Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 2 - Drejtësia E Perëndisë Është E Patundur Edhe Pas Ngurtësimit Të Bijve Të Jakobit, Të Zgjedhurve Të Tij (Romakëve 9:1-11:36)
1. Ankthi i Palit për popullin e tij të humbur (Romakëve 9:1-3)ROMAKËVE 9:1-3 Apostulli Pal e fillon shpjegimin e tij për situatën e popullit të tij zemërngurtë me fjalët e çuditshme: "Unë them të vërtetën në Krishtin". Ai nuk paraqet filozofi, apo pikëpamje personale, por flet nga dituria dhe siguria e hidhur, pas vuajtjeve, të cilat nuk janë shkaktuar nga ai vet, por nga këmbëngulja e tij në Krishtin. Ai nuk na ndan besimin e tij, por Jezusi flet nëpërmjet tij, sepse Zoti është kreu shpirtëror dhe pasuesit e tij janë trupi i tij shpirtëror dhe gjymtyrët e tij lëvizëse. Pali u konfirmon lexuesve të kësaj letre se rrëfimi i tij i sinqertë është i vërtetë, me fjalët: “Unë shkruaj me ndërgjegjen time duke më dhënë dëshmi Fryma e Shenjtë. Krishti im është Shpëtimtari, në të cilin vepron fryma e së vërtetës dhe kjo frymë nuk lejon gënjeshtrën, shtrembërimin, shmangien ose imagjinatën, por i nxit dhe i udhëheq ndjekësit e Krishtit që të jenë dëshmitarë të së vërtetës që deklaratat e tyre të jenë të ligjshme dhe të pjekura.” Ndërgjegjja e apostullit u bë një busull shpirtërore në vetvete. Ai nuk do të lëvizte i udhëhequr vetëm nga emocionet e tij, pasi zemra e tij ishte rinovuar dhe i ishte dorëzuar drejtimit të Frymës së Shenjtë. Ky Shpirt hyjnor konfirmoi paqen e ndërgjegjes së tij dhe fjalët e tij të qarta si kristal. Kështu, dëshmia e tij ishte e vërtetë në çdo kuptim. Atëherë, çfarë dëshmoi Pali pas këtij arsyetimi të gjatë? Se ai kishte dhimbje të thellë për popullin e tij të pabindur. Apostulli ishte shumë i pikëlluar për të afërmit dhe të njohurit e tij të dashur, saqë ndjenja e hidhërimit nuk e linte. Ky pikëllim i madh, për shkak të ngurtësimit shpirtëror në rritje të kombit të tij, banonte në zemrën e tij dhe e shoqëronte. Ishte i trishtuar në zemër që kaq shumë nga njerëzit e tij ishin të verbër shpirtërisht dhe të paaftë për të njohur të vërtetat shpirtërore që iu zbuluan atyre. Prandaj, apostulli donte t'i shpëtonte, por ata nuk donin të shpëtoheshin, pasi supozonin se ata vet ishin të drejtë dhe për këtë arsye nuk kishin nevojë për shpëtimin, për të cilin fliste Pali. Dhimbja e tij shkoi edhe më tej saqë ishte gati të veçohej për të mbajtur ndëshkimin e popullit të tij, nëse ky do të ishte një mjet për shpëtimin e tyre. Dashuria për popullin e tij ishte aq e fortë sa do të donte të refuzohej nga Jezusi, shpëtimtari i tij, nëse kjo do të ishte e dobishme për ta. Pali pa njerëzit e tij të humbur, familjen dhe fisin e tij. Ai i konsideronte ata si të afërmit dhe farefisin e tij, si pasardhës të të njëjtëve paraardhës dhe ishte gati të bënte e të jepte gjithçka për t'i shpëtuar nga zemërimi i Perëndisë. LUTJE: O Zoti Jezu Krisht, ti qave për Jeruzalemin (Luka 19:41) dhe vuajte nga mosbindja dhe ngurtësimi i popullit tënd, por ua fale atyre mëkatet në kryq kur u lute: "O At, fali ata, sepse nuk e dinë çfarë bëjnë” (Luka 23:34). Na ndihmo, o Zot, ta duam popullin tonë, të vuajmë nga mosbesimi në rritje dhe të lutemi për ta edhe për bijtë e Jakobit që ata të pendohen sinqerisht, të të njohin dhe të të pranojnë. Amen. PYETJET:
|