Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 14. Test Yourself
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

14. Provoje veten


A e ke kapur dhe përjetuar kuptimin e plotë të shpëtimit? Studio pyetjet e mëposhtme, përgjigju atyre me kujdes dhe na e dërgo fletën tënde të përgjigjeve. Pastaj ne do të të dërgojmë një libër tjetër i cili mund të të konfirmojë në shpëtimin e mrekullueshëm të Krishtit.

01. Çfarë rrëfejnë të rinjtë e sotëm për shpëtimin?
02. Pse duhet të vijmë te Perëndia?
03. Cili është standardi i duhur për jetën tonë?
04. Pse rrëfimi i mëkateve tona është i nevojshëm?
05. Si e realizoi Perëndia shpëtimin për të gjithë botën?
06. Si do të realizohet shpëtimi i përsosur për ty?
07. Si mund të bëhemi më të sigurt për shpëtimin tonë?
08. Si luten besimtarët e rinj?
09. Si mund të marrim çdo ditë ushqimin frymëror i cili është i domosdoshëm për jetën tonë të re?
10. Cila është tema themelore për të gjithë besimtarët në marrëdhënien e tyre me të tjerët?
11. Pse dashuria për armiqtë është një test bazë i shpëtimit tuaj?
12. Si lidhet kthimi i Krishtit me shpengimin tonë?
13. Si e duam Jezusin? Cilat janë shenjat e dashurisë tonë për të?
14. A ia ke dorëzuar jetën tënde Shpëtimtarit tënd të gjallë? Çfarë ke përjetuar me të?

Mik i dashur, nëse shpjegimet tona nuk u japin përgjigje të plotë të gjitha pyetjeve të tua apo nëse ende nuk je i sigurt për shpëtimin tënd, mos hezito të na shkruash. Ne do të të përgjigjemi me siguri. Dërgoje letrën tënde në adresën e mëposhtme dhe mos harro të na japësh adresën tënde të plotë në mesazhin tënd.

A i ke lexuar vargjet kyçe të Biblës të cilat janë shtypur me shkronja të mëdha në këtë broshurë? Mbaji ato në mendje. Mësoji përmendësh dhe ato do të jenë një thesar në ty për jetën e përjetshme.

Ne po lutemi për ty dhe presim përgjigjen tënde së shpejti:

WATERS OF LIFE
P.O.Box 60 05 13
70305 Stuttgart
GERMANY

Internet: www.waters-of-life.net

E-Mail: info@waters-of-life.net

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 07:17 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)