Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Salvation - 11. Love Your Enemies!
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

11. Duaji armiqtë e tu!


Testi i besimit tënd dhe sprova e shpëtimit tënd do të vijnë kur të përballesh me njerëz të vështirë, rebelë dhe mizorë. Ata do të të ofendojnë, do të lëndojnë dhe do të të përçmojnë, apo në fanatizmin e tyre mund të të kërcënojnë në emrin e fesë së tyre. Atëherë kujto Krishtin, i cili t'i ka falur të gjitha mëkatet e tua, që edhe ti t'i falësh armiqtë e tu me gjithë zemër. Dashuria e Perëndisë do të të motivojë t'i duash ata me të vërtetë. Kjo nuk është joreale apo e pamundur, por është DETYRIM i brendshëm i cili vjen prej fuqisë qiellore që banon në ty. Fryma i Shenjtë na dhëntë gjithmonë forcën dhe vullnetin për të përmbushur urdhërimin e Krishtit:

DUAJINI armiqtë tuaj,
BEKONI ata që ju mallkojnë,
u BËNI TË MIRË atyre që ju urrejnë,
dhe LUTUNI për ata që ju keqtrajtojnë
dhe ju përndjekin,
për të qenë bij të Atit tuaj,
që është në qiej.
Mateu 5:44-45

Një shërbëtor i Perëndisë po udhëtonte në motorçikletën e tij në një zonë të braktisur. Ai pa një të ri në anë të rrugës i cili i ngriti dorën. Kështu ai ndaloi dhe e mori. Pak pasi ishin nisur ai ndjeu një armë pas kokës dhe dëgjoi fjalët: "Ndalo, zbrit, më jep paratë dhe pasaportën tënde!" Njeriu i Perëndisë zbriti nga motorçikleta dhe u përpoq të nxirrte portofolin nga xhepi i tij. Hajduti mezi po priste për paratë dhe zgjati dorën ta merrte. Në këtë çast personi goditi dorën tjetër të hajdutit dhe pistoleta i ra përtokë. Ai e kapi pistoletën dhe e shtyu hajdutin e tronditur përtokë, u gjunjëzua sipër tij, ia vendosi pistoletën në gjoks dhe e frikësoi me fjalët: "Lutu dhe rrëfe mëkatet e tua, sepse të erdhi çasti i vdekjes. Sy për sy e dhëmb për dhëmb! Ashtu si ma bëre ti do të ta bëj edhe unë."

Hajduti i cili ishte poshtë gjurit të tij klithi: "Mëshirë! Të lutem, unë jam i varfër." I krishteri iu përgjigj: "Ti je hajdut dhe vrasës. Zemërimi i Perëndisë ka rënë mbi ty. Tani do të vdesësh dhe do të shkosh menjëherë në ferr!" Por i krishteri vazhdoi: "Kjo është mënyra se si TI do të jetosh! Dikur edhe unë isha si ti, por tani, pasi kam takuar Krishtin, i cili më fali mëkatet dhe e mundi urrejtjen time, unë të fal. Shko në paqe!"

Hajduti u çua, e pa të krishterin dhe belbëzoi: "Vërtet do të më lësh të shkoj? A nuk do të më qëllosh pas shpine pasi të kem ecur dhjetë metra?" Atëherë ai shërbëtor i Perëndisë iu përgjigj: "Jo, por duhet ta dish, që nuk jam unë ai që ta dha jetën, por është Krishti. Unë nuk jam më i mirë se ti, por Krishti që më ka shpëtuar dëshiron të të shpëtojë edhe ty. Beso në të dhe lëre të ta ndryshojë jetën që të mos hidhesh në zjarrin e përjetshëm pasi të vdesësh." Hajduti u largua i hutuar dhe po shihte pas drejt burrit deri sa u zhduk në errësirën e natës.

Jo të gjithë përjetojnë histori dramatike si kjo, por në jetën tonë të përditshme Krishti na mëson t'i falim të tjerët dhe ta harrojmë atë që ata na kanë bërë. Ne duhet të lutemi për ta, edhe nëse ata nuk e pranojnë shërbimin tonë. Shpëtimtari ynë u lut për armiqtë e tij ndërsa ishte i varur në kryq:

O ATË, FALI ATA
sepse nuk dinë ç'bëjnë.
Luka 23: 34

Kështu duhet të mendojnë dhe jetojnë ndjekësit e Krishtit,

Mos u mund nga e keqja,
por MUNDE TË KEQEN me TË MIRËN.
Romakëve 12:21

Sepse dashuria është më e fortë se vdekja dhe falja është më e fuqishme se urrejtja.

Lexues i dashur, nëse e ke kuptuar shpjegimin tonë rreth shpëtimit të Krishtit mund të kesh vënë re se ka dy anë në këtë shpëtim. Së pari, ne shpëtohemi nga mëkati dhe gjykimi i fundit. Së dyti, drejtohemi që të vazhdojmë shërbimin e dashurisë së Krishtit. Shpëtimi ka nevojë për një zbatim të veçantë. Besimtarët e pjekur ecin në dashuri, mirësi, durim, zemërbutësi, përulësi dhe lumturi. A je shpëtuar me të vërtetë?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 07:04 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)