Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Acts - 116 (Paul Before Agrippa II)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Ukrainian? -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
E - Burgimi I Paulit Në Jerusalem Dhe Në Çezare (Veprat 21:15 - 26:32)

12. Pali para Agripës II dhe shpurës të tij mbretërore (Veprat 25:13 - 26:32)


VEPRAT 25:13-22
13 Dhe pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Berenike erdhën në Çezare për të përshëndetur Festin. 14 Mbasi ishin atje shumë ditë, Festi ia paraqiti mbretit çështjen e Palit, duke thënë: “Feliksi ka lënë një të burgosur, 15 për të cilin krerët e priftërinjve dhe pleqtë e judenjve më njoftuan kur isha në Jeruzalem, duke kërkuar një gjykim kundër tij. 16 Unë iu përgjigja atyre: "Nuk është zakon i romakëve që të dorëzojnë një njeri për vdekje, para se i akuzuari të takohet ballë për ballë me paditësit dhe të ketë mundësi të përgjigjet vetë për akuzën kundër tij". 17 Prandaj, kur u mblodhën bashkë, pa vonesë, të nesërmen u ula në gjykatë dhe urdhërova ta sillnin këtë njeri, 18 Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën asnjë akuzë për gjërat që dyshoja, 19 por kishin disa pyetje kundër tij për fenë e tyre dhe për një farë Jezusi, që kishte vdekur, për të cilin Pali pohoi se ishte gjallë. 20 Dhe, duke qenë se nuk isha i sigurtë për këto pyetje, pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe atje të gjykohej për këto çështje. 21 Por, kur Pali bëri thirrje që të apelohej tek Augusti për gjykim, unë urdhërova që të mbahej deri sa ta dërgoja te Cezari.” 22 Atëherë Agripa i tha Festit: "Edhe unë vetë do të doja ta dëgjoja atë njeri". "Nesër," tha ai, "do ta dëgjoni".

Mbretërit vizitojnë njëri-tjetrin dhe princat i japin njëri-tjetrit dhurata të çmuara. Secili nderon të barabartët e tij që të mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Një njeri i thjeshtë midis të fortëve nuk është veçse një kokërr gruri midis gurëve të mullirit.

Agripa II, djali i mbretit Herod Agripa I (kapitulli 12) ishte një vëlla i Druzilës, gruas së Feliksit, guvernatorit romak që u largua nga Palestina. Agripa II vizitoi Festin, guvernatorin e ri, i shoqëruar nga Berenike, motra e tij e dytë. Ky mbret nuk gëzonte shumë të drejta apo autoritete të rëndësishme, por atij iu besua emërimi i kryepriftit dhe shkarkimi i tij nga detyra. Një privilegj i tillë kishte një rëndësi të madhe në lidhje me rastin e Palit.

Festi, guvernatori aktiv i tregoi mbretit Agripa historinë e çuditshme të Palit, e cila ishte e vështirë për çdo romak. Këshilli më i lartë i Judenjve i kërkoi guvernatorit me këmbëngulje që ta dënonte Palin me vdekje shpejt e shpejt, si garanci për përgatitjen e tij për të bashkëpunuar me qytetarët, por ndjenja e drejtësisë në guvernatorin romak e kundërshtoi këtë këmbëngulje dhe ai kërkoi që të mbahej një gjyq zyrtar në të cilin të paraqiteshin edhe prokurorët edhe të pandehurit. Judenjtë nuk mund të ngrinin asnjë akuzë civile ndaj Palit. Kështu Pali u shfaq vërtet i drejtë dhe i pafajshëm.

Megjithatë, guvernatori i ri e kuptoi shpejt, siç bëri guvernatori i vjetër, se mosmarrëveshja midis të dyja palëve ishte doktrinale, e cila nuk kishte të bënte me vjedhje, rebelim apo vrasje. U kristalizua në mendjen e guvernatorit si pasojë e akuzës dhe mbrojtjes se të gjitha pyetjet përqendroheshin te një person i quajtur Jezusi nga Nazareti, i cili kishte vdekur, por Pali tha se ende jetonte. Sa e habitshme! Festi njeriu tokësor e kuptoi shpejt zemrën e Ungjillit. Ky është rrëfimi ynë dhe thelbi i besimit tonë: se Jezusi u kryqëzua dhe u ringjall prej së vdekurish e është i gjallë përgjithmonë. A është kjo e vërtetë historike edhe besimi yt? A e gjen në vdekjen dhe ringjalljen e atij që u kryqëzua shpëtimin, shpresën dhe forcën tënde? Apo je ende i verbër si guvernatori i arsimuar që njohu thelbin e çështjes, por nuk e njohu vërtet thelbin e Jezusit?

PYETJA:

  1. Pse Festi, guvernatori nuk e njohu kuptimin e vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 20, 2024, at 09:43 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)