Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- John - 011 (The Sanhedrin questions the Baptist)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Bengali -- Burmese -- Cebuano -- Chinese -- Dioula -- English -- Farsi? -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Kyrgyz -- Malayalam -- Peul -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Thai -- Turkish -- Twi -- Urdu -- Uyghur -- Uzbek -- Vietnamese -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

GJONI - DRITA SHKËLQEN NË ERRËSIRË
Studime në Ungjillin e Krishtit sipas Gjonit
PJESA I - SHKËLQIMI I DRITËS HYJNORE (Gjoni 1:1 - 4:54)
B - KRISHTI I ÇOI DISHEPUJT NGA SFERA E PENDIMIT NË GËZIMIN E DASMËS (Gjoni 1:19 - 2:12)

1. Një delegacion nga Sinedri pyet Pagëzorin (Gjoni 1:19-28)


GJONI 1:19-21
19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: "Kush je ti?" 20 Ai edhe e rrëfeu dhe nuk e mohoi, dhe pohoi: "Unë nuk jam Krishti." 21 Atëherë ata e pyetën: "Kush je,pra? A je Elia?" Ai tha: "Nuk jam." "Je ti profeti?" Ai u përgjigj: "Jo."

Një rizgjim ndodhi në luginën e Jordanit, i përqendruar te Pagëzori. Mijëra njerëz nuk u ndaluan nga rrugët e egra, nga malet e larta deri në grykën e thellë dhe të rrëmbyer. Ata zbritën te Pagëzori për të dëgjuar zërin e këtij profeti të ri dhe për t'u pagëzuar prej tij për faljen e mëkateve të tyre. Turmat zakonisht nuk janë injorante, siç mendojnë shpesh mendjemëdhenjtë, por kanë uri dhe dëshirë të madhe për udhëzim hyjnor. Shpejt ata mund të dallojnë fuqinë dhe autoritetin tek ata që e zotërojnë atë. Ata nuk donin të dëgjonin rituale dhe rregulla, por dëshironin të takonin Zotin.

Anëtarët e Sinedrit, gjykata më e lartë fetare e hebrenjve, ishin të vetëdijshëm për këtë rizgjim. Dërguan një delegacion priftërinjsh dhe ndihmës të ashpër, të cilët përdoreshin për të therur flijimet e sakrificës. Ata duhej të merrnin në pyetje Pagëzorin, në mënyrë që nëse ai dukej se po blasfemonte, ta eliminonin.

Pra, ky takim midis Pagëzorit dhe delegatëve të Sinedrit ishte formal dhe i rrezikshëm. Ungjilltari Gjon i quan këta njerëz që vijnë nga Jeruzalemi çifutë. Me këtë emër ai zbulon një nga temat e ungjillit të tij. Sepse në atë kohë mendimi judaik ishte rreptësisht literalist për sa i përket Ligjit, plot fanatizëm dhe zili, kështu që Jeruzalemi do të bëhej qendra e kundërshtimit të Frymës së Krishtit. Jo njerëzit e Dhjatës së Vjetër në tërësi, por grupi i priftërinjve, veçanërisht farisenjtë, ishin armiqtë vigjilentë të çdo zhvillimi fetar duke u larguar nga planet dhe kontrolli i tyre. Kjo është arsyeja pse vendosën t’i ngrinin një kurth Pagëzorit me pyetjet e tyre.

"Kush je ti?" ishte pyetja e parë që i drejtuan Gjonit, i cili ishte i rrethuar nga një turmë e penduar që e dëgjonte me vëmendje. "Kush të autorizoi të flasësh? A ke studiuar Ligjin dhe Teologjinë? A e konsideron veten të deleguar nga Zoti, apo madje e sheh veten si Mesia?"

Gjon Pagëzori pa mashtrimin që qëndronte pas këtyre pyetjeve dhe nuk gënjeu. Nëse ai do të thoshte: "Unë jam Mesia", do ta dënonin dhe do të vritej me gurë; dhe nëse ai do të thoshte: "Unë nuk jam Mesia", njerëzit do ta linin atë dhe nuk do ta konsideronin më si të rëndësishëm. Pasardhësit e Abrahamit në atë kohë vuanin nga turpi i kolonizimit nga romakët. Ata kërkonin një Shpëtimtar, i cili do t'i çlironte nga zgjedha e romakëve.

Pagëzori rrëfeu hapur se ai nuk ishte Krishti dhe as biri i Perëndisë. Ai nuk pranoi një titull që binte në kundërshtim me udhëzimet e Frymës së Shenjtë. Ai zgjodhi të qëndronte zemërbutë dhe besnik ndaj thirrjes së tij, duke besuar te Perëndia se Ai me kohë do ta konfirmonte mesazhin e tij.

Pas goditjes së parë me thikë, delegacioni vazhdoi duke e pyetur: "A je ti Elia?" Ky emër i referohet premtimit në Malakia 4:5, ku Shkrimi thotë se përpara ardhjes së Mesisë, një profet do të shfaqej në frymën dhe fuqinë e profetit të famshëm Elia, i cili zbriti zjarr nga qielli mbi armiqtë e tij dhe ringjalli një të vdekur me lejen e Zotit. Të gjithë e konsideronin këtë hero të shquar si një udhëheqës të kombit të tyre. Por Gjoni e përuli veten, edhe pse në të vërtetë ishte profeti i premtuar, siç dëshmoi Krishti më vonë për të (Mateu 11:14).

Pastaj priftërinjtë e pyetën nëse ishte ai profeti i premtuar i posaçëm, për të cilin Moisiu kishte parathënë se ai do të jepte, si ai vetë, një besëlidhje të re dhe të madhe (Ligji i Përtërirë 18:15). Pas kësaj pyetjeje qëndronte dëshira e tyre për të ditur se kush e kishte dërguar të fliste si profet. Kështu ata këmbëngulën ta pyesnin se kush ishte dhe çfarë autoriteti kishte, dhe nëse fliste me anë të zbulesës apo për veten e tij.

Pagëzori nuk pranoi të merrte mbi vete rolin dhe gradën e Moisiut. Ai nuk donte të lidhte një besëlidhje të re me Perëndinë pa qënë i ngarkuar për një gjë të tillë. As nuk donte ta çonte popullin e tij drejt fitores ushtarake. Ai qëndroi besnik në tundim dhe nuk u bë mendjemadh apo krenar. Në të njëjtën kohë ai ishte i urtë dhe nuk u përgjigjej armiqve të tij me më shumë se sa fjalët e nevojshme. Është e rëndësishme që t'i zbatojmë këto parime në jetën tonë.

LUTJA: Zoti Jezus, ne të falënderojmë që dërgove Gjon Pagëzorin në botën tonë, një njeri që nuk u bë kurrë krenar. Na fal krenarinë kur mendojmë se jemi më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm se të tjerët. Na mëso të kuptojmë se jemi shërbëtorë të padenjë dhe se vetëm ti je i madh.

PYETJA:

  1. Cilat ishin qëllimet e pyetjeve të parashtruara nga delegatët e gjykatës më të lartë të hebrenje?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 03, 2022, at 04:52 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)