Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 6. Have You Accepted God's Salvation, which He Prepared for You?
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

6. A e ke pranuar shpëtimin e Perëndisë, të cilin Ai e përgatiti për ty?


Një grua Indiane e pashkolluar e pyetën një herë për besimin e saj në Krishtin. Ajo u përgjigj, gjaku i Tij e pastroi zemrën time nga të gjitha mëkatet e mia. Kjo grua analfabete kishte përjetuar sekretin më të brendshëm të shpëtimit. Kushdo që e takon Krishtin dhe kupton flijimin e tij, shumë shpejt do ta pranojë atë me besim dhe do t'ia dorëzojë Atij jetën e tij të papastër dhe të ligë. Pastaj siguria e shpëtimit do të vijë në zemrën e tij dhe drejtësimi i Perëndisë do të vuloset në mendjen e tij.

Mbaj mend që Krishti nuk ka nevojë të vdesë sërish në mënyrë të veçantë për mëkatet e tua. Ai të ka drejtësuar një herë e përgjithmonë. Beso në këtë fakt. Ji i guximshëm dhe falënderoje të plotfuqishmin që ta ka dhënë falas drejtësimin. Ai të do personalisht, për shkak se flijoi birin e tij të dashur për ty dhe për gjithë botën. Shpëtimi është realizuar. A e pranon me të vërtetë? Atëherë do të fitosh një kuptim të ri për Perëndinë si falësi i mëshirshëm dhe si një oqean dashurie.

A e kupton se si ta pranosh këtë shpëtim në mënyrë praktike? Kjo nuk është gjë e vështirë. Gjunjëzohu në një vend të qetë apo në një dhomë, vetëm ose me një mik që beson dhe lutu nga thellësia e zemrës:

“Perëndi i plotfuqishëm, ti më sheh dhe më njeh. Më vjen turp për gjithçka që kam bërë. Mi fal mëkatet e mia dhe pastroje plotësisht zemrën time. Amen."

Vazhdo të lutesh,

“Faleminderit Perëndia im që nuk më ndëshkove dhe as më vrave ashtu siç e meritoj. Ti ke dërguar Jezu Krishtin, Shpengimtarin që të vdesë për mua dhe për të gjithë. Faleminderit Perëndi, ti je shumë i mirë. Jezu Krishti i ka mbartur të gjitha mëkatet e mia larg meje dhe ka vuajtur ndëshkimin tim. Unë e pranoj atë si Shpëtimtarin tim personal dhe besoj që ai më pajtoi me ty dhe më pastroi zemrën, Tani jam i shpëtuar nga hiri. Faleminderit Perëndi sepse ti më ke pranuar dhe më ke shpëtuar përgjithmonë. Amen.

Mik i dashur, beso në atë për të cilën je lutur sepse Perëndia po të dëgjon. Ji i fortë në besim dhe foli Perëndisë së mëshirshëm siç të të udhëheqë zemra jote. Fol dhe mos rri në heshtje sepse Perëndia është dashuri. Ai e ka realizuar shpëtimin për ty dhe për të gjithë botën shumë kohë më parë. Mbaj mend që ky drejtësim i vulosur me gjakun e Jezu Krishtit është garancia jote më e madhe. Qengji i Perëndisë të jep liri nga mëkati dhe shenjtërim në jetën tënde. Beso në premtimet e Perëndisë dhe do të dëgjosh zërin e Frymës së Shenjtë që të siguron në besimin tënd,

Biri im, bija ime, mëkatet e tua janë FALUR!
Luka 5:20

Në këtë çast paqja e Perëndisë do të mbushë shpirtin tënd. Ti do të bëhesh një person i ri. Është e domosdoshme që ta pranosh shpëtimin tënd me falënderim. Mos e shty për më vonë sepse Krishti të ka shpëtuar. Ti je përgjegjës për këtë privilegj në jetën tënde. Fryma i Shenjtë të paralajmëron:

SOT, në e dëgjofshi zërin e tij, MOS
I NGURTËSONI ZEMRAT TUAJA.
Hebrenjve 3:7+8

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:37 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)