Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 1 - Drejtësia E Perëndisë Dënon Të Gjithë Mëkatarët Dhe Justifikon Dhe Shenjtëron Të Gjithë Besimtarët Në Krishtin (Romakëve 1:18 - 8:39)
D - Fuqia E Perëndisë Na Çliron Nga Fuqia E Mëkatit (Romakëve 6:1 - 8:27)
8. Tre rënkimet unike (Romakëve 8:18-27)ROMAKËVE 8:18-22 Pali nuk ishte i kënaqur me besimin dhe dashurinë e tij për Perëndinë, por ai eci më tej te pasuritë e shpresës sonë te Perëndia. A e pret zbulesën e lavdisë së Perëndisë? A është ky qëllimi i jetës tënde? Mos u kënaq me zgjidhjen e problemeve të tua të vogla, sepse plani i Perëndisë është të shpengojë gjithë botën. Prit dhuratën më të madhe të Perëndisë që është rigjenerimi i të gjithë krijimit. Kafshët vuajnë dhe bari fishket. Mjerë njeriu që u shkakton dhimbje kafshëve. A e ke vënë re që sytë e kafshëve janë të mbyllura dhe të mbushura me pikëllim? Kjo për shkak se janë të vdekshëm. Gëzimi i la ata dhe u shfaq vetmia dhe telashet. Të gjitha kafshët presin me padurim shfaqjen e lavdisë së bijve të Perëndisë, sepse me ardhjen e Zotit, bijtë e tij, të lindur nga Fryma e tij, do të çlirohen nga trupi i vuajtjes së tyre dhe lavdia e tij do të zbulohet në ta. Atëherë, të gjitha krijesat do të shpëtohen. Në atë epokë, asnjë gomar nuk do të rrihet me inat dhe asnjë mushkonjë nuk do të pickojë ata që janë flenë. Perëndia na premtoi paqen e plotë në tokë, e cila do të realizohet në ardhjen e dytë të Krishtit me të gjithë shenjtorët dhe engjëjt e tij. A ke mall për të? Që nga rënia e njeriut, natyra ka vuajtur, sepse nga korrupsioni i njeriut, u korruptua detyra e tij dhe gjithçka nën autoritetin e tij. Pali e shpreh vuajtjen e Nënës Natyrë si dhimbjen ekstreme të lindjes, e cila e afron Birin e Perëndisë më pranë nesh, sepse ai vuan me ne dhe me çdo kafshë. Ai dëshiron të vijë sa më afër për shpëtimin e të gjithëve. ROMAKËVE 8:23-25 Bijtë e Perëndisë, në botën tonë, rënkojnë në fuqinë e Shpirtit të Zotit, në nënndërgjegjen e tyre, duke kërkuar që birësimi i tyre të përplotësohet në ta. Ne jemi shpenguar me anë të besimit, por do të shpengohemi plotësisht. Sot ne mbajmë përsosmëri të pjesshme në shpirtin tonë, por përsosmëria e plotë pritet. Shpresa e sigurtë dhe mirënjohja paraprake për lavdinë që do të vijë është një manifestim thelbësor i jetës shpirtërore në ne. Ne nuk kemi mall për arin apo epshet, por duam të shohim Perëndinë, Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë. Keni dëshirë të shihni Atin tuaj? A e prisni bashkësinë e Krishtit, Shpenguesit tuaj? Mbani mend se trupi juaj i vdekshëm do të digjet në praninë e lavdisë së Perëndisë dhe ju do të bëheni një dritë e përjetshme në të. Kjo është dëshira e shenjtorëve, sepse jeta e tyre e fshehtë në Perëndinë do të shfaqet së shpejti. Ajo jo vetëm që do të mbushë zemrën, por edhe trupat e tyre të torturuar, të sëmurë, të vdekshëm do të ndryshohen dhe lavdërohen. Ne të gjithë kemi nevojë për shumë durim në dhomën e pritjes në tokë, sepse teknologjia dhe shkencat kërkojnë të thyejnë shpresën tonë duke krijuar një parajsë kalimtare në botën tonë. Megjithatë, Fryma e Shenjtë është garancia e lavdisë së ardhshme. ROMAKËVE 8:26-27 Vet Fryma e Shenjtë vuan në trupat tanë të dobët, hidhërohet për paaftësinë e qënies sonë, ndjen dhimbje për lutjet tona koprace e të rraskapitura, rënkon për njohuritë tona të paplota, trishtohet për dashurinë tonë të vockël dhe habitet me forcën tonë të dobët. Vet Fryma e Perëndisë lutet dhe ndërmjetëson për besimtarët, të cilët edhe pse nuk u lutën, në to shfaqin rënkime shpirtërore, sipas lutjes së Zotit, që është lutja e Frymës së Shenjtë. Nënshtrojuni kësaj shkolle lutjeje që të çliroheni nga egoizmi juaj dhe të drejtoheni në stuhinë e falënderimit dhe përgjërimit në rrugën e dashurisë, duke u lutur me mençuri, gëzim dhe fuqi, sepse Fryma e Zotit lutet në ju ditë e natë që e gjithë bota të shpëtohet. Pra, kur do të merrni pjesë në lutjen e tij drejtuar Atit tuaj qiellor, duke u lutur dhe falënderuar me gjithë zemër? LUTJE: O At i Shenjtë, na i fal lutjet tona të ngadalta egoiste dhe na udhëzo që të shenjtërojmë emrin tënd të shenjtë, të lavdërojmë shpengimin e Krishtit me gjithë qënien tonë dhe të punojmë me përulësi në fuqinë e Shpirtit tënd. O Zot, na mëso të kuptojmë shpresën e Frymës, të lutemi si të dojë Ai dhe të dëshirojmë me mall praninë tënde dhe ardhjen e Birit tënd në lavdi të madhe që i gjithë krijimi të shpëtohet së bashku me shpresat e kombit tonë. PYETJA:
|