i denjë për të jetuar. Ne të gjithë po tretemi dhe po fishkemi sikurse na thotë Bibla e shenjtë:

PAGA e mëkatit është VDEKJA!
Romakëve 6:23

Por Perëndia i dhembshur dhe i mëshirshëm e ka shtyrë zemrëimin e tij. Ai nuk e shkatërroi menjëherë të pabindurin sipas drejtësisë së tij. Ai u siguroi mëkatarëve fajtorë një mënyrë shpëtimi. Ai u dha një zëvendës dhe i drejtoi në shtegun e flijimeve dhe ofertave. Në kohët e hershme, çdo mëkatar fajtor duhej të vinte tek altari me një kafshë, të vendoste duart mbi kokën e saj, dhe t'ia rrëfente mëkatet e tij Perëndisë. Kjo ishte shenja që mëkatet e tij ishin kaluar mbi kokën e zëvendësit të tij. Pastaj atij i duhej ta vriste kafshën me dorën e vet. Flijimi derdhi gjakun e vet para se të digjej mbi altar. Fjala e Perëndisë thotë:

Pa derdhur GJAK nuk ka NDJESË.
Hebrenjve 9:22

Mëkatari fajtor, teksa shikonte flijimin që digjej mes flakëve të zjarrit mbi altar, duhej të kuptonte që ai vetë duhej të kishte vdekur dhe të hidhej në zjarr, nëse nuk do të kishte një zëvendës, flijimi i therur i cili vdiq në vend të tij. Besëlidhja e vjetër ishte bazuar mbi flijimet me gjak të cilat ofroheshin natë e ditë.

Pa pajtim të vazhdueshëm me Perëndinë, nuk kishte as falje dhe as jetë.

Profetët e Dhjatës së Vjetër e dinin nga Perëndia se të gjitha flijimet ishin thjesht simbole të cilat tregonin drejt një flijimi të fundit dhe të plotë. Kafshët dhe ofertat e tjera nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e madhështisë dhe drejtësisë së Perëndisë. Edhe flijimet njerëzore konsideroheshin të papastra dhe të urryera në sytë e Perëndisë. Edhe personi më i mirë nga të gjithë nuk do të kishte qenë mjaft i mirë të bënte shlyerjen e mëkateve për një njeri tjetër. Nuk kishte shpresë në botë.

Prandaj, Perëndia i plotfuqishëm caktoi një Qengj të pastër dhe të shenjtë nga qielli, i cili ishte në gjendje dhe i denjë që të hiqte tej mëkatin e gjithë botës. Ky qengj u dërgua në tokë për të vdekur për të gjithë mëkatarët dhe për t'u djegur në flakët e zemërimit të Perëndisë. Qengji i shenjtë i Perëndisë është Zoti Jezu Krisht, i cili është mëshirë për gjithë botën dhe hir për ata që e pranojnë.

Ai jetoi një jetë si njeri normal plot me dashurinë e Perëndisë. Ai mori mëkatet tona dhe i çoi ato larg prej nesh. Ai vuajti ndëshkimin tonë në vendin tonë. Zemërimi i Perëndisë u derdh mbi atë që vdiq i mohuar dhe i përbuzur nga njerëzit.

A e ke kuptuar mirësinë e Perëndisë i cili nuk kërkon vepra të pamundura nga ana jote? Ai ka përgatitur një udhë që nga fillimi për të të drejtësuar dhe pastruar me anë të hirit të tij. Ungjilli na thotë se engjëlli i Perëndisë iu shfaq barinjve që po ruanin tufat e tyre natën dhe u tha:

Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj
një GËZIM TË MADH për të gjithë popullin;
sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju
një SHPËTIMTAR, që është KRISHTI, ZOTI.
Luka 2:10-11

Perëndia ka përgatitur një shpëtim të përsosur për ne në Jezu Krishtin. Ne jemi dëshmitarë për ju me falënderim dhe lavdërim për Perëndinë që Krishti i ka larguar mëkatet tona dhe na ka pastruar zemrën. Ai i ka hequr tej shkeljet tona të cilat kishin zënë vend mes nesh dhe Perëndisë së shenjtë. Ne themi bashkë me Gjon Pagëzorin:

Ja, QENGJI I PERËNDISË, që
NGRE mëkatin e botës!
Gjoni 1:29

Ne nuk ka pse të provojmë më gjatë që të punojmë për shpëtimin tonë. Krishti ka ardhur dhe na ka shpëtuar përmes vdekjes së tij dhe ka siguruar për ne një dhuratë falas të shpëtimit të përjetshëm. Ne mund të rrëfejmë bashkë me apostullin Pal:

Të drejtësuar, pra, prej besimit,
kemi PAQE ME PERËNDINË, nëpërmjet
Jezu Krishtit, Zotit tonë.
Romakëve 5:1

A ke ardhur te Qengji i panjollë i Perëndisë i cili hoqi tej edhe mëkatet e tua? Jezu Krishti, Zoti, zuri vendin e popullit të tij. Ai nuk lindi sipas vullnetit të njeriut, por lindi nga Virgjëresha Mari nga Fryma i Shenjtë. Ai është Fjala e mishëruar e Perëndisë dhe plotësia e Frymës së tij në trup njerëzor. Thelbi i Perëndisë u manifestua në trupin e Krishtit.

Shumë refuzojnë të besojnë në këtë të vërtetëtë. Ata refuzojnë bekimin më të madh në qiell dhe mbi tokë. Zemrat e tyre janë ngurtësuar dhe mendjet e tyre janë errësuar. Ata nuk e kuptojnë që vetëm Jezusi lindi nga Fryma e Perëndisë. Ai është i vetmi që kishte autoritetin dhe pushtetin për të hequr tej mëkatet e të gjithë botës. Prandaj:

BESO NË Zotin JEZU KRISHT,
dhe DO TË SHPËTOHESH ti dhe shtëpia jote.
Veprat 16:31

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:34 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)