Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- John - 032 (Healing of the court official's son)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA I - SHKËLQIMI I DRITËS HYJNORE (Gjoni 1:1 - 4:54)
C - VIZITA E PARË E KRISHTIT NË JERUZALEM (Gjoni 2:13 - 4:54) -- ÇFARË ËSHTË ADHURIMI I VËRTETË?

5. Shërimi i djalit të nëpunësit të mbretit (Gjoni 4:43-54)


GJONI 4:43-46a
43 Pas dy ditësh ai u nis që andej në Galile. 44 Sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në atdheun e tij. 45 Kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, pasi kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar në festë. 46A Kështu ai u kthye përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë.

Jezusi dhe dishepujt e tij predikuan në Samari. Me fuqinë e jetës së përjetshme dhe me gëzim ata ungjillizuan. Koha për të arritur kombet nuk kishte ardhur; së pari duhej të mundte shpirtrat e këqij në atdheun e tij. Ai shkoi menjëherë në Galile, pavarësisht nga talljet e nazarenasve dhe rreziqet e dhunës. Miqtë dhe të afërmit e tij nuk besonin ende në hyjninë e tij, pasi ai ishte nga një familje e ulët. Ata vlerësonin pasurinë dhe famën dhe përçmonin varfërinë e Jezusit. Ai nuk ishte në gjendje të vepronte me ndonjë shenjë mes tyre për shkak të këtij mosbesimi.

Reputacioni i Krishtit si shërues u përhap gjerë e gjatë. Lajmi i mrekullive të tij, të kryera në Jeruzalem dhe Galile, e parapriu. Shumë galileas vizitonin Jeruzalemin gjatë Pashkës. Ata dëgjuan dhe panë gjithçka që bëri dhe tha Jezusi, duke predikuar me autoritet të jashtëzakonshëm. Ata e brohoritën kur arriti në fshatrat e Galilesë dhe shpresonin ta shihnin të bënte mrekulli mes tyre, për të përfituar ndonjë dobi prej tij. Jezusi u kthye në shtëpinë e dhëndrit në Kanë, ku lumturia e dasmës ishte bërë motoja e tij si të thuash. Ai donte të përfundonte shërbimin e tij mes atyre që kishin filluar ta shikonin për shkak të mrekullisë së tij të parë të kryer në Kanë.

GJONI 4:46b-54
46b Dhe në Kapernaum ishte një zyrtar,nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë. 47 Kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte djalin e tij, sepse ishte në prag të vdekjes. 48 Atëherë Jezusi i tha: Nëse nuk sheh shenja dhe mrekulli, nuk do të besosh. 49 Nëpunësi i tha: Zot, zbrit para se fëmija të vdesë. 50 Jezusi i tha: Shko, djali yt do të jetojë. Burri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe u largua. 51 Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe i thanë se djali i tij jetonte. 52 Atëherë ai i pyeti se në ç'orë kishte filluar të shërohej dhe ata i thanë: Dje, në orën e shtatë, ethet e lanë. 53 I ati e kuptoi se ishte ora kur Jezusi i tha: Djali yt do të jetojë. Dhe ai vetë dhe gjithë familja e tij besoi. 54 Kjo ishte shenja e dytë që bëri Jezusi kur erdhi nga Judea në Galile.

Një zyrtar i rëndësishëm i oborrit të mbretit erdhi te Jezusi, pasi kishte dëgjuar për të dhe autoritetin e tij. Njerëzit e atij fshati dëgjuan për ardhjen e tij dhe thanë: "Ai po i afrohet Shëruesit për t'ia prezantuar mbretit".

Ky zyrtar kishte një djalë të sëmurë në Kapernaum, në brigjet e liqenit. Babai kishte provuar disa mjekë, duke shpenzuar një pasuri, por nuk gjeti kurë për djalin e tij. Si mjet i fundit ai provoi Jezusin; mund ta ndihmonte apo jo? Babai donte që Jezusi të linte Kanën dhe ta shoqëronte në Kapernaum, duke shpresuar se nga vetë prania e tij djali do të shërohej.

Jezusi nuk bëri bujë për të përshëndetur këtë zyrtar të lartë. I vinte keq që zyrtari tregoi mungesë besimi. Jezusi nuk mund të na ndihmojë nëse nuk besojmë vërtet në personin e tij të pashoq. Shumë luten dhe besojnë duke dyshuar në të njëjtën kohë, duke dëshiruar thjesht ndihmë materiale. Një besimtar i vërtetë në Zotin mbështetet në fjalën e tij pa kushte, duke besuar përpara se ndihma të arrijë.

Zyrtari nuk u mërzit nga qortimi i Jezusit, por u përul duke e quajtur "Zotëri" ose "Zot", kjo sipas greqishtes, duke e konsideruar veten si shërbëtor të Krishtit. Dashuria e tij për të birin si dhe respekti për Jezusin e shtynë përsëri t'i kërkonte Jezusit të vinte në Kapernaum, për t'i falur jetën.

Me këtë, Jezusi dalloi një gatishmëri te zyrtari për të besuar në Zotërinë e tij dhe tha: "Shko, djali yt do të jetojë". Jezusi nuk pranoi të bashkohej me zyrtarin dhe të shkonte në Kapernaum, por vuri në provë dashurinë e babait dhe vendosi besimin e tij. A kishte besim në aftësinë e Jezuit për të shëruar, pavarësisht nga largësia mes tyre dhe djalit të sëmurë?

Gjatë bisedës zyrtari zbuloi karakterin e Jezusit dhe dashurinë e tij. Ai u sigurua se Jezusi nuk do ta gënjente dhe nuk po tallej me të. Tani ai besonte edhe pse nuk mund të dëshmonte me sytë e vet shërimin e djalit të tij. Duke iu bindur Jezusit, ai u kthye në Kapernaum. Largimi i tij i bindur e nderoi Jezusin dhe konfirmoi shërimin. Nëse Jezusi mund të shërojë djalin tim që po vdes, ai është më i madh se të gjithë. Shërimi dëshmon autoritetin dhe origjinën e tij hyjnore. Rruga e kthimit ishte në vetvete një disiplinë në besimin që rritej.

Jezusi i kishte nxitur edhe shërbëtorët e nëpunësit që të nxitonin tek ai dhe t’i shpallnin shërimin e plotë të të birit. Ankthet e tij u zhdukën dhe ai lavdëroi Zotin. I etur për të qenë i sigurtë për orën kur ethet e kishin lënë të birin, atij iu tha se ishte pak pas mesditës, pikërisht në momentin që Jezusi kishte shqiptuar urdhrin dhe premtimin e shërimit.

Ky zyrtar i dëshmoi familjes së tij me mirënjohje për fuqinë e dashurisë së Krishtit.

Kjo ngjarje e mrekullueshme është shenja e dytë që regjistron Gjoni. Ndikimi i Krishtit depërtoi oborrin e mbretit. Njerëzit prisnin me padurim ngjarjet e ardhshme. Të besosh se besimi në Krishtin është adhurimi i pranueshëm për Zotin, i cili e vërteton këtë me shenja dhe vepra të fuqishme.

LUTJE: Zoti Jezus, ne të falënderojmë për ardhjen tënde. Ti e shërove djaloshin që po vdiste në Kapernaum edhe pse larg pranisë tënde trupore. Ti e çove babanë drejt një besimi të fortë tek Ti. Na mëso të besojmë në dashurinë dhe fuqinë tënde. Ne lutemi për shpëtimin e shumë të vdekurve në mëkat dhe shkelje dhe besojmë se Ti u përgjigjesh lutjeve tona.

PYETJA:

  1. Cilat janë fazat e rritjes së besimit, nëpër të cilat ka kaluar zyrtari?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 04, 2022, at 12:44 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)