Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Romans - 053 (The Parable of the Potter and his Vessel)
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 2 - Drejtësia E Perëndisë Është E Patundur Edhe Pas Ngurtësimit Të Bijve Të Jakobit, Të Zgjedhurve Të Tij (Romakëve 9:1-11:36)
3. Perëndia mbetet i drejtë edhe nëse shumica e Izraelit do të ishte kundër tij (Romakëve 9:6-29)

c) Shëmbëlltyra e poçarit dhe enës së tij u përket hebrenjve dhe të krishterëve (Romakëve 9:19-29)


ROMAKËVE 9:19-29
19 Atëherë do të më thuash: "Pse vazhdon të ankohet? Kush mund në fakt të kundërshtojë vullnetin e tij?" 20 Po në të vërtetë, o njeri, kush je ti që t'i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A do t'i thotë ena mjeshtrit: "Pse më bëre kështu?" 21 A nuk ka pushtet poçari mbi argjilën, nga i njëjti brum të bëjë një enë për nderim dhe një tjetër për çnderim? 22 Po sikur Perëndia, duke dashur të shfaqë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur fuqinë e tij, t'i duronte me shumë durim enët e zemërimit të përgatitura për shkatërrim, 23 dhe që të bënte të njohur pasuritë e lavdisë së tij mbi enët e mëshirës që kishte përgatitur që më parë për lavdi, 24 edhe ne që ai i na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga Johebrenjtë? 25 Siç thotë edhe tek Osea: "Unë do ta quaj popullin tim, atë që nuk ishte populli im, dhe të dashur, atë që nuk ishte i dashur". 26 Dhe do të ndodhë në vendin ku u ishte thënë: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quhen bij të Perëndisë së gjallë". 27 Edhe Isaia thërret për Izraelin: "Edhe sikur numri i bijve të Izraelit të jetë si rëra e detit, mbetja e tij do të shpëtohet. 28 Sepse ai do ta përfundojë veprën me drejtësi, sepse Zoti do të realizojë dhe do të përshpejtojë vendimin e veprës së tij mbi tokë.” 29 Dhe siç tha Isaia më parë: “Po të mos na kishte lënë Perëndia i ushtrive një farë, ne do të ishim bërë si Sodoma dhe do t’i kishim ngjarë Gomorrës".

Vullneti i njeriut, krenaria e tij dhe ndjenja e tij e drejtësisë revoltohen kundër zgjedhjes, vullnetit dhe veprave të Zotit. Njeriu i pabindur është si milingona që i thotë elefantit: "Pse më shkel?" (Isaia 45:9).

Njeriu nuk ka të drejtë të grindet me Perëndinë, apo të ankohet për të, sepse horizonti i njeriut dhe aftësitë e tij janë shumë më të ngushta dhe më të thjeshta se urtësia, shenjtëria dhe dashuria e pakufijshme e Zotit.

Ai që i beson Perëndisë me një besim të devotshëm, në mes të ngurtësimit të individëve dhe popujve, kalon në bindje të padiskutueshme ndaj Zotit të gjithësisë dhe mësohet ta adhurojë atë me mirënjohje. Siç Hitleri mundi të vriste 6 milionë hebrenj në furrat e tij, duke mos lënë vend për kundërshtim apo llogari; po ashtu Stalini mundi të vriste edhe 20 milionë fermerë në planet e tij, të cilat i realizoi pa marrë parasysh askënd.

Pali na bën një krahasim për të shpjeguar gjykimet e Perëndisë: poçari mund të bëjë nga i njëjti brumë një enë të përshtatshme për përdorime të ndershme dhe për nderim dhe një tjetër të përbuzur për të mbajtur plehra (Jeremia 18:4-6).

Apostulli e thelloi këtë shëmbëlltyrë të vjetër dhe foli për enët e zemërimit të Perëndisë, të cilat Perëndia i duroi me durim për një kohë të gjatë dhe më në fund i hodhi poshtë në shkatërrim. Pali tha gjithashtu se Perëndia i kishte planifikuar enët e mëshirës së tij që nga lashtësia dhe i kishte përgatitur për lavdinë që do të vinte. Prandaj, enët e mëshirës së tij vijnë nga hapësirat e lavdisë së krijuesit të tyre dhe do të kthehen atje.

Pali nuk zhvilloi një filozofi të zbrazët të mëshirës, nga kjo njohuri që kishte përjetuar në jetën e tij, por shpjegoi se ndarja midis atyre që janë përzënë nën zemërimin e Perëndisë dhe atyre që përlëvdohen në mëshirën e tij, nuk ka të bëj vetëm me johebrenjtë, por edhe me judenjtë e zgjedhur. Për të sqaruar këtë pikë, ai përmend zbulesën e Perëndisë drejtuar Oseas (2:23) që ai do të bënte popullin e tij prej atyre që nuk ishin populli i tij. Apostulli Pjetër pohoi gjithashtu në letrën e tij të parë (2:9-10) drejtuar besimtarëve johebrenj: "Por ju jeni një brez i zgjedhur, një priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, populli i tij i veçantë, që të mund të shpallni lavdërimet e Atij që ju thirri nga errësira në dritën e Tij të mrekullueshme; ju që dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë, që nuk ishit mëshiruar, por tani keni fituar mëshirë” (1 Pjetrit 2:9-10).

Ky qëllim është hyjnor sipas Palit që Perëndia zgjedh ata që nuk u zgjodhën dhe i thërret ata që nuk u thirrën të bëhen bij të Perëndisë (Romakëve 9:26; 1 Gjonit: 3:1-3). Apostulli sqaron, në të njëjtën kohë, se profeti Isaia e kuptoi se Perëndia do t'i çonte të zgjedhurit e pabindur në fatkeqësinë e madhe dhe nëse ata do të vazhdonin në kokëfortësinë e tyre, ai do t'i lejonte të shkatërroheshin, megjithëse u kishte thënë tashmë se ata do të bëheshin të shumtë si rëra e detit.

Zoti i gjallë kujdeset për popullin e tij kokëfortë. Jo të gjithë do të humbasin, por do të kristalizohet një mbetje e vogël e shenjtë, në të cilën do të realizohen premtimet shpirtërore të Perëndisë (Isaia 11:5); ndërsa shumica e të thirrurve do të bëhen si Sodoma dhe Gomorra, të cilat u asgjësuan (Isaia 1:9).

Pali, në dashurinë e tij, donte t'u mësonte hebrenjtve në Romë se Perëndia ka të drejtën t'i shpëtojë johebrenjtë e pazgjedhur dhe t'i shenjtërojë plotësisht, ndërsa i ngurtëson hebrenjtë besimtarë derisa të shkatërrohen. Kjo përvojë nuk erdhi si logjikë teorike, por u realizua në zemrën e apostullit në lidhje me judenjtë që mburreshin për vetdrejtësinë e tyre për t'i çuar ata në pendim që të mund të rrëfenin se Jezusi ishte Mesia i premtuar që u ofron shpëtimin. Por shumica e hebrenjve ende e refuzojnë Jezusin edhe sot.

LUTJE: O Ati qiellor, na fal cektësinë tonë nëse nuk e njohim durimin e madh që ke ushtruar me ne. Ti na ke dashur për një kohë të gjatë dhe nuk na ndëshkove, as na shkatërrove. Na shenjtëro plotësisht që të mund të ta kthejmë dashurinë tënde me falënderim dhe mirënjohje dhe t'i bindemi me gëzim udhëheqjes së Shpirtit tënd të Shenjtë.

PYETJET:

  1. Cilët janë enët e zemërimit të Perëndisë dhe cila është arsyeja e mosbindjes së tyre?
  2. Cili është qëllimi i enëve të mëshirës së Perëndisë dhe cila është pikënisja e tyre?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 27, 2024, at 07:29 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)