Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Ukrainian? -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
C - Udhëtimi I Dytë Misionar (Veprat 15:36 - 18:22)
7. Pali në Athinë (Veprat 17:16-34)VEPRAT 17:16-21 Disa nga vëllezërit e shoqëruan Palin nga Berea në Athinë dhe e lanë vetëm atje. Ai nuk shkoi në këtë qytet sipas planit të tij, por vet Zoti e udhëhoqi atë, natyrisht, të luftonte me filozofinë greke. Pali priti Timoteun dhe Silën që të mund të mposhtte me ta me lutje të përbashkëta shpirtrat e krenarisë në këtë kryeqytet të famshëm. Megjithatë, apostulli i nderuar i johebrenjve nuk mund të rrinte duarkryq duke pritur, por u end nëpër qytet e u mërzit shumë dhe u prek thellë kur vuri re sa të tejmbushur me idhuj ishin tempujt prej mermeri. Judenjtë e kishin mposhtur adhurimin e perëndive, por ja ku janë përsëri. Atëherë Pali e kuptoi menjëherë me dhimbje se idhujtaria dhe sinkretizmi janë arsyeja e mungesës së besimit të drejtë dhe të thellë. Athinasit nuk e konsideruan besimin si të vërtetën themelore dhe gjënë thelbësore dhe nuk e kapën të vërtetën e frymëzimit, por ngritën intelektin mbi të gjitha këto parime dhe analizuan çdo parim përmes filozofive të tyre. Përballë këtij fakti të tmerrshëm, Pali luftoi kundër perëndive të kotësive, të cilat ishin arsyeja e filozofive ateiste. Ai u përpoq t'i kthente athinasit nga shërbimi i idhujve në shërbimin e Zotit të vërtetë dhe të gjallë. Intelekti dhe të menduarit janë padyshim një dhuratë hyjnore, por aty ku njeriu jeton larg dhe pa Zotin e tij, çdo nocion bëhet i çoroditur, i korruptuar dhe i lig. Mendimtarët bëhen menjëherë krenarë dhe mburravecë për veten. Ata nuk mund ta kuptojnë Zotin me mendjen e tyre dhe për këtë arsye bien verbërisht në marrëzi, pavarësisht gjenialitetit të tyre. Mosnderimi i tyre për Zotin e gjallë dhe besëtytnitë e shumta rreth gjysëm perëndive dhe shpirtrave të papastër i shtynë qeniet njerëzore të hyjnizojnë njeriun, sepse ai që nuk e njeh Zotin e bën veten perëndi, qendër të universit dhe njësi matëse për të gjithë. Pali u zemërua me mosbesimin e athinasve, veçanërisht pasi ata adhuronin shumë perëndi. Ky zemërim ishte ora e hirit për të gjithë Evropën dhe një bekim i madh, sepse ky apostull i Krishtit kishte trajtuar trupin e sëmurë të Evropës për lavdinë e Perëndisë dhe kishte nxjerrë në pah Krishtin e gjallë, të vetmen shpresë për johebrenjtë. Indinjata e Palit kundër arteve, feve dhe filozofive ateiste ishte arsyeja e hapjes së Evropës përpara misionarit ungjillor. Sipas zakonit të tij të përhershëm, Pali shkoi në sinagogën e judenjve për të takuar atje njerëzit që nderonin Perëndinë. Por nuk lexojmë që ndonjë nga judenjtë apo johebrenjtë e perëndishëm ta kishte pranuar Krishtin, sepse të gjithë banorët e këtij qyteti ishin mësuar ta bënin besimin një lojë teorike. Edhe në sinagogën e judenjve bisedohej për mendimet e ndryshme të shkëlqyera në vend që t'i nënshtroheshin zbulesës së vërtetë të Perëndisë. Atëherë apostulli doli në rrugë dhe predikoi nëpër rrugicat dhe sheshet publike, sepse në Athinë i lejohej çdo organi të thoshte atë që dëshironte. Të folurit dhe të shkruarit ishin bërë materiale me çmim të ulët dhe të kota, e të gjithë supozonin se ishin filozof të vegjël. Pali në urtësinë e tij nuk ua prezantoi ungjillin athinasve nëpërmjet predikimit, por nëpërmjet metodës sokratike të hetimit që të mund të takohej me dishepujt e mendimit në të njëjtën metodë, me të cilën ishin mësuar. Pas pak, disa nga ata që supozonin se ishin filozofë u ulën dhe kërkuan një debat me endacakun hebre. Epikurianët ishin ekzistencialistë të cilët e konsideronin qëllimin e jetës njerëzore si arritjen e kënaqësisë dhe të gjithë mendimet e tjera i konsideronin si ëndrra dhe imagjinata. Stoikët iu nënshtruan mendjes botërore se mund të çliroheshin nga skllavëria e motiveve të papastra te njeriu nëpërmjet zhvillimit të virtyteve dhe vetëkontrollit të tyre. Si ekzistencialistët, ashtu edhe idealistët nuk e kuptuan mesazhin e Palit dhe e quajtën një "llafazan". Fjala greke për këtë term do të thotë "mbledhës farash". Sikur të mos zotëronte ai vet ndonjë sistem mendimi, por shiste me pakicë mbeturinat e njohurive që kishte marrë andej-këndej nga të tjerët dhe më pas nuk mund t'i bashkonte në një linjë mendore uniforme, por i shpërndante ato në mënyrë të çrregullt dhe të patretur si farat në plëncin e një pule. Disa prej tyre dëgjuan Palin duke thënë për Jezusin se ai është Zoti i lavdisë dhe se ringjallja e tij është një shenjë e së ardhmes sonë. Ata donin të dëgjonin më shumë rreth këtyre temave në një mënyrë logjike që të mund të kritikonin dhe gjykonin parimet e tij, qoftë për ta tallur ose për ta pranuar në rrethin e mendimtarëve. Por askush nga dëgjuesit nuk mendoi se kishte nevojë të ngutshme për Perëndinë dhe asnjëri prej tyre nuk u pendua ose nuk i kuptoi mëkatet e tij. Të gjithë menduan të argëtoheshin dhe të kënaqeshin me veshët e tyre, ose për të gjetur diçka të pazakontë që mund ta përmendnin në librat e tyre, ose për të këmbëngulur në kritikat e tyre dhe për t’u tallur me të gjorën. Ka të ngjarë që në këtë debat të kenë marrë pjesë inspektorë nga rrethet kulturore, sepse e morën Palin dhe e çuan përpara këshillit të qytetit, ku gjykoheshin mendimet, doktrinat dhe parimet që të mund të shqyrtonin nëse një frymë e çuditshme hyri në vendin e tyre që prishte harmoninë e shpirtrave të shumtë në Athinë. I kërkuan atij me dashamirësi të rreme që të nxirrte doktrinën dhe parimin e filozofisë së tij. Zemrat e tyre nuk kërkonin Perëndinë dhe mendjet e tyre nuk ishin të uritura për drejtësi. Mendonin vetëm t'i nënshtronin mendimet e Palit urdhrave të lojës së parimeve të tyre. Askush prej tyre nuk besonte se ishte e mundur të njihej e vërteta me të drejtë, sepse Zoti ishte i fshehur prej tyre. Mendimet e tyre kryenin tradhti bashkëshortore duke iu nënshtruar çdo mendimi të ndritshëm. Ishin të hapur ndaj çdo doktrine tërheqëse dhe filozofia e tyre ishte vetëm theksimi i egoizmit. Secili nga këta të mjerë donte të tregonte gjenialitetin e tij imagjinar. Ata nuk e dinin se Zoti është i vetmi i madh dhe se ne të gjithë jemi të padobishëm dhe të kotë. Vlen të përmendet se një nga njerëzit e tyre të mençur e njohu verbërinë e tij dhe rrëfeu me pesimizëm: "Unë e di se nuk di asgjë". Në fakt, ai nuk e njihte Zotin dhe rrjedhimisht nuk njihte veten, pasi ishte një i verbër që drejtonte të verbërit. LUTJE: O Zot i shenjtë e i vërtetë, më ruaj nga kryengritjet e mendimeve që t'i nënshtrohem dijes sate dhe të mos devijoj në lojën e nocioneve filozofike, duke hyjnizuar njerëzit e tjerë dhe veten time. Vetëm ti je i madh dhe ne jemi të padobishëm, mëkatarë dhe kurorëshkelës në shpirtrat tanë. Na fal mëkatet tona mendore dhe na e shenjtëro mendjen që të vazhdojmë në fjalën tënde. PYETJA:
|