Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Salvation - 12. Our Savior Is Coming Soon!
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

12. Shpëtimtari ynë do të kthehet shpejt!


Sa më shumë i afrohemi Perëndisë dhe e përjetojmë dashurinë e tij, aq më tepër zbulojmë dobësinë, dështimet dhe kotësinë tonë. Por këto dobësi nuk janë justifikim për ne dhe nuk do të shpërfillen në ditën e fundit. Gabimet tona duhet të na shtyjnë të lutemi më tepër dhe të kërkojmë një besim më të fortë deri sa të ndryshohemi vërtet në karakterin tonë. Fryma i Shenjtë do të na mësojë kuptimin e këtyre fjalëve,

HIRI IM të mjafton, sepse
FUQIA IME përsoset në dobësi.
2 Korintasve 12:9

Tani jemi duke pritur kthimin e Zotit tonë Jezu Krisht i cili do të zbulojë tërësinë e shpëtimit të tij në ardhjen e tij të dytë. Shfaqja e tij e lavdishme është synimi i shpresës tonë. Çdo besimtar i pjekur pret me padurim Zotin që do të kthehet shpejt.

Një këpucar ishte ulur në dyqanin e tij dhe po riparonte këpucët kur një vëlla besimtar kaloi aty dhe e pyeti: "Si je? Çfarë po bën?" Këpucari iu përgjigj: "Jam duke pritur kthimin e Krishtit dhe përveç kësaj jam duke riparuar këpucë." Ai nuk i tha gjërat në radhën e kundërt, që po bënte punën e tij dhe po priste kthimin e Zotit Jezus! Besimtarët besnikë digjen nga dëshira për kthimin sa më të shpejtë të Shpëtimtarit të tyre. Kjo shpresë është bërë tema kryesore e jetës së tyre.

Kur Jezusi të vijë në lavdi do të zbulojë plotësinë e jetës së tij të përjetshme e cila tashmë ka filluar në ndjekësit e tij kur ata besuan në të. Shpëtimi ynë na përfshin në jetën e Zotit tonë Jezu Krisht, prandaj ne nuk do të vdesim por do të jetojmë. Besimi ynë nuk na çon drejt një synimi të errët apo drejt një ore të frikshme nga e cila dridhemi. Ne e dimë me siguri se ringjallja e besimtarëve në Krishtin në jetën e Perëndisë do të vijë. Dashuria e Jezusit e cila është derdhur në zemrat tona nuk humbet kurrë. Shpëtimi i Zotit tonë nuk është i përkohshëm por është i përjetshëm. Fuqia e Perëndisë është manifestuar në ne për të mundur mëkatin, vdekjen dhe tundimin.

Kur Jezusi të vijë, trupat tanë të vdekshëm do të ndryshojnë dhe ne do të veshim lavdinë e Zotit tonë mbi dobësitë tona duke u bërë të rinj dhe të përsosur në Të. Plot me gëzim të gjithë ndjekësit e Krishtit do të bashkohen me Të. Të ngrënët, të pirët,. të martuarit nuk është shpresa jonë. Ne presim ta shohim Perëndinë personalisht dhe të jetojmë me të për gjithë përjetësinë. Atëherë do të shohim shumë mrekulli nga hiri i Tij kur Ai të zbulojë krijimin e tij të ri.

Të gjithë ata që qëndruan në krenarinë e tyre dhe nuk e pranuan Jezusin dhe shpëtimin e tij, të cilin Ai e kishte përgatitur për ta, do të qajnë dhe vajtojnë të tmerruar. Mëkatet e tyre do të zbulohen dhe ata duhet të mbajnë ndëshkimin e tyre. Ne nuk jemi më të mirë se këta, por gjykimi i Perëndisë u përmbush në ne kur i rrëfyem mëkatet tona dhe pranuam vdekjen e Zotit Jezus në vendin tonë. Ai ka marrë mëkatet e botës mbi vete dhe ka mbartur ndëshkimin tonë të plotë. Prandaj, ne jemi të drejtësuar dhe të çliruar prej hirit të tij nga dita e gjykimit. Tani nuk ka më asnjë dënim për ata që janë ndjekës të vërtetë të Krishtit.

Në ditën e fundit do të shohim një turmë të madhe që do t'i afrohet Zotit me himne në buzët e tyre, duke e falënderuar Shpëtimtarin e tyre për veprën e tij shpenguese në kryq. Ata do ta lavdërojnë Atë që e dërgoi Frymën e Shenjtë të banonte brenda tyre si kapari dhe garancia e ardhjes së tij. Por të tjerët

do të fillojnë t'u thonë maleve: "BINI
PËRMBI NE!", dhe kodrave: "NA MBULONI!".
Luka 23:30

Asnjë prej tyre nuk do të jetë në gjendje t'i bëjë ballë lavdisë së Zotit, i cili do t'i gjykojë. Veprat e tyre të liga do të shfaqen në dritën e Tij, dhe veprat e tyre të cilat i kishin konsideruar si të mira do të duken si lecka të pista. Shpëtimi hyjnor u përgatit edhe për ata, por ata e shpërfillën dhe e refuzuan. Ata përbuzën të vetmin Shpëtimtar dhe për këtë arsye do të bien në dënimin e përjetshëm. Keqardhja e tyre nuk do të ketë kurrë fund. Dita e gëzimit më të madh për të shpëtuarit do të jetë Dita e hidhur dhe e frikshme e Gjykimit për ata që e refuzuan Birin e kryqëzuar të Perëndisë. Ata nuk e pranuan shpëtimin e tij. Prandaj, ata do të përjetojnë fjalën e Biblës,

Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu
në DUART e PERËNDISË SË GJALLË.
Hebrenjve 10:31

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 07:10 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)