Previous Lesson -- Next Lesson
2. Kthehu te Perëndia me gjithë zemrën tënde
Shumica e njerëzve jetojnë larg nga Perëndia. Ata hanë, pinë, martohen dhe u bien pas gjërave të pavlera, duke u sjellë sikur të mos kishin ndërgjegje. Ata i ruajnë mëkatet e fshehta në zemrën e tyre duke mos e kuptuar që janë duke shkuar në të tatëpjetën e ferrit. Ndonjëherë ata madje shtiren sikur janë shumë të dhënë pas fesë, por ata janë larg nga Perëndia. Zemrat e tyre janë të ngurta dhe mizore. Fanaticizmi i tyre i çon thellë e më thellë në mëkat sikurse tha edhe Krishti,
Lexues i dashur, ne të nxitim, kthehu te Perëndia i gjallë! Ai nuk të krijoi kot. Ai të do me një dashuri të përjetshme dhe e hedh vështrimin drejt teje. Nëse jeton pa krijuesin tënd, dhe e refuzon atë, je i humbur, po endesh pa një synim. Shpirti yt do të mbetet bosh dhe në dëshpërim, sepse të mungon sekreti i zbulesës hyjnore:
Perëndia i përjetshëm dhe i shenjtë dëshiron të të japë mirësinë e dashurisë së tij dhe të derdhë Frymën e tij në ty që ti të jetosh një jetë që ia vlen të quhet Jetë! Shiko drejt Zotit, sepse ai të afrohet sipas premtimit të tij besnik,
Një djalë i ri i cili jetonte mes adhuruesve të idhujve, lexoi për fetë e Judenjve, të krishterëve dhe të muslimanëve. Ai humbi në ndryshimet e tyre dhe shumë herë pyeti veten: "A është Perëndia Një apo Tre, apo Tre në Një? Cila është udha e duhur? Ku është e vërteta?" Ai u bë konfuz dhe klithi nga thellësia e dëshpërimit të tij, duke u lutur drejt qiellit: "O Perëndi! Nëse ekziston, të lutem ma zbulo veten tënde! Dëshiroj të të njoh ty, të jetoj me ty dhe të jem i sigurt në fuqinë tënde. Nuk mund të jetoj dot më pa ty!"
Perëndia iu përgjigj klithmës së zemrës së tij. Pak kohë më pas djali i ri po kthehej nga zyra në shtëpi dhe gjeti një copë letre të verdhë të hedhur përtokë në të cilën thuhej: "Nëse dëshiron të dish më tepër rreth Perëndisë shkruaji 'Qendrës për të Rinjtë'. Ata do të të dërgojnë shpjegime të Biblës së Shenjtë krejtësisht falas." Ai u shkroi menjëherë dhe shumë shpejt një pako plot me trakte dhe libra arriti në adresën e tij. Ndërsa ai e hapi pakon po derdhte lot gëzimi sepse e kuptoi që Perëndia i gjallë i ishte përgjigjur lutjes së tij. Ai e studioi Biblën me kujdes, dhe shumë shpejt e njohu Perëndinë e vërtetë. Si rezultat i besimit të tij të ri sjellja dhe jeta e tij ndryshuan. Ai eci në shtegun e duhur dhe u bë një shërbëtor besnik i Zotit.
Lexues i dashur, eja te Perëndia i gjallë sepse ai po të pret. Për aq kohë sa qëndron larg tij je i humbur në errësirë. Eja te Krijuesi dhe hidhi tej të gjitha gënjeshtrat e ateistëve. Mos u bëj si ata. Para tre mijë vjetësh profeti David shkroi,
Mos ec në shtegun e ateistëve. Largohu nga gënjeshtrat e tyre. Lëre pas vetminë tënde dhe afroju dritës hyjnore. Zoti yt po të thërret me zërin e tij të dhembshur,
Dëgjoje thirrjen e Perëndisë dhe përgjigju atij. Vendos me gjithë vullnetin tënd që të kthehesh te Zoti. Pyete veten: "A dëshiroj vërtet që të kthehem te Perëndia dhe ta kërkoj Atë me gjithë zemrën time?" Nuk mjafton të kesh një qëllim të mirë; duhet që të kesh edhe një destinacion përfundimtar. Nëse vërtet po kërkon Perëndinë, Ai do të vijë tek ti, do të të shërojë dhe do të të shpëtojë plotësisht.