Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Albanian - 8. Salvation Inspires You to New Prayers!
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

8. Shpëtimi të frymëzon për lutje të reja!


Të gjithë ata që e kanë pranuar Krishtin si Shpëtimtarin e tyre të dashur dhe besojnë vazhdimisht në të përjetojnë një ndryshim bazë në jetën e tyre. Ky ndryshim i brendshëm mund të dallohet nga një sjellje e mirë. Ata nuk janë më nën zgjedhën e mëkatit por kanë marrë një jetë të re nga Perëndia dhe janë bërë fëmijët e tij. Nuk është e rëndësishme ta ndjeni këtë ndryshim në një mënyrë dramatike sikur të lundronit mbi valët e gëzimit. Mjafton nëse besosh me të vërtetë se Krishti ka marrë kontrollin e gjithë jetës tënde dhe që ai është duke të udhëhequr me besnikëri dhe po të ruan në të gjitha udhët e tua.

Shpëtimi i Krishtit krijon në ty një dëshirë të fortë për lutje, lavdërim dhe falënderim drejtuar Perëndisë i cili u bë Ati yt përmes Krishtit Jezus. Mëkatet e të shkuarës tënde nuk të ndajnë më prej tij. Tani je i pastër për shkak se gjaku i Jezu Krishtit u derdh për ty. Fryma e Perëndisë të drejton të bësh Lutjen e Zotit:

Ati ynë që je në qiej,
u shenjtëroftë emri yt.
Ardhtë mbretëria jote.
U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.
Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.
Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu,
sepse jotja është mbretëria dhe fuqia
dhe lavdia përjetë. Amen.
Mateu 6:9-13

Lutjet e tua nuk do të jenë më përsëritje boshe apo liturgji tradicionale, por një bisedë e drejtpërdrejtë me Perëndinë. Ti mund t'i tregosh atij për problemet, gabimet dhe frikërat e tua dhe ai do të të përgjigjet në Ungjillin e tij të shenjtë. Nuk je më vetëm, sepse Krishti të përfshiu në bashkësi me Perëndinë madhështor. I shenjti nuk është më shumë larg teje, i panjohur dhe frikësues. Ai është Ati yt, i cili kujdeset për ty, të kupton personalisht dhe të mbron në provaninë e tij. Nuk ka ndonjë ndryshim tjetër më të madh të mundshëm që mund të përfytyrosh se sa ky: Perëndia, Krijuesi dhe Gjykatësi i përjetshëm iështë Ati im! Për këtë arsye ji mirënjohës ndaj tij dhe lëre zemrën tënde të mbushet me gëzim dhe adhurim, sepse Perëndia i shenjtë e tregon veten të mëshirshëm ndaj teje, mëkatarit, të fal të gjitha mëkatet dhe të pastron me gjakun e çmuar të Birit të tij. Prandaj, zemra dhe gjuha jote mund të këndojnë bashkë me Psalmin e Davidit:

Beko, shpirti im, ZOTIN, dhe të gjitha ato që
janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
Beko, shpirti im, ZOTIN dhe mos harro asnjë
nga të mirat që ka bërë. Ai FAL të gjitha
paudhësitë e tua dhe SHËRON të gjitha sëmundjet
e tua, SHPENGON jetën tënde nga shkatërrimi
dhe të KURORËZON me mirësi dhe dhembshuri;
ai NGOP me të mira gojën tënde dhe të bën
të ri si shqiponja.
Psalmi 103:1-5

Në favorin e tij, Perëndia ka vendosur një këngë të re në zemrën tënde. Ti po falënderon për shpëtimin e tij madhështor. A ka një melodi të vazhdueshme lavdërimi për Perëndinë në zemrën tënde? A e falënderon atë për dashurinë, durimin, besnikërinë dhe mirësinë e tij të cilat t'u zbuluan në Krishtin? Medito mbi bekimet frymërore që Perëndia t'i ka dhënë në Shpëtimtarin tënd Jezusin. Mos e freno falënderimin sepse pranimi i shpëtimit e ndryshon jetën tënde dhe fjalët e Biblës bëhen reale për ty, sikurse është shkruar:

Prandaj nëse dikush është NË KRISHTIN,
ai është një KRIJESË E RE; gjërat e vjetra
kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.
2 Korintasve 5:17

Ne mund të dëshmojmë bashkë me miliona besimtarë që përderisa zemrat tona u pastruan nga gjaku i Krishtit, Fryma e lutjes është derdhur në to. Ne jemi të sigurt që Ati ynë qiellor i dëgjon të gjitha fjalët e fëmijëve të tij. Ai nuk do të shpërfillë as edhe një fjalë të vetme. Ai gjithmonë u përgjigjet lutjeve tona, nëse jemi në harmoni me vullnetin e tij. Ne kemi një lidhje direkte me Perëndinë. Le ta falënderojmë për këtë privilegj.

Ne lutemi që kjo e vërtetë të mund të të zbulohet, që edhe ti të mund të përjetosh kuptimin më të thellë të shpëtimit, fuqinë e besimit dhe falënderimin e gëzueshëm.

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:48 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)