Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 3. God Is the Measure of Yourself!
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

3. Perëndia është masa e vetes tënde!


Një i ri nga Bahreini na shkruajti këto fjalë: "Nuk e di se kë të besoj. A jam një musliman, një komunist apo një i krishterë? A mund të më ndihmoni dhe të më tregoni personin e duhur për ta ndjekur: Muhamedi, Marksi, Lenini apo Krishti?" Ai e mbylli letrën e tij me fjalët: "Konfuzi"!

Ky djalë i ri, sikurse shumë të tjerë, është duke u mbytur mes rrymave të botës. Fatmirësisht ky djalë i ri nuk ishte zhytur në thellësinë e dëshpërimit të tij, dhe as nuk e kishte humbur shpresën. Ai kërkoi ndihmë dhe dëshironte të dinte se kush ishte personi i duhur për t'u ndjekur. Ai nuk ishte i kënaqur me traditat e thata, frazat pa kuptim apo doktrinat e vdekura. Ai ndjeu që duhet të ketë diçka më tepër. Duhet të ketë një mundësi për të hyrë në kontakt me Perëndinë!

Po, Perëndia i gjallë ekziston. Ai është masa e vërtetë për racën njerëzore, shembulli për ndjekësit e tij. Ai i ngre ata nga ujërat e turbullta të ligësisë dhe mëkatit në shenjtërinë dhe dashurinë e tij. Ai e ka zbuluar në mënyrë të qartë standardin që ai ka caktuar për gjithë njerëzimin:

Jini të SHENJTË, sepse UNË JAM I SHENJTË!
1 Pjetri 1:17

Ju mund të tronditeni dhe të thoni, mos e dhënë Zoti! Si mund ta krahasoj veten time me Perëndinë? Dëgjoni me kujdes se çfarë thotë Bibla. Ky Perëndi i shenjtë nuk ju kërkon të shpëtoni veten. Kjo është e pamundur. Ai dëshiron të të çlirojë nga matjet e gabuara njerëzore dhe nga standardet e botës. Perëndia e ka krijuar njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij. Prandaj, ai dëshiron që ne të ecim në shenjtërinë e tij dhe asgjë më pak se kjo! Ai i tha Abrahamit, mikut të tij,

UNË JAM PERËNDIA i plotfuqishëm;
ec në praninë time dhe qëndro I NDERSHËM!
Zanafilla 17:1

Perëndia i dashur do të të çlirojë nga prangat e mëkateve të tua. Ai është gati të të shpëtojë, të të shenjtërojë dhe të shërojë dobësitë e mendjes dhe shpirtit tënd. Ti duhet të kuptosh se gjithë mirësia jote nuk është e mjaftueshme për standardin e shenjtërisë së Perëndisë. Para tij, asnjë nuk është i mirë, dhe nuk jemi të gjendje ta shpëtojmë veten me anë të fuqisë tonë. Mirësia që Perëndia kërkon prej nesh nuk është gjë tjetër përveçse mirësia dhe shenjtëria e tij. Krishti e shprehu këtë parim duke thënë:

JINI, pra, TË PËRSOSUR,
ashtu siç ËSHTË I PËRSOSUR Ati juaj që është në qiej.
Mateu 5:48

Çdo person që e lexon këtë fjalë nga Ungjilli dhe kupton thellësinë e kuptimit të saj do të dorëzohet i dëshpëruar, sepse ne nuk mund të jemi të përsosur si Perëndia! Megjithatë kjo na tregon kuptimin e vërtetë të mëkatit, që nuk jemi të pastër dhe të mirë ashtu siç është Perëndia. Krishti ia shpjegoi këtë gjë një të riu pasanik duke i thënë:

ASKUSH nuk është i mirë, përveç një të VETMI, domethënë Perëndisë.
Marku 10:18

Mik i dashur, dëgjoje të vërtetën e vjetër: Nëse e dallon dhe e njeh Perëndinë në realitetin e tij, atëherë do të fillosh ta shohësh veten nën dritën e tij. Ka shumë nga ata që mendojnë se janë njerëz të mirë, tëper të edukuar dhe të nderuar. Por ata nuk e kuptojnë që Perëndia i sheh përmes syve të shenjtërisë së tij. Ata nuk përdorin standardin hyjnor për jetën e tyre. Gjithsecili del para Perëndisë si një mëkatar i dënuar. Njohja e vërtetë e Perëndisë na e thyen krenarinë tonë. Asnjë nuk është i mirë përveç Perëndisë, dhe nuk ka njeri që të jetë më i mirë se një tjetër. Kushdo që e mat veten me Perëndinë rrëfen se ai, ashtu si kushdo tjetër, është një mëkatar i lig dhe i ndryë. Askush nuk mund ta kalojë këtë test hyjnor. Apostulli Pal e shpalli këtë të vërtetë bazë në letrën e tij më të njohur duke thënë:

Sepse TË GJITHË kanë mëkatuar
dhe NUK E ARRIJNË lavdinë e Perëndisë.
Romakëve 3:23

A bini dakord me këto fakte? A pretendon ende se je një person i mirë, madje më i mirë se të tjerët? Nëse tregohesh i sinqertë do ta dëgjosh zërin e ndërgjegjes tënde i cili të bind për mëkatet e tua të fshehta. Ju e dini saktësisht ku dhe si keni mëkatuar. Sa më tepër t'i afroheni Perëndisë dhe dritës së tij aq më qartë do ta shihni turpin e errët dhe mëkatet në jetën tuaj. Eja te Zoti tani pa u vonuar, sepse është shkruar:

Në kohë të pranueshme unë të dëgjova
dhe në ditë shpëtimi të ndihmova.
TANI, është DITA e SHPËTIMIT.
2 Korintasve 6:2

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 03, 2021, at 05:43 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)