Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Salvation - 2. Come back to God with all Your Heart
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

2. Kthehu te Perëndia me gjithë zemrën tënde


Shumica e njerëzve jetojnë larg nga Perëndia. Ata hanë, pinë, martohen dhe u bien pas gjërave të pavlera, duke u sjellë sikur të mos kishin ndërgjegje. Ata i ruajnë mëkatet e fshehta në zemrën e tyre duke mos e kuptuar që janë duke shkuar në të tatëpjetën e ferrit. Ndonjëherë ata madje shtiren sikur janë shumë të dhënë pas fesë, por ata janë larg nga Perëndia. Zemrat e tyre janë të ngurta dhe mizore. Fanaticizmi i tyre i çon thellë e më thellë në mëkat sikurse tha edhe Krishti,

Sepse u ngjani varreve të zbardhura,
që nga JASHTË duken të bukur,
ndërsa BRENDA janë plot eshtra të
vdekurisht dhe gjithfarë papastërtish.
Mateu 23:27

Lexues i dashur, ne të nxitim, kthehu te Perëndia i gjallë! Ai nuk të krijoi kot. Ai të do me një dashuri të përjetshme dhe e hedh vështrimin drejt teje. Nëse jeton pa krijuesin tënd, dhe e refuzon atë, je i humbur, po endesh pa një synim. Shpirti yt do të mbetet bosh dhe në dëshpërim, sepse të mungon sekreti i zbulesës hyjnore:

PERËNDIA krijoi NJERIUN sipas shembëlltyrës së vet,
sipas shembëlltyrës së PERËNDISË e krijoi.
Zanafilla 1:27

Perëndia i përjetshëm dhe i shenjtë dëshiron të të japë mirësinë e dashurisë së tij dhe të derdhë Frymën e tij në ty që ti të jetosh një jetë që ia vlen të quhet Jetë! Shiko drejt Zotit, sepse ai të afrohet sipas premtimit të tij besnik,

Do të më kërkoni dhe do të më GJENI,
sepse do të më kërkoni ME GJITHË ZEMRËN TUAJ.
Jeremia 29:13

Një djalë i ri i cili jetonte mes adhuruesve të idhujve, lexoi për fetë e Judenjve, të krishterëve dhe të muslimanëve. Ai humbi në ndryshimet e tyre dhe shumë herë pyeti veten: "A është Perëndia Një apo Tre, apo Tre në Një? Cila është udha e duhur? Ku është e vërteta?" Ai u bë konfuz dhe klithi nga thellësia e dëshpërimit të tij, duke u lutur drejt qiellit: "O Perëndi! Nëse ekziston, të lutem ma zbulo veten tënde! Dëshiroj të të njoh ty, të jetoj me ty dhe të jem i sigurt në fuqinë tënde. Nuk mund të jetoj dot më pa ty!"

Perëndia iu përgjigj klithmës së zemrës së tij. Pak kohë më pas djali i ri po kthehej nga zyra në shtëpi dhe gjeti një copë letre të verdhë të hedhur përtokë në të cilën thuhej: "Nëse dëshiron të dish më tepër rreth Perëndisë shkruaji 'Qendrës për të Rinjtë'. Ata do të të dërgojnë shpjegime të Biblës së Shenjtë krejtësisht falas." Ai u shkroi menjëherë dhe shumë shpejt një pako plot me trakte dhe libra arriti në adresën e tij. Ndërsa ai e hapi pakon po derdhte lot gëzimi sepse e kuptoi që Perëndia i gjallë i ishte përgjigjur lutjes së tij. Ai e studioi Biblën me kujdes, dhe shumë shpejt e njohu Perëndinë e vërtetë. Si rezultat i besimit të tij të ri sjellja dhe jeta e tij ndryshuan. Ai eci në shtegun e duhur dhe u bë një shërbëtor besnik i Zotit.

Lexues i dashur, eja te Perëndia i gjallë sepse ai po të pret. Për aq kohë sa qëndron larg tij je i humbur në errësirë. Eja te Krijuesi dhe hidhi tej të gjitha gënjeshtrat e ateistëve. Mos u bëj si ata. Para tre mijë vjetësh profeti David shkroi,

I PAMENDI ka thënë në zemër të vet: "Nuk ka Perëndi".
Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme;
nuk ka ASNJË që të bëjë të mirën!
Psalmi 14:1

Mos ec në shtegun e ateistëve. Largohu nga gënjeshtrat e tyre. Lëre pas vetminë tënde dhe afroju dritës hyjnore. Zoti yt po të thërret me zërin e tij të dhembshur,

EJANI TEK UNË,
o të gjithë të munduar dhe të rënduar,
dhe UNË DO T'JU ÇLODH!
Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë,
sepse jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra;
dhe DO TË GJENI ÇLODHJE për shpirtrat tuaj.
Sepse zgjedha ime është e butë dhe barra ime është e lehtë.
Mateu 11:28-30

Dëgjoje thirrjen e Perëndisë dhe përgjigju atij. Vendos me gjithë vullnetin tënd që të kthehesh te Zoti. Pyete veten: "A dëshiroj vërtet që të kthehem te Perëndia dhe ta kërkoj Atë me gjithë zemrën time?" Nuk mjafton të kesh një qëllim të mirë; duhet që të kesh edhe një destinacion përfundimtar. Nëse vërtet po kërkon Perëndinë, Ai do të vijë tek ti, do të të shërojë dhe do të të shpëtojë plotësisht.

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 03, 2021, at 05:17 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)