Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 1 - Drejtësia E Perëndisë Dënon Të Gjithë Mëkatarët Dhe Justifikon Dhe Shenjtëron Të Gjithë Besimtarët Në Krishtin (Romakëve 1:18 - 8:39)
D - Fuqia E Perëndisë Na Çliron Nga Fuqia E Mëkatit (Romakëve 6:1 - 8:27)
5. Njeriu pa Krishtin dështon gjithmonë përpara mëkatit (Romakëve 7:14-25)ROMAKËVE 7:14-25 Pali na tregon sesi njeriu natyror jeton pa Krishtin nën makthin e frikshëm të Ligjit. Ai nuk e sqaron këtë pohim, i cili është një kulm në realizimin e vetvetes, përmes imagjinatave apo ideologjive filozofike, por ai zbulon njeriun natyror përmes një rrëfimi personal emocionues. Fryma e Shenjtë ia kishte zbutur ndërgjegjen apostolike saqë ai ndjeu largimin më të vogël nga vullneti i Perëndisë si një ngjarje vdekjeprurëse. Pali thotë: “Unë jam mishor, përderisa shikoj aftësitë e mia. Çdo njeri është i mishit, sepse ka humbur imazhin e lavdisë së Perëndisë që tashmë i është dhënë. Të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë. Ata së bashku janë korruptuar dhe fryma e Ligjit i ndëshkon në ndërgjegjen e tyre për egoizmin e tyre mburracak. Shenjtorët e humbasin veçanërisht shpresën për fjalën e Perëndisë, sepse dëgjojnë thënien: "Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë", ose thyhen nga urdhri i Jezusit: "Jini të përsosur, ashtu si Ati juaj në qiej është i Përkryer". Pali rrëfen me vuajtje psikologjike se njeriu natyror nuk është në gjendje të përmbushë vullnetin e Zotit me fuqinë e tij. Sa e tmerrshme është të rrëfesh paaftësinë e fuqisë njerëzore! Përkundër kësaj, çdo njeri ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë dhe për të jetuar i pastër dhe i shenjtë. Edhe më i ulëti i njerëzve e ka këtë mall. Prandaj, nuk duhet të flasim vetëm për mëkatin dhe fuqinë e tij, ose të jemi mendjemëdhenj me turmat, por është e nevojshme të njohim pjesën e mbetur të ligjit të Perëndisë në mendjet e të gjithëve, pasi asnjë njeri nuk është aq i keq që të mos dëshirojë të jetë i mirë. Është për të ardhur keq që ai që kërkon t'i përgjigjet këtij malli, dështon vazhdimisht dhe vepron kundër vullnetit të tij të mirë. Kjo është gjëja e çuditshme tek njeriu. Ai është armik i vetvetes. Ai tradhton vullnetin e tij të mirë dhe ia kalon zërit të ndërgjegjes. Mëkati tek ne është më i fortë se mendja jonë dhe ligji i Perëndisë sundon mbi çdo njeri, pavarësisht nga qëllimi i tij i mirë. Pse nuk mund të jetojmë thjesht dhe të vazhdojmë në dashurinë e Perëndisë? Sepse njeriu pa Perëndinë është i pushtuar nga mëkati. Kush bën mëkat është rob i mëkatit. Mundësia për të bërë të keqen gjendet edhe tek besimtarët nëse ata nuk do të mbaheshin nga Krishti. Ne nuk kemi, në trupat tanë, fuqinë për të kryer vullnetin e Perëndisë. Një vendim i tillë sjell rrëfimin më të madh të falimentimit të njeriut. Vet Pali e rrëfeu këtë hile kur tha: “Unë e di se në mua (domethënë në mishin tim) nuk banon asgjë e mirë… Sepse të mirën që dua të bëj, nuk e bëj; por të keqen nuk dua ta bëj, atë e bëj". A e rrëfeni këtë fakt me Palin dhe pranoni se jeni kriminel? A do ta përkushtosh veten tënde të ndotur ndaj hirit të Gjykatësit të përjetshëm? Apostulli e quan çdo njeri skllav të mëkatit, sepse fuqia e tij u zhvillua në një lloj ligji, të cilin ai e quan ligji i mëkatit. Robëria jonë ndaj së keqes u bë ligj dhe kjo robëri u bë e dhimbshme për ne, sepse në mendjen tonë ne i dimë detyrat tona dhe duam t'i bëjmë ato, por nuk mundemi. Kjo do të thotë dëshpërim, sepse vetja jote tund hekurat e burgut të vetes dhe nuk mund të lirohesh prej tyre. Të gjithë jemi robër të egoizmit tonë. Megjithatë Krishti ju thërret, në të njëjtën kohë, për përsosmërinë e Perëndisë. Pra, a e keni njohur çmendurinë tek çdo njeri? Ai dëshiron të mirën, por nuk mund ta bëjë vetë. A nuk ka ndihmë? Pali na drejton deri në thellësinë e fundit të njohjes së vetvetes së ndotur saqë të mos dëshironi shpëtim për veten tuaj nga vetdrejtësia juaj, ndershmëria juaj, aftësitë tuaja ose vet ligji. A ju çliroi dëshmia e apostullit nga besimi juaj sipërfaqësor dhe ju largoi drejt pesimizmit në lidhje me të gjitha llojet e njerëzimit? Edukatorët janë gënjeshtarë dhe filozofët janë të marrë nëse u mungon urtësia e Frymës së Shenjtë. Ata nuk e njohin kufirin e tyre. Lum besimtari që e pranon përpara shenjtërisë së Perëndisë se ai në vetvete është trillues, mëkatar dhe i humbur. Lum ai njeri që njeh gjykimin e ashpër të ligjit për veten e tij të robëruar dhe çlirohet nga çdo prirje për drejtësinë njerëzore, që nuk beson në superfuqinë e njeriut, por i beson vetëm Krishtit. Faleminderit Zotit! Sepse Jezu Krishti është Fitimtari, pa të cilin ne jemi të gjithë të humbur dhe vet-mashtrues si të tjerët. Ai na ka dhënë të vërtetën dhe një fuqi të re. Fryma e Tij e Shenjtë na jep jetë dhe na ngushëllon, duke na dhënë shpresë të sigurtë në të vetmin Shpëtimtar. LUTJE: O At i shenjtë, ne të adhurojmë dhe të përlëvdojmë me gjithë zemër, sepse ti nuk na le të dëshpëruar, por na dërgove Birin tënd, Krishtin, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin për të gjithë dhe me drejtësinë e tij Fryma jote erdhi tek ne. Ne ia hapim mendjen atij që ai të hapë burgun e mëkateve tona dhe të na përkushtojë në një sjellje të shenjtë, së bashku me të gjithë besimtarët në kombin tonë dhe në mbarë botën. PYETJA:
Në mua (domethënë në mishin tim) nuk banon asgjë e mirë; |