Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 9. Continuous Reading of the New Testament Confirms Us in Salvation
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

9. Leximi i vazhdueshëm i Dhjatës së Re na konfirmon në shpëtimin tonë


Është e gabuar të mendosh se një besimtar në Krishtin ka imunitet nga tundimet dhe mëkatet. Jo! Por ai është i sigurt në duart e forta dhe mbahet në krahët e Përjetshëm të Perëndisë. Ai merr forcë në kohët e vështira nga fjala e Zotit të tij e cila e qorton dhe formon. Perëndia është me të, dhe më tepër se kaq, Perëndia është në të përmes Frymës së Shenjtë, i cili i jep fitore në kohën e tundimit. Besimtari do të mësojë durimin dhe besimin në Zotin përmes gjithë rrethanave të jetës.

Nëse dëshiron konfirmim të shpëtimit tënd, studio vazhdimisht fjalën e Perëndisë. Tregohu i bindur ndaj udhëzimit të Frymës së Shenjtë i cili do të të udhëheqë në shërbime të ndryshme në komunitetin e besimtarëve. Apostulli Pal rrëfeu:

Në fakt unë nuk kam turp për UNGJILLIN
E KRISHTIT, sepse ai është FUQIA E PERËNDISË për
shpëtimin e cilitdo që beson.
Romakëve 1:16

Ne nuk mund të ekzistojmë pa fjalën e Perëndisë. Bibla është ushqimi ynë frymëror. Në jetën normale nuk hamë vetëm një herë në javë, por nëse është e mundur hamë tri herë në ditë, në mënyrë që të përmbushim punët dhe përgjegjësitë e ditës. Përfytyrojeni veten tuaj sikur të hani vetëm një vakt në javë! Ndoshta nuk do të vdisni menjëherë, por trupi juaj do të bëhet gjithnjë edhe më i dobët, duke qenë mes jetës dhe vdekjes. Nuk do të ishit në gjendje të bënit ndonjë punë por do ta kalonit shumicën e kohës në shtrat. Kështu është edhe me jetën frymërore. Asnjë i krishterë nuk do të jetë në gjendje të rritet në dashuri, besim dhe shpresë, nëse nuk merr ushqimin e tij të përditshëm frymëror me falënderim. Ju duhet të studioni ungjillin me kujdes dhe të mësoni fjalën e Perëndisë me zemrën tuaj. Zoti Jezus zbuloi një të fshehtë duke thënë:

Njeriu nuk do të RROJË vetëm me bukë,
por me çdo FJALË TË PERËNDISË.
Luka 4: 4

Nëse ke një Bibël mos e lër në raft. Mos e lër ta mbulojë pluhuri. Zgjate dorën dhe merr Librin e Shenjtë, hape dhe lëre që ai të jetë tema e studimeve dhe meditimeve të tua. Mëso përmendësh shumë vargje kyçë. Mbushe zemrën tënde me Fjalën e Perëndisë sepse Sundimtari i gjithësisë po të flet në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes fjalës së tij.

Një burri të Perëndisë i duhej të shkonte në spital për një operacion shumë kritik. Pasi u lut për të afërmit dhe për stafin e tij, i bënë anestezinë dhe e operuan me sukses. Ndonjëherë kur efekti i anestezisë dobësohet, njerëzit mund të tregojnë të fshehta nga dimensioni i tyre i pandërgjegjshëm. Edhe ky burrë i Perëndisë foli para se të zgjohej nga gjumi, por ai foli vetëm vargje nga Bibla. Ai ishte i mbushur me Fjalën e Perëndisë. Nga buzët e tij nuk doli asgjë tjetër.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse ju do të ishit në atë gjendje? Çfarë do të kishe folur ti? A është e mbushur pjesa jote e pavetëdijshme plot me Ungjillin? Gjuha jote do të flasë atë që ka zemra jote. Nëse dëshiron të rritesh nga ana frymërore duhet ta lexosh vazhdimisht Biblën tënde. Perëndia të flet në një mënyrë të drejtpërdrejtë përmes Fjalës së Tij.

Nëse dëshiron të udhëhiqesh nga Fryma e Krishtit mos harro rregullin e thjeshtë: Lexoje Biblën dhe lutu rregullisht që ta kuptosh dhe ta zbatosh atë. Të medituarit shpesh mbi Fjalën e Perëndisë nuk është një ligj i mundimshëm, por një mundësi unike. Një djalosh i ri mezi i pret letrat nga e fejuara e tij dhe kur letra i vjen, ai e hap shpekjt dhe e lexon disa herë derisa ta kuptojë plotësisht çdo fjali. Kështu është edhe në kontekstin më të lartë frymëror, që çdokush që e do Krishtin nuk do të kënaqet kurrë thjesht duke lexuar Ungjillin. Ai do ta studiojë, do ta ruajë në mendje, do ta zbatojë, do të jetojë dhe do të vdesë me të. Kushdo që beson në Shpengimtarin tonë nuk mund të jetojë dhe të ketë sukses në jetën e tij pa Ungjillin. Nuk duhet të heqim kurrë dorë nga leximi i Fjalës së Perëndisë, ndryshe jeta jonë frymërore do të dobësohet dhe do të vdesë.

Prandaj, nëse dëshiron të rritesh në Frymë, studio rregullisht Toran dhe Ungjillin. Perëndia të flet personalisht në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes Fjalës së tij.

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:52 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)