Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Salvation - 7. Are You Sure of Your Salvation?
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

7. A je i sigurt për shpëtimin tënd?


Një predikuesi të ri iu kërkua të merrte pjesë në një takim studiuesish fetarë në Indi, por ai refuzoi të meret pjesë ne diskutimet e tyre apologjetike. Ai dinte vetëm parimet bazë të doktrinës së fesë së tij. Pasi e nxitën shumë herë ai më në fund ra dakord. Ai u lut që Fryma e Zotit ta drejtonte. Prandaj shkoi në takim me paqe në zemrën e tij.

Kur arriti në konferencë u mahnit kur pa një grup prej dymijë njerëzish që kishin rrethuar disa studiues dhe sheikë të nderuar të veshur me rroba të gjata dhe të gjithë po e prisnin. Ata e pyetën për opinionin e tij në lidhje me doktrinat, traditat, ligjet dhe liturgjitë. Ai mund t'u përgjigjej vetëm disa prej pyetjeve të tyre. Prandaj ata më në fund e pyetën: "Çfarë mund të na ofrosh për diskutim nga feja jote?" Ai u përgjigj me gëzim: "Perëndia i shenjtë m'i ka falur të gjitha mëkatet e mia përmes vdekjes së Zotit Jezu Krisht. Përmes tij u bëra i drejtë dhe i lirë nga mëkatet e mia. Nuk kam më frikë nga Dita e Gjykimit sepse shpëtimi im është përmbushur." Studiuesit e refuzuan dëshminë e tij dhe klithën. Kjo është e pamundur! Asnjë person nuk mund ta dijë që më përpara se çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit. Askush nuk mund të jetë i sigurt për llogarinë përfundimtare që Perëndia do t'i tregojë. Cilindo që thotë, 'Mëkatet e mia janë falur, ne e konsiderojmë blasfemues! Por predikuesi i ri iu përgjigj atyre me një zë të qartë dhe të prerë: "Ju më keni pyetur për opinionin tim në lidhje me fenë tuaj në çështjet filozofike. Nuk mund t'u përgjigjesha dot shumë prej pyetjeve tuaja dhe ju dhash vetëm disa ide. Por tani e kuptoj ndryshimin mes fesë tuaj dhe fesë time. Rrëfej se ligjet, traditat dhe lutjet tuaja të shumta nuk do t'ju sjellin kurrë paqe në mendjen tuaj. Ju nuk e keni sigurinë e faljes në zemrat tuaja. Por unë jam absolutisht i sigurt dhe mund të them me gëzim që Perëndia i madh më do personalisht. Ai m'i ka falur të gjitha mëkatet përmes Jezu Krishtit. Asnjë njeri dhe as Satani nuk do të jetë në gjendje të ma rrëmbejë këtë hir. Unë jam i pasur në thjeshtësinë time, por ju jeni të varfër në begatinë tuaj të përfytyruar.”

Mik i dashur, a je i sigurt në zemrën tënde që Perëndia të ka shpëtuar? Ai është gati të të japë Frymën e tij të Shenjtë. Ky Frymë i dëshmon frymës tënde se je bërë një nga fëmijët e Perëndisë. Perëndia i përjetshëm të ka pranuar ashtu siç je. Ai të ka pastruar, të ka ringjallur në një jetë të re, të ka shenjtëruar dhe të ka dhënë një paqe të përjetshme. Ky është përjetimi i të gjithë atyre që e kanë pranuar Shpëtimtarin e tyre Jezu Krisht dhe shpëtimin e tij. Ata janë të sigurt për dashurinë e pandryshueshme të Perëndisë. Nëse nuk e ke marrë ende këtë siguri, kërkoji Perëndisë me besim të përulur që Ai të mund të derdhë Frymën e tij të Shenjtë në zemrën tënde, ku ai do të banojë përjetë. Atëherë do të kuptosh fuqinë e shpëtimit tënd dhe të prehesh në hirin dhe dashurinë e Zotit Jezus. Kushdo që e do Krishtin është si një person i verbër, sytë e të cilit sapo janë hapur. Ai e sheh derën e hapur për në praninë e Perëndisë dhe e dallon Krishtin, burimin e jetës së përjetshme. Prej tij ne marrim fuqi për njeriun tonë të brendshëm gjë e cila e ndryshon natyrën tonë të vjetër. Si rezultat i shpëtimit, përmes vdekjes së Krishtit, Fryma i Shenjtë vjen në zemrën tonë dhe e ripërtërin çdo aspekt të karakterit tonë. Beso në Shpëtimtarin tënd Jezu Krisht dhe atëherë do të jesh në gjendje të jetosh një jetë të denjë për t'u quajtur jetë. Jezusi tha:

Unë kam ardhur që të
kenë JETË e ta kenë me bollëk.
Gjoni 10:10

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:40 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)