Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek? -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish? -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 3 - Drejtësia E Perëndisë Shfaqet Në Jetën E Ndjekësve Të Krishtit (Romakëve 12:1 - 15:13)
9. Mos e zemëroni të afërmin tuaj për arsye të parëndësishme (Romakëve14:13-23)ROMAKËVE 14:13-23 Nëpërmjet shërbesës së tij në disa kisha, Pali i njihte dallimet e vazhdueshme dhe kokëforta në lidhje me ushqimet e lejuara dhe të ndaluara. Ai tha duke iu referuar deklaratës së Jezusit (Marku 7:15-23; Luka 6:4) se asgjë nuk është e papastër në vetvete, por gjërat që dalin nga njeriu, e ndotin atë. Besimtari bën mirë të hajë disa ushqime, të cilat i bëjnë mirë. Është mirë që ai të përmbahet edhe nga ushqime të tjera, të cilat i konsideron të dëmshme për shëndetin e tij. I krishteri duhet të jetë një shembull i mirë për të tjerët. Ai duhet të shmangë gjithçka, e cila mund të jetë një arsye për mëkatin e tjetrit. Besimtari që ha e pi pa kufi dhe mburret me lirinë e tij, krijon dyshime në zemrën e atij që është i kujdesshëm, që ndjen se i pari e përbuz. Atëherë ai që është i lirë bëhet pengesë dhe përgjegjës për konfuzionin e besimtarit të ri dhe ecjen e besimit të tij në Krishtin. Dashuria kërkon nga ai që është i fortë në besim, të mos mburret para atij që është i dobët në mendimin dhe zgjedhjen e tij, por të heshtë, që të mos bëhet pengesë përpara të konvertuarit të ri. Pali dëshmoi se mbretëria e Perëndisë nuk konfirmohet nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve, por shfaqet nëpërmjet fryteve të Frymës së Shenjtë, nga të cilat ai emëroi drejtësinë, paqen dhe gëzimin, si përgjigje ndaj dallimeve midis kishave. Pali kishte dëshirë të madhe për konsolidimin e unitetit në kishë dhe ai i udhëhoqi besimtarët drejt faktit se tema e ushqimit dhe pijes nuk meriton që kishat të ndryshojnë rreth saj, sepse uniteti i shpirtit është shumë më i rëndësishëm sesa marrëveshja e ndërsjellë mbi tema dytësore si ushqimi, pijet, veshja, si të prisni flokët ose si duhet të shpenzoni paratë; sepse Fryma e Krishtit, në dashurinë dhe durimin e tij të gjatë, mbizotëron mbi nevojat e jetës tokësore. Pali dëshmoi nevojën për t'u lidhur me dashurinë, si një themel për njohjen e Krishtit, duke u ngritur mbi çështje të parëndësishme dhe duke u interesuar për njeriun për të cilin vdiq Jezusi. Paqja e Zotit në kishë është më e rëndësishme se liria absolute dhe kërkesat e ligjit. Nëse dikush në kishë nuk ha mish, ose pi verë për të kënaqur ndërgjegjen e tij, ose për shkak të parimeve ose pengesave të tij, atëherë do të jetë e nevojshme që të sillemi në përputhje me dashurinë pa u ankuar, duke ndjerë nevojat e tjetrit, besimi i të cilit mund të pengohet për shkak të sjelljeve tona. Mirëpo, besimtari i ri, i cili ha dhe pi me shqetësime ndërgjegjeje, e ka gabim bashkë me të gjithë njerëzit e kishës së tij, sepse siguria në besim është më e rëndësishme se paqja sipërfaqësore. Besimi i realizuar në dashuri mbizotëron mbi bashkëpunimin në kishë; dhe ai që dëshiron ta kryejë kokëfortësinë e tij pa kushte, është shkatërrues i frymës së partneritetit. LUTJE: O Zoti Jezus, ne të adhurojmë sepse në rrethin e dishepujve të tu pranove peshkatarë të ashpër, taksambledhës dinakë, ekspertë të ligjit dhe mistikë. Ti i mblodhe, i bashkove dhe nuk u dhe asnjë urdhër tjetër veç dashurisë së përsosur me falje, durim dhe paqe. Na ndihmo t'i falim të tjerët jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë në ditë, dhe të mos harrojmë se edhe ata duhet të na i falin gabimet dhe mëkatet tona deri në shtatëdhjetë herë shtatë në ditë. PYETJA:
|