Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 055 (Beginning of Preaching to the Gentiles)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
B - Zgjerimi I Ungjillit Të Shpëtimit Në Samari Dhe Siri Dhe Fillimi I Konvertimit Të Johebrenjve (Veprat 8 - 12)

9. Fillimi i Predikimit midis Johebrenjve Nëpërmjet Konvertimit të Kornelit, Centurionit (Veprat 10:1 - 11:18)


VEPRAT 10:34-43
34 Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: "Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregon anësi. 35 Por në çdo komb ai që ka frikë prej tij dhe bën drejtësi, pranohet prej tij. 36 Fjala që Perëndia u dërgoi bijve të Izraelit, duke predikuar paqen me anë të Jezu Krishtit - Ai është Zoti i të gjithëve - 37 ju e dini se çfarë ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni: 38 sesi Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin Nazareas, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me Të. 39 Dhe ne jemi dëshmitarë të të gjitha gjërave që ai bëri në tokën e Judenjve dhe në Jeruzalem, dhe se si ata e vranë duke e varur në një dru. 40 Perëndia e ringjalli ditën e tretë dhe bëri që ai të dëftohet haptas, 41 jo gjithë popullit, por dëshmitarëve të zgjedhur më parë nga Perëndia, neve që hëngrëm dhe pimë me të, pasi ai u ringjall së vdekuri. 42 Dhe ai na urdhëroi t'i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se është ai që u caktua nga Perëndia të jetë Gjykatësi i të gjallëve dhe i të vdekurve. 43 Për të dëshmojnë të gjithë profetët se, me anë të emrit të tij, kushdo që beson në të do të marrë faljen e mëkateve me anë të emrit të tij.”

Kur Korneli këmbënguli që Pjetri të zbulonte njohurinë e tij për Perëndinë, më i guximshmi ndër apostujt u ndriçua. Ai e kuptoi se fjala e Perëndisë nuk u jepet vetëm hebrenjve, por çdo njeri i drejtë, tradicional dhe i perëndishëm është i denjë të dëgjojë për Perëndinë dhe atë që ai bëri në Krishtin. Kjo zbulesë ishte një hapje e mendjes së Pjetrit dhe besimtarëve që e shoqëronin. Ata vunë re se Krishti tani kishte filluar të thyente barrierën midis tyre dhe johebrenjve. Ata e dinin çuditërisht se Perëndia pranon njerëz nga të gjitha kombet, gjuhët, ngjyrat dhe kulturat, nëse e kërkojnë me zemër të drejtë dhe nëse e stërvitin veten në vepra të mira.

Pastaj Pjetri shpalli qëllimin e besimit të krishterë me plot thjeshtësi dhe i përmblodhi të gjitha kuptimet e tij në një deklaratë dhe një emër. Ai tha: “Jezu Krishti është Zoti i të gjithëve. Ai që pranon këtë ndërmjetës midis Perëndisë dhe njerëzve, fiton paqe në ndërgjegjen e tij. Ky mesazh për pajtimin hyjnor iu dha fillimisht bijve të Dhjatës së Vjetër, të cilët vrapuan nga të gjitha qytetet dhe fshatrat hebreje, Samaria dhe Galilea. Lajmi arriti në Çezare nëpërmjet Filipit, dhjakut që predikonte judenjtë dhe disa nga johebrenjtë. Megjithatë, me ardhjen e Pjetrit në këtë qytet, Krishti hapi ungjillin në mënyrë ceremoniale për të gjithë njerëzit sipas fjalës që iu dha Abrahamit: “Të gjitha familjet e tokës do të bekohen në ty” ishte përmbushur tek ky apostull.”

Pas kësaj, apostulli u tregoi dëgjuesve ngjarjet më të rëndësishme të jetë së Jezusit: si ai zbriti nga një qytet malor i Galilesë në luginën e thellë dhe të nxehtë të Jordanit për të takuar Gjon Pagëzorin, me të cilin u mblodhën shumë nga ata që dëshironin me zjarr Zotin. Atje Zoti hapi qiellin. Ai e vajosi Jezusin me Frymën e Shenjtë publikisht dhe e fuqizoi të shërbente, të shëronte të gjitha sëmundjet, të dëbonte demonët dhe të predikonte ungjillin. Jezusi nuk solli mendime imagjinare, filozofike pa realizim praktik, por praktikoi atë që tha dhe përmbushi vullnetin e Perëndisë siç shpallet në ungjillin e tij. Pjetri dhe të gjithë apostujt e tjerë ishin dëshmitarë të jetës së Jezusit. Ata panë me sytë e tyre se si ai jetonte në harmoni të plotë me Perëndinë që veproi nëpërmjet tij. Kështu autoriteti i Krishtit është i padiskutueshëm.

Por ajo që ndodhi ishte e pabesueshme për mendjen e njeriut. Njerëzit e vranë këtë të Shenjtin e Perëndisë duke e varur në drurin famëkeq që është përgatitur për skllevër të arratisur dhe vrasës të papastër. Por Perëndia vërtetoi pafajësinë e dashurisë së Birit të tij dhe shpalli shenjtërinë e tij kur e ringjalli nga të vdekurit. Dhe Jezusi u shfaq publikisht dhe endej midis të gjallëve. Ai nuk u takua me të gjithë njerëzit e Jeruzalemit, por me ata që ishin zgjedhur përpara Perëndisë për të qenë dëshmitarë të ringjalljes, nga të cilët ishte edhe Pjetri. Jezusi jetoi, hëngri dhe piu me ta pas ringjalljes së tij për t'u provuar atyre se kishte një trup të vërtetë dhe natyror në të cilin ishte rritur.

Gjatë dyzet ditëve midis ringjalljes dhe ngritjes në qiell, Krishti u mësoi atyre misteret e mbretërisë së Atit të tij qiellor. Ai u tha atyre se Perëndia i kishte dhënë të gjithë autoritetin në qiell dhe në tokë. Kështu Jezusi është Gjykatësi i të gjithë njerëzve dhe Zot mbi të gjallët dhe të vdekurit. Edhe Korneli dhe të gjithë ata që ishin mbledhur në shtëpinë e tij ishin të tijtë. Edhe ne gjithashtu.

Megjithatë, është e ndaluar të kesh frikë nga ky i Plotfuqishëm, sepse të gjithë profetët e mirë parathanë se kushdo që beson në emrin e Jezu Krishtit merr faljen e mëkateve dhe nuk hyn në gjykim. Ai që vinte nga Zoti kishte bërë një dalje të sigurtë nga Dita e Gjykimit duke hapur derën e qiellit. Prandaj ne nuk kemi pse të kemi frikë nga mëkatet tona ose të dridhemi nga zemërimi i drejtë i Perëndisë, sepse Biri i Perëndisë na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, na shenjtëroi plotësisht dhe na afroi te Perëndia, Ati qiellor.

Ai që beson në këto fakte justifikohet dhe ai që pranon ungjillin e shpëtimit bëhet i shenjtë. Me këto fjalë, më të guximshmit midis apostujve u ofruan johebrenjve për herë të parë plotësinë e hirit të Jezu Krishtit dhe u hapën atyre të drejtën e shlyerjes së Krishtit. Pjetri i drejtoi dëgjuesit të besonin dhe të pajtoheshin me vullnetin shpengues të Perëndisë.

Pjetri nuk i vërtetoi teologjikisht dhe logjikisht misteret e shpengimit të Krishtit me fjalë të veçanta dhe njohuri të thella, por dëshmoi të vërtetat historike si dëshmitar i Jezusit. Shpëtimi e gjeti rrugën e tij tek dëgjuesit duke përmendur këto ngjarje dhe jo duke i qortuar për mëkatet e tyre ose duke nxjerrë me zor lotët e tyre. Pjetri i udhëzoi që të mos shikonin atë, por shfaqi Jezusin para syve të tyre, sepse vetëm besimi në Jezusin shpëton dhe ai që beson tek ai është i shenjtëruar.

Në këtë takim, ne gjejmë një konfirmim unik historik të kryqëzimit të Jezusit, sepse centurioni romak nuk do ta kishte miratuar kurrë dëshminë e Pjetrit për kryqëzimin e Jezusit, nëse nuk do të kishte ndodhur realisht. Megjithatë kjo e vërtetë ishte e njohur dhe Pjetri e kishte shpjeguar atë si një arsye për shpëtimin tonë.

LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ti je Zoti i të gjithë njerëzve. Ti i bleve ata me gjakun tënd të çmuar dhe more, pas ringjalljes tënde, gjithë autoritetin në qiell dhe në tokë. Na ndihmo të të nënshtrohemi plotësisht dhe t'u sqarojmë të gjithëve pa frikë se ti je i vetmi Zot për lavdinë e Perëndisë Atë.

PYETJA:

  1. Cili është kuptimi i deklaratës: "Jezu Krishti është Zoti i të gjithëve"?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 15, 2023, at 04:36 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)