Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 052 (Beginning of Preaching to the Gentiles)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
B - Zgjerimi I Ungjillit Të Shpëtimit Në Samari Dhe Siri Dhe Fillimi I Konvertimit Të Johebrenjve (Veprat 8 - 12)

9. Fillimi i Predikimit midis Johebrenjve Nëpërmjet Konvertimit të Kornelit, Centurionit (Veprat 10:1 - 11:18)


VEPRAT 10:1-8
1 Në Çezare ishte një njeri i quajtur Kornel, një centurion i kohortës që quhej Regjimenti Italian, 2 një njeri i devotshëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij, që jepte lëmoshë me bujari për popullin dhe i lutej gjithmonë Perëndisë. 3 Rreth orës së nëntë të ditës, ai pa qartë në një vegim një engjëll të Perëndisë që hyri dhe i tha: "Kornel!". 4 Dhe, kur e vuri re, pati frikë dhe tha: "Ç'është, o Zot?". Kështu ai i tha: “Lutjet dhe lëmosha jote janë ngritur në përkujtim përpara Perëndisë. 5 Tani dërgo disa njerëz në Jopë dhe dërgo të kërkojnë Simonin që quhet Pjetër. 6 Ai banon me Simonin, një regjës lëkurësh, shtëpia e të cilit është buzë detit. Ai do t'ju tregojë se çfarë duhet të bëni." 7 Dhe kur engjëlli që i foli u largua, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e shtëpisë së tij dhe një ushtar të devotshëm nga ata që ishin vazhdimisht në shërbimin e tij personal. 8 Mbasi ua shpjegoi të gjitha këto, i dërgoi në Jopë.

Që nga derdhja e Shpirtit të Shenjtë në Rrëshajë deri në kohën gjatë së cilës Pjetri bëri udhëtimin e tij misionar nëpër kisha, anëtarët e kishës përbëheshin nga qytetarë hebrenj, helenistë, samaritanë dhe johebrenj të judaizuar. Të gjithë kishin besuar në Krishtin dhe ishin pagëzuar. Kështu, kishat në atë kohë përmbanin vetëm të krishterë me origjinë hebreje.

Por vet Perëndia kishte hapur një derë për johebrenjtë nëpërmjet konvertimit të Kornelit. Bashkimi i këtij njeriu me kishën ishte një mrekulli dhe një gur pengese për të konvertuarit hebrenj, të cilët mendonin se Fryma e Shenjtë u ishte premtuar vetëm hebrenjve që besuan në Krishtin.

Luka e prezantoi në mënyrë të detajuar raportin për kthimin në besim të Kornelit, johebrenjve, për të sqaruar se vetë Perëndia e kishte konfirmuar përfundimisht dhe me vendosmëri nëpërmjet apostujve më të përparuar se johebrenjtë e perëndishëm dhe të devotshëm janë zgjedhur gjithashtu për jetën e përjetshme. Nuk ishte Pjetri që e kërkoi apo dëshiroi këtë mënyrë, por vetë Krishti ndërhyri në rrjedhën e jetës së tij, siç kishte ndërhyrë në jetën e Stefanit dhe Saulit, për të vendosur kryqëzimin vendimtar në predikimin e botës.

Dihet se kur një engjëll i shfaqet një besimtari në Dhjatën e Re, kjo do të thotë se Zoti ka filluar të zbatojë një plan që tejkalon çdo kuptim. Në mënyrë që besimi i besimtarëve të mos tronditej, Zoti dërgoi engjëllin e tij që të pesë shqisat e njeriut të mund të kuptojnë se Zoti po kryen tani një mrekulli unike dhe po hap një rrugë të re për në mbretërinë e tij. Besimi i Kornelit ka një kuptim thelbësor për të gjithë popujt. Po të mos ishte pagëzimi i këtij idhujtari johebre, ungjilli nuk do të kishte ardhur tek ne. Ai do të kishte mbetur i kufizuar tek hebrenjtë.

Korneli ishte një oficer në ushtrinë romake që komandonte njëqind burra në Çezare, qendra romake e vendosur në bregun e Mesdheut në jug të malit Karmel. Këtij oficeri i bëri përshtypje feja hebraike: besimi në Zotin e vetëm, Dhjetë Urdhërimet dhe rendi i perëndishmërisë, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga jeta shoqërore e perandorisë romake me epshet, lehtësinë, frikën dhe sipërfaqësinë e saj.

Korneli iu drejtua me zemër Perëndisë. Ai e themeloi jetën e tij në përqafimin e parimeve të tij. Perëndishmëria e tij nuk ishte një besim mendor, apo një entuziazëm i ndjeshëm, por ai ia nënshtroi të gjitha mendimet, fjalët dhe veprat e tij shpirtit të besimit të tij. Ai nuk i donte paratë, por sakrifikonte shumë. Ai nuk ushtronte presion, si oficer i madh në forcat pushtuese, mbi njerëzit e varfër, por i ndihmonte personalisht nevojtarët dhe lutej shpesh. Zemra e tij ishte në çdo kohë në biseda të ngushta me Perëndinë.

Shpirti i mirë i një njeriu të tillë nuk qëndron i fshehur, por shfaqet dhe vrapon nga shtëpia te miqtë dhe ushtarët e tij. Ata të gjithë morën nga shpirti i tij i butë lutës dhe u përgatitën të takoheshin me Shpirtin thelbësor të Perëndisë. Besimtari i vërtetë nuk është izolacionist, por dashuria e tij e ngrohtë shkrin malet e borës në zemrat e të tjerëve dhe lutjet e tij për të afërmit dhe miqtë i çojnë ata të luten para Zotit. Zoti i madh dhe i shenjtë i tha Kornelit, centurionit romak se çdo lutje e tij është përgjigjur dhe secila nga veprat e tij të mira është llogaritur. Më i Larti nuk i harron veprat e tua. Ai pret zërin e zemrës tënde dhe dhurimet e dorës tënde si fryte të besimit tënd. Ju nuk jeni të justifikuar nga lutjet dhe agjërimi juaj, por nga dashuria e Perëndisë. Bindja është falënderimi juaj për këtë dashuri të madhe.

Engjëlli i tha Kornelit të dërgonte njerëz në Jopë dhe ai i përcaktoi shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, ku qëndronte një burrë me emrin Pjetër, të cilin duhej ta thërriste vet. Oficeri e dinte se çdo komandë kërkonte bindje dhe ekzekutim të menjëhershëm. Ai iu bind urdhrit të Zotit pa u menduar gjatë ose pa u shqetësuar për shfaqjen e engjëllit. Ai nuk kishte frikë nga gjëra të tilla të jashtëzakonshme, sepse dashuria e Perëndisë i kishte prekur zemrën dhe ai besoi në të dhe i besoi Zotit, të cilin e thërriste në lutjet e tij të përditshme, duke e ditur me siguri se ai nuk e udhëzoi të kërkonte një spiun ose një njeri të rrezikshëm, por për një shërbëtor dhe apostull të Zotit.

LUTJE: O Zoti Jezus, ne të falënderojmë që je futur në historinë e kishës sate edhe një herë tjetër, si një udhërrëfyes dhe ke udhëhequr hapat e apostullit tënd. Edhe ne të falënderojmë sepse ti i përgjigjesh të gjitha lutjeve të drejta dhe nuk harron dhurimet falënderuese, qoftë edhe nga duart e atyre që nuk të njohin. Të lutemi tërhiq shumë prej të perëndishmëve në plotësinë e shpëtimit tënd.

PYETJA:

  1. Cila është domethënia e shfaqjes së engjëllit Kornelit oficerit?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 15, 2023, at 04:30 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)