Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Salvation - 10. Christ Will Free You from Selfishness to Serve Others
This page in: ALBANIAN -- Armenian -- Baoule -- Cebuano -- English -- French -- German? -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Somali -- Spanish -- Telugu -- Twi -- Ukrainian -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

A e di? Shpëtimi i Perëndisë është gati për ty!
Një broshurë kryesore për ju

10. Krishti do të të çlirojë nga egoizmi për t'u shërbyer të tjerëve


Ji i fortë në Zotin dhe në pushtetin e fuqisë së tij! Pranoje shembullin e Zotit tonë Jezus për t'u shërbyer të tjerëve në mënyrë të veçantë nën udhëzimin e dashurisë së tij. Mohoje veten dhe mos u kujdes vetëm për familjen tënde. Dallo dhe zbulo njerëzit përreth teje. Ata kanë nevojë për ndihmën tënde. Shërbeju në gëzimin e Zotit. Çdo besimtar i pjekur e gjen shembullin më të mirë shërbimit ndaj të tjerëve në Zotërinë tonë të madh. Krishti tha:

Sepse edhe BIRI I NJERIUT nuk erdhi që
t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe
për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
Mateu 20:28

A e ke kuptuar ndonjëherë faktin e mahnitshëm që Krishti nuk kërkoi kurrë para për shërbimet e tij të ndryshme? Ai u shërbeu njerëzve ditë e natë dhe flijoi veten e tij për t'i shpenguar mëkatarët. Shërbimi i vazhdueshëm ndaj njerëzve të padenjë u bë karakteristika e ndjekësve të Krishtit. Ata nuk presin të marrin ndihmë, por ndjekin shembullin e dhënies së vetes për të tjerët me fjalë, vepra dhe lutje. Dashuria e Krishtit i udhëheq.

Jezusi deklaroi:

Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
SHKONI, pra, dhe BËNI DISHEPUJ nga të gjithë
popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit
e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i MËSUAR të
zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar.
Dhe ja, UNË JAM me ju gjithë ditët,
deri në mbarim të botës. Amen.
Mateu 28:18-20

Fryma i Shenjtë i drejton ndjekësit e Krishtit të përmbushin këtë urdhërim hyjnor. Çfarë privilegji t'ua shpallësh lajmin e mirë të shpëtimit njerëzve të pashpëtuar! Një zemër plot me gëzim dhe mirënjohje nuk mund të jetë e heshtur, por ajo flet dhe dëshmon për atë që Zoti ka bërë për të. Pjetri, i pari nga apostujt, rrëfeu para gjykatës fetare të kohës së tij, pasi i kishin urdhëruar ndjekësit e Krishtit të heshtnin dhe të ndalonin së përhapuri mësimin e emrit të Jezusit:

Ne NUK MUND TË MOS flasim
për ato që kemi parë dhe dëgjuar.
Veprat 4:20

Si mund të flesh dhe të rehatohesh duke e ditur që miqtë dhe të afërmit e tu janë të humbur për shkak të zemërimit të Perëndisë? Ndoshta ata janë ende të vdekur nga ana frymërore në shkelje dhe mëkate! Pse nuk u tregon lajmin e mirë të shpëtimit të Krishtit? Drita e Perëndisë në mendjen tënde dhe dashuria e fuqishme e Krishtit në zemrën tënde duhet të të shtyjnë pëpara për të dëshmuar për Shpëtimtarin tonë Jezu Krisht në mënyrë që ata të mund të shpëtohen dhe të mos mbeten të humbur.

Një nxënës musliman në shkollë të mesme në Kazablanka të Marokut, filloi ta donte Krishtin dhe besoi në shpëtimin e tij. Studentit i kishte bërë përshtypje aq shumë personaliteti i Jezusit dhe ishte aq entuzias për fuqinë e tij saqë bleu tridhjetë e pesë Dhjata të Reja për t'i dhënë një secilit nga studentëve në klasën e tij. Fryma i Shenjtë na drejton dhe na shtyn për të dhënë një dëshmi të mençur për shumë njerëz.

Jezusi u premtoi dishepujve të tij:

Ju do të merrni FUQI kur Fryma e Shenjtë
do të vijë mbi ju dhe do të bëheni
DËSHMITARËT E MI.
Veprat 1:8

Ndoshta ju do të përjetoni që jo të gjithë janë gati t'ju dëgjojnë të flisni për Ungjillin e Shenjtë. Shumë e refuzojnë Shpëtimtarin e kryqëzuar dhe e urrejnë kryqin e tij. Ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Në një rast të tillë keni vetëm dy mënyra për ta sjellë shpëtimin hyjnor afër tyre, ose përmes lutjes së vazhdueshme për ata që e refuzojnë Krishtin ose duke iu shërbyer atyre në heshtje. Për një kohë të gjatë ishte zyrtarisht e ndaluar të përhapje fjalën e Perëndisë në Kinë, vendi ky me popullsinë më të madhe në botë. Por besimtarët atje fituan shumë ateistë për Krishtin përmes dëshmisë së tyre të heshtur dhe shërbimit të duruar. Ateistët ndjenë një fuqi të jashtëzakonshme dhe e panë dashurinë e Perëndisë që vepronte tek ata të krishterë. Kjo na mëson që dëshmia jonë për Krishtin nuk funksionon vetëm me fjalë, por Fryma e Krishtit flet edhe përmes një jete të shenjtë.

Një studente mjekësie në Kairo shkroi një letër në të cilën thoshte, "Nuk mund të flas dot për besimin tim në shtëpi për shkak se jam vajzë. Familja ime ndjek në mënyrë strikte fenë dhe traditat e paraardhësve tanë. Ju lutem, lutuni për mua që të mund të jetoj një jetë të shenjtë, të qëndroj e përulur, dhe të mos ankohem në shtëpi, në mënyrë që familja ime ta ndiejë se si dashuria e Frymës së Shenjtë është duke punuar në dobësinë time." Kjo është saktësisht ajo që Zoti Jezus u tha dishepujve të tij,

JU JENI DRITA E BOTËS. Ashtu le të shndritë
drita juaj para njerëzve, që të shohin VEPRAT
TUAJA TË MIRA dhe ta lëvdojnë Atin
tuaj që është në qiej.
Mateu 5: 14-16

A e kupton që Fryma e Krishtit është gati të të japë fryte të bukura dhe hyjnore? Apostulli Pal u shkroi Galatasve duke u thënë,

POR FRYTI I FRYMËS ËSHTË:
dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja,
mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
Galatasve 5: 22-23

Medito për secilën nga shprehjet e këtij vargu të artë dhe kërkoji Perëndisë ta bëjë atë real në jetën tënde. Merr pjesë në mundësinë për t'i marrë të gjitha frytet e Frymës së Shenjtë. Atëherë do të jetosh me gëzim dhe paqe gjithë jetën tënde.

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on September 04, 2021, at 06:59 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)