Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula? -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur? -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA 2 - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË (Gjoni 5:1 - 11:54)
C - UDHËTIMI I FUNDIT I JEZUSIT NË JERUZALEM (Gjoni 7:1 - 11:54) Ndarja e ERRËSIRËS DHE DRITËS
1. Fjalët e Jezusit në festën e tabernakullit (Gjoni 7:1 – 8:59)
b) Pikëpamjet e ndryshme për Jezusin midis njerëzve dhe këshillit të lartë (Gjoni 7:14-53)GJONI 7:14-18 Jezusi nuk i frikësohej vdekjes ose së keqes nga armiqtë e tij. Ai eci përpara në harmoni me vullnetin e Atit të tij në Jeruzalem, në fshehtësi gjatë festës. Atje ai nuk u fsheh, por shkoi në oborrin e tempullit, duke mësuar Ungjillin e tij me guxim, si mësues i akredituar. Njerëzit mendonin se Perëndia po u drejtohej atyre drejtpërdrejt. Kështu ata pyesnin njëri-tjetrin: Nga i ka ky djalosh mendime kaq të thella teologjike? Ai nuk u stërvit mbas një studiuesi të famshëm të Shkrimeve. Si mundet një marangoz pa formim akademik të na njohë me të vërtetën e plotë të Perëndisë? Jezusi u përgjigj si për të thënë: "Vërtet, unë kam mësim dhe jam mësues i së vërtetës. Për më tepër, unë jam me të vërtetë Fjala e Perëndisë. Çdo mendim dhe dëshirë e Perëndisë është e pranishme në mua. Mësimi im nuk është nga vetja ime, unë jam zëri i Perëndisë, Ai banon në mua, Ati im është Ai që më mëson. Unë e di plotësinë e mendimeve, planeve, qëllimeve dhe fuqive të tij. Unë nuk kam ardhur me mendimet e mia private, sepse vetëm mendimet e Zotit janë të vërteta. Unë e plotësoj zbulesën ku nuk është e qartë." Kështu, ai përlëvdoi Atin e tij dhe iu nënshtrua Atij; duke e quajtur veten Apostull të Perëndisë. Ai nuk e dërgoi veten me dëshirën e tij, por erdhi në emër të Atit të tij plot autoritet hyjnor. Pra, Jezusi bëhet Biri dhe Apostulli i Perëndisë në të njëjtën kohë, duke merituar vëmendjen tonë, besimin dhe adhurimin tonë si ndaj Atit. Për të lehtësuar besimin në vetvete nga ana e judenjve, ai u tregoi atyre një mënyrë praktike për t'i siguruar se mësimet e tij përputhen me vullnetin e Perëndisë. Pra, cila është prova vendimtare për vërtetësinë e mësimeve dhe të personalitetit të Jezusit? Ai tha: "Përpiquni të veproni sipas Ungjillit tim dhe do të zbuloni madhështinë e tij. Zbatoni fjalët e Krishtit varg pas vargu dhe do të shihni se fjalët e tij nuk janë thjesht njerëzore, por hyjnore." Përpjekja për të zbatuar mësimet e Krishtit kërkon para së gjithash vendosmërinë tuaj. A dëshironi atë që ai dëshironte? Pa këtë harmoni të vullnetit tuaj me atë të Perëndisë, ju nuk do të kuptoni njohurinë e vërtetë të Zotit. Aty ku vullneti juaj i nënshtrohet vullnetit të tij, që është i Krishtit, ju do të filloni të ngriheni në një nivel më të lartë dhe më të ri të realizimit - do ta njihni Perëndinë ashtu siç është. Kushdo që e stërvit veten për të bërë vullnetin e Atit, siç na mësoi Jezusi, do të përjetojë hendekun e gjerë midis Ungjillit dhe Ligjit. Zoti ynë nuk vuri thjesht një barrë të rëndë mbi supet tona, por në të njëjtën kohë na jep fuqinë e nevojshme për ta mbajtur atë. Ju do të jeni në gjendje ta zbatoni vullnetin e tij me gëzim. Kushdo që i nënshtrohet urdhërimit të Krishtit, merr forcë për të jetuar dashurinë e tij. Mësimi i tij nuk çon në dështim, siç ishte rasti i ligjit të Moisiut, por të jetojë në plotësinë e hirit të Perëndisë. Kushdo që dëshiron të zbatojë vullnetin e Perëndisë të zbuluar në mësimet e Krishtit, lidhet personalisht me Perëndinë dhe kupton se Krishti nuk është një nga mësuesit njerëzorë, por është Fjala e Perëndisë e mishëruar. Ai nuk vjen me filozofi boshe, por me falje për mëkatin dhe na jep fuqinë e jetës së Perëndisë. GJONI 7:19-20 Sjellja e Krishtit në shenjtëri i dha të drejtën t'u thoshte judenjve: "Ju e morët ligjin, por askush nuk e ka zbatuar siç duhet!" Kjo deklaratë shpoi zemrën e kombit hebre, duke theksuar se asnjë nga anëtarët e Dhjatës së Vjetër nuk i ka përmbushur ndonjëherë kërkesat e Ligjit. Kushdo që ka shkelur një urdhër të vetëm është fajtor për të gjitha. Zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të. Me këtë deklaratë Jezusi anulloi pretendimet hebreje për drejtësi dhe tregoi se zelli dhe përpjekjet e legalistëve ishin thjesht vetëmashtrim. Ai u njoftoi atyre se e njihte dëshirën e udhëheqësve të tyre për ta shkatërruar. Asgjë nuk është e fshehur para Jezusit. Ai i paralajmëroi dëgjuesit e tij kundër çdo zelli sipërfaqësor dhe theksoi çmimin e ndjekjes së tij. Në të njëjtën kohë ai i pyeti: "Pse doni të më vrisni?" Turma u befasua nga fjalët e Krishtit, e alarmuar sepse ai tha se asnjë prej tyre nuk ishte i drejtë. Përgjigja e tyre ishte një maskë për komplotin e tyre, "Jo, jo, kush dëshiron të të vrasë? Zoti na ruajt!" Disa madje menduan se një frymë e keqe e kishte pushtuar. Ata ishin verbuar në urrejtjen e tyre dhe të paaftë për të dalluar Frymën e Shenjtë nga shpirti i ligë. Ata kishin humbur çdo ndjenjë për njohjen e dashurisë së Perëndisë. PYETJA:
|