Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 1. What Is the Aim of Your Life?
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

1. Cili është synimi i jetës tënde?


Në kohët e sotme shumë të rinj dëshmojnë rreth përjetimit të tyre frymëror me Perëndinë duke rrëfyer se një ndryshim bazë ka ndodhur në jetën e tyre. Dëshmia e mëposhtme i përmbledh rrëfime të tilla:

“Unë po jetoja pa një synim dhe provova gjithçka që më ofronte kjo jetë. Isha duke kërkuar një shteg mes fesë dhe ateizmit dhe isha i humbur. Mendimet dhe ëndrrat e mia ishin të kontrolluara nga epshi i cili më skllavëroi trupin dhe më paralizoi vullnetin. E përbuza veten. Jeta ime ishte e zhytur në errësirë. U përpoqa ta largohesha nga realiteti duke ndjekur shumë mënyra të dëmshme, por nuk mund të shpëtoja dot nga vetja ime.
Pastaj, prej hirit dhe dhembshurisë së Perëndisë, Krishti i gjallë më takoi dhe ma shëroi shpirtin. Ai ma pastroi zemrën dhe më bëri të qëndroj mbi një themel të fortë.
Që nga ky përjetim kam gjetur kuptim dhe një synim për jetën time. Dëshpërimi, mërzia dhe zhgënjimi janë larguar prej meje. Shpresa dhe siguria kanë ardhur në zemrën time. Kam mësuar të dëgjoj fjalën e Perëndisë dhe t'i përgjigjem Atij në lutjet e mia. Tani e di që mëkatet e mia janë falur, e gjithë jeta ime është ndryshuar dhe shpirti im është rigjallëruar. Fuqia e Perëndisë është duke punuar në dobësinë time. Tani në zemrën time këndoj një këngë të re dhe e lavdëroj Zotin për shpëtimin tim.”

Lexues i dashur, sot ka shumë zëra që dëshmojnë si ky djalë i ri dhe na tregojnë për kontakin e tyre me Krishtin e gjallë. Ata rrëfejnë përjetimin e tyre të shpëtimit të Tij të mrekullueshëm. A dëshiron të dish udhën për në këtë jetë të re? A je i interesuar për t'u bërë një person i lumtur, i ruajtur në dashurinë e Perëndisë? A dëshiron të marrësh një zemër të pastër dhe një qëndrim të mirë para Perëndisë dhe njerëzve? Atëherë, vazhdo të lexosh faqet vijuese dhe medito mbi Fjalën e Perëndisë me një frymë adhurimi. Perëndia të thërret personalisht. Ai është gati të të japë një kuptim të ri për jetën tënde.

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 03, 2021, at 05:10 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)