Waters of Life

Biblical Studies in Multiple Languages

Search in "Albanian":
Home -- Albanian -- Acts - 016 (Edification through the Ministry)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
A - Rritja Dhe Zhvillimi I Kishave Të Hershme Në Jeruzalem (Veprat 1 - 7)

7. Nxitja me anë të Shërbesës së Apostujve (Veprat 2:37-41)


VEPRAT 2:39-41
39 “Sepse premtimi është për ju dhe për fëmijët tuaj dhe për të gjithë ata që janë larg, të gjithë ata që Zoti, Perëndia ynë, do të thërrasë". 40 Dhe me shumë fjalë të tjera ai dëshmoi dhe i nxiti, duke thënë: "Shpëtoni nga ky brez i çoroditur". 41 Atëherë ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim u pagëzuan; dhe atë ditë atyre iu shtuan rreth tre mijë shpirtra.

Kur Pjetri, në emër të Jezusit, u tregoi turmave të shqetësuara dhe të penduara se mund të vinin te Krishti nëpërmjet kthimit të vërtetë dhe pagëzimit me besim si kusht për marrjen e Frymës së Shenjtë, i forcoi ata në këtë njohuri dhe u sqaroi madhështinë e dashurisë së Perëndisë duke iu thënë:

“Fryma e Shenjtë është një dhuratë dhe jo një pagë. Askush nuk është i denjë që Perëndia të vijë tek ai për të banuar në zemrën e tij. Kjo banesë është një privilegj i madh, të cilin Krishti e bleu për ne me gjakun e tij. Nëse Krishti nuk do të kishte vdekur në kryq, asnjë njeri nuk do ta meritonte Frymën e Shenjtë. Ishte Ai që vdiq për të fshirë mëkatet e të gjithë njerëzve. Gjithkush, pa asnjë vështirësi, mund të marrë Frymën e Shenjtë me kusht që të njohë, të pendohet, të rrëfejë dhe të lërë mëkatet e tij me vendosmëri. Fryma e Shenjtë është e shenjtë dhe nuk mund të jetë në përputhje me papastërtitë ose gënjeshtrat tuaja. Ky Shpirt i vërtetë lavdëron Birin dhe nuk lejon asnjë krenari në ju. Ndërsa i dorëzoheni idealeve të tij, besoni në Krishtin, Birin e Perëndisë dhe merrni shlyerjen e tij për ju, ju bëheni të drejtë dhe të shenjtëruar. Sa më shumë që ia dorëzoni veten Krishtit dhe hapni zemrën ndaj dashurisë së Frymës së tij, aq më shumë mbusheni me fuqinë e Perëndisë. Mos i rezistoni zërit të Frymës së Shenjtë, sepse ai dëshiron t'ju kthejë në shëmbëlltyrën e Perëndisë Atë, që të bëheni të mëshirshëm siç është ai. Kthimi juaj në imazhin e Perëndisë është qëllimi i shenjtërimit të Frymës së Shenjtë.

Pjesa në premtimin e Atit nuk është vetëm për judenjtë, por edhe për të gjithë njerëzit nëse e dëgjojnë thirrjen e Perëndisë, besojnë në Shpëtimtarin dhe pendohen për të kaluarën e tyre të keqe, pa dallim ngjyre, intelekti, të së kaluarës apo eksperiencave të jetës së tyre. Fryma e Shenjtë nuk bën dallim midis fëmijëve dhe prindërve, burrave dhe grave, të pasurve dhe të varfërve. Por kushdo që pendohet dhe pranon kryqin e Krishtit, merr birësimin e Perëndisë dhe njeh Birin e vetëm Krishtin, në plotësinë e të cilit kemi marrë të gjithë pjesë. Sot Fryma e Shenjtë po ju thërret ju dhe miliona njerëz për të ardhur në shpëtimin e Krishtit. Motoja e brezit tonë është thirrja e Frymës së Shenjtë për të gjithë njerëzit dhe oferta e tij falas për t'u bashkuar me familjen e Perëndisë Atë. Pra, kush po dëgjon? Kush do të vijë? Kush i njeh mëkatet e tij? Kush beson në Krishtin dhe jeton në plotësinë e fuqisë së tij?

Pjetri dhe apostujt e tjerë u folën shumë personave dhe iu sqaruan atyre personalisht misteret e shpëtimit. Ata hodhën poshtë dyshimet e tyre, u treguan zemrat e tyre të liga dhe iu vërtetuan madhështinë e dashurisë së Perëndisë. Në këto thënie, Fryma e Shenjtë i ndriçoi ata që t'i quanin të gjithë njerëzit të çoroditur. Asnjë njeri nuk është i drejtë. Të gjithë ecin në rrugë plot dredha dhe janë të ndërlikuar në qënien e tyre. Askush nuk është i mirë dhe i drejtë në këtë botë. Të gjithë janë të lidhur me gënjeshtrën, padrejtësinë, mashtrimin, hilenë, urrejtjen, vrasjen, zilinë dhe interesat personale.

Megjithatë, Fryma e Shenjtë na çliron nga pesimizmi, na thërret te Jezu Krishti dhe na shpëton nga egoizmi ynë. Ai nuk e korrigjon botën, por i ndryshon besimtarët në thelbin e tyre më të thellë. Ju nuk keni nevojë për ndreqje të karakterit tuaj, por për shpëtim parimor. Ju jeni shënuar për shkatërrim në zemërimin e Perëndisë dhe jeni të humbur si të gjithë njerëzit. Pjetri, apostulli ju thërret: "Shpëtohuni nga ky brez i çoroditur". Ai nuk thotë: "Qëndroni gjysmë të çoroditur dhe gjysmë të shpëtuar" ose "Besoni në Krishtin dhe vazhdoni të qetë në mëkatet tuaja". Jo! Fryma e Shenjtë ka ardhur në botë që nga Dita e Rrëshajëve dhe Krishti shpëton me fuqinë e tij këdo që beson në të vërtetë dhe plotësisht. Shpëtimi është bërë në kryq dhe Fryma e Shenjtë do t’ua zbulojë këtë privilegj çdo ditë nëse hapeni ndaj rrezeve të fuqisë së Krishtit duke besuar në dashurinë e tij.

Në ditën e lindjes së kishës së krishterë, numri i atyre që dëgjuan thirrjen e Frymës së Shenjtë arriti në tre mijë. Vetëm pak nga predikuesit në historinë e njerëzve kanë përjetuar në shërbesat e tyre rezultate të jashtëzakonshme siç ka përjetuar Pjetri, folësi analfabet, nëpërmjet të cilit foli vetë Perëndia.

I penduari i shqetësuar besoi menjëherë në Jezusin, sepse Fryma e Shenjtë ia hapi sytë e zemrës dhe ia ndriçoi mendjen. Sa e mrekullueshme! Apostujt nuk u dhanë atyre kohë për meditim ose prova që të mos ktheheshin mbrapa, as nuk u thelluan në plotësinë e fjalës së Perëndisë, por i pagëzuan menjëherë në të njëjtën ditë në të cilën të penduarit filluan të besojnë. Ky besim nuk ishte as një besim sipërfaqësor, mendor, as një mendim i zgjuar i gjërave shpirtërore, por Fryma e Shenjtë kishte derdhur kënaqësinë e tij te besimtarët dhe kishte praktikuar gjykimin e tij te të papenduarit. Në predikimin e tij, Pjetri shpalli me qartësi të plotë parimet e besimit tonë: jetën e Krishtit, kryqin, ringjalljen, ngjitjen e Zotit në qiell dhe uljen e tij në të djathtën e Atit dhe të vërtetën e Frymës së Shenjtë tek besimtari. Ai që i njeh këto të vërteta, beson në to dhe bën të vdesë veten e tij në pagëzimin në emër të Krishtit, bëhet i denjë të marrë menjëherë Frymën e Shenjtë.

LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të adhurojmë për shkak të mrekullisë së Frymës së Shenjtë që banoi në ne të çoroditurit dhe të ndërlikuarit. Të falënderojmë sepse na i fale të gjitha mëkatet dhe na pastrove. Na mbush me të vërtetën dhe dashurinë tënde, që të mund të thërrasim me përulësi të madhe të gjithë njerëzit që të të ndjekin, sepse ti ke shpëtuar çdo individ dhe ke blerë të drejtën për të marrë Frymën e Shenjtë. Na drejto drejt besimit të gjallë e të qëndrueshëm.

PYETJA:

  1. Kush është i denjë të marrë Frymën e Shenjtë? Pse?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 14, 2023, at 01:11 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)