Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 077 (Strengthening of the Churches of Syria and Anatolia)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
C - Udhëtimi I Dytë Misionar (Veprat 15:36 - 18:22)

2. Forcimi i Kishave të Sirisë dhe Anadollit, dhe zgjedhja e Timoteut për Shërbesën (Veprat 16:1-5)


VEPRAT 16:1-5
1 1 Pastaj arriti në Derbë dhe në Listra. Dhe ja, aty ishte një dishepull, i quajtur Timote, i biri i një gruaje judease që besonte, por babai i tij ishte grek. 2 Për të jepnin dëshmi të mirë vëllezërit që ishin në Listër dhe në Ikon. 3 Pali donte që ai të vazhdonte me të. Kështu e mori dhe e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në atë krahinë, sepse të gjithë e dinin që i ati ishte grek. 4 Dhe, ndërsa kalonin nëpër qytete, u dhanë atyre dekretet që duheshin respektuar, të përcaktuara nga apostujt dhe pleqtë në Jeruzalem. 5 Kështu kishat forcoheshin në besim dhe shtoheshin çdo ditë në numër.

Pali u ngjit nga Tarsi, qyteti marramendës me stadiumet dhe universitetet e tij, në malet e larta e të egra të Taurit. Ai përshkoi distanca të gjata më këmbë nëpër fushat e larta, të nxehta dhe të thata të Anadollit, derisa arriti, pas dhimbjeve të mëdha, në Derbë. Shohim se çfarë malli të papërmbajtshëm kishte ky predikues për kishat e tij që nuk e ruante veten me siguri kundër rreziqeve, për sa kohë që synonte të shihte të dashurit e tij. Sa më tepër ka mall Krishti për ardhjen e tij te ne që të bashkohet me ne përgjithmonë, pasi na ka shpenguar në kryq? Zoti ka dëshirë shumë të madhe për ne dhe do të vijë tek ne së shpejti.

Në Derbë, Pali dhe Sila i forcuan anëtarët dhe u treguan atyre për kishën që lutej në Antioki. Ata i inkurajuan në lirinë e tyre nga ligji, për të cilin kisha mëmë në Jeruzalem kishte rënë dakord. Sila ishte një anëtar i deleguar i asaj kishe dhe për këtë arsye deklarata e tyre u bë zyrtare. Sila, gjithashtu si një profet i Frymës së Shenjtë deklaroi drejtpërdrejt se johebrenjtë janë kthyer në besim pa respektuar ligjin dhe marrin banesën e fuqisë së Frymës së Shenjtë lirisht pa veprat e njeriut, por me besimin në Krisht. Kjo deklaratë ishte aq e madhe, radikale dhe thelbësore, saqë të gjithë dëgjuesit hapën zemrat e tyre ndaj frymës së hirit që rrodhi nga Dhjata e Re.

Kur të dy predikuesit arritën në Listra, panë atje një djalë të ri me emrin Timote, i cili u bë besimtar gjatë udhëtimit të mëparshëm të Palit, kur u vra me gurë në atë qytet. I riu kishte baba grek dhe nënë hebreje dhe shquhej për dashurinë e tij të ngrohtë dhe mençurinë dashamirëse. Ai kishte forcuar, inkurajuar, bashkuar dhe ngritur kishat pa ndonjë autorizim të mëparshëm nga apostujt. Kishte udhëtuar edhe për në Ikon dhe kishte vizituar atje vëllezërit. Kështu ai njihej nga të gjithë të krishterët dhe u pranua si një shërbëtor besnik i Krishtit.

Pali ndjeu në mprehtësinë e Frymës së Shenjtë se ky i ri mund ta ndihmonte dhe e quajti atë bashkëpunëtorin e tij në udhëtimet e tij të gjata e të rrezikshme. Në fakt, asnjë nga ata që shoqëruan apostullin e vuajtur nuk ishte aq besnik sa Timoteu, saqë Pali e quajti atë birin e tij besnik në Zotin, i cili ndërtoi shpirtrat në kishat e reja në Filipi, Korint dhe vende të tjera. Dhe aty ku apostulli nuk mundi të qëndronte gjatë Timoteu e përfundoi veprën e Palit (Filipianëve 2:20; 1 Korintasve 4:17). Ka shumë të ngjarë që pas vdekjes së Palit Timoteu u bë pasardhësi i apostullit në kishën e madhe në Efes. Ai praktikoi atje atë që apostulli i kishte shkruar në letrat e tij dhe këto letra u bënë udhërrëfyesi kryesor për ndërtimin e kishave edhe sot.

Një problem abstrakt doli në pah kur ftoi të riun aktiv Timote që të ishte shoqëruesi i Palit në udhëtim, sepse nëna e tij ishte një hebreje dhe babai i tij grek. Një martesë e tillë konsiderohej e paligjshme sipas ligjit hebre në atë kohë dhe rrjedhimisht i riu konsiderohej i paligjshëm. Pali e rrethpreu Timoteun jo për justifikimin ose shenjtërimin e tij, por si një veprim i arsyeshëm që judenjtë të mos pengoheshin duke e kritikuar. Kështu i riu u judeizua dhe iu dha nënshtetësia e nënës së tij. Ai ishte në gjendje të merrte pjesë me hebrenjtë në jetën e tyre shoqërore dhe në të njëjtën kohë ishte grek duke u shërbyer grekëve nëpërmjet predikimit të tij. Pali e rrethpreu Timoteun jo si një tërheqje në skllavërinë e ligjit, por si një përparim në rrugën e dashurisë. Ai nuk e rrethpreu dishepullin e tij për të fituar johebrenjtë, por judenjtë. Predikimi nuk lidhet me një kallëp të ngurtë, por ecën në hap me lirinë e dashurisë sakrifikuese, e cila ia kushton veten me zemër e shpirt shërbimit.

LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të falënderojmë sepse ti i dhe Timoteut një lindje të dytë, e bëre një bir shpirtëror dhe e mbushe me dhuratat e Frymës tënde të Shenjtë që të mund të ndërtonte kishat e tua dhe të përgatitej për udhëtimin e vështirë misionar. Na ndihmo edhe ne që të të ndjekim, të marrim pjesë në ndërtimin e kishës tënde me besnikëri dhe të fitojmë shpirtra në emrin tënd.

PYETJA:

  1. A ishte e nevojshme rrethprerja e Timoteut apo jo? Pse?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 15, 2023, at 02:50 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)