Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 13. Do You Truly Love Our Savior Jesus?
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

13. A e do me të vërtetë Shpëtimtarin tonë Jezus?


Mik i dashur, nëse ke medituar bashkë me ne rreth gjerësisë së shpëtimit të Perëndisë, mund të kuptosh që shpëtimi për gjithë botën tashmë është plotësuar. Çdo person ka të drejtën e plotë për ta përjetuar këtë shpëtim të mrekullueshëm dhe për të jetuar çdo ditë në fuqinë e Frymës së Shenjtë.

Ndoshta ke kuptuar që shpëtimi nuk ishte tema e vetme në këtë broshurë. Çdo temë që ka të bëjë me besimin dhe jetën frymërore mbështetet mbi personalitetin unik të Jezu Krishtit. Ne dëshirojmë ta përlëvdojmë Atë që na ka shpëtuar me të vërtetë. Nuk ka shpëtim pa Jezu Krishtin.

A e ke zbuluar dashurinë dhe madhështinë e Jezusit? A e ke dëgjuar zërin e Tij të dhembshur dhe të butë në Ungjill? A e ke kuptuar durimin dhe pushtetin e tij për të falur mëkatet e botës? Nuk ka asnjë qenie njerëzore që mund ta kuptojë madhështinë e dashurisë së Krishtit e cila është e mbushur me pastërti dhe shenjtëri. Ai e quajti veten Biri i Njeriut, por ai është gjithashtu Biri i Perëndisë. Ai e përuli veten, e la lavdinë e tij dhe u manifestua në mish në mënyrë që të lindte një Njeri pa mëkat. Vetëm Ai ishte i denjë për ta pajtuar botën me Perëndinë. Ai na dha të drejtën e birësimit hyjnor dhe dhuratën e jetës së përjetshme.

Perëndia i gjithëfuqishëm i ka besuar Jezusit të gjallë gjithë autoritetin në qiell dhe mbi tokë, duke e ditur se Biri i Tij zemërbutë dhe i përulur nuk do ta përdorë kurrë pushtetin e tij për të lartësuar veten, por do t'i shpengojë të gjithë ata që duan të shpengohen.

Mik i dashur, nëse ende nuk e ke pranuar Krishtin, ne të ftojmë TANI të vish te Shpëtimtari. Ai po të pret personalisht, më tepër nga sa një atë pret që t'i kthehet biri i tij i humbur.

Nëse je një nga të shpëtuarit duke jetuar në fuqinë e Krishtit falënderoje atë dhe bëhu pjesë e përhapjes së lajmit të mirë të shpëtimit kudo, sepse i gjithë shërbimi i përkushtuar i misionit është falënderimi i të shpëtuarve që i ofrohet Shpëtimtarit të tyre të dashur.

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 07:13 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)