Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 1 - Drejtësia E Perëndisë Dënon Të Gjithë Mëkatarët Dhe Justifikon Dhe Shenjtëron Të Gjithë Besimtarët Në Krishtin (Romakëve 1:18 - 8:39)
D - Fuqia E Perëndisë Na Çliron Nga Fuqia E Mëkatit (Romakëve 6:1 - 8:27)
1. Besimtari e konsideron veten të vdekur për mëkatin (Romakëve 6:1-14)ROMAKËVE 6:12-14 Ai që çlirohet nga pushteti i mëkatit dhe vendoset në bashkësi me Krishtin, e urren mëkatin, ndjen neveri ndaj tij dhe nuk dëshiron ta kryejë më. Epshet janë të forta, por dashuria për Krishtin është më e fortë. Ai që qëndron i patundur në ungjill dhe ngulmon në lutje, gjen dhe merr fuqinë për t'u rezistuar të gjitha dëshirave të trupit dhe shpirtit të tij. Ai nuk i shërben vetes, apo ndjek doktrinën e keqe, por heq dorë me dashje nga të gjitha veprimet keqdashëse. Ju nuk i dëgjoni më thirrjet e tundimit, sepse vazhdoni në miqësinë me Jezusin triumfues, fuqia e të cilit është më e fortë se të gjitha motivet e vdekjes në trupin tuaj. Fryma e Shenjtë vendos tek ju njohuri më të mençura se të gjitha filozofitë e botës. Hiqni dorë nga të gjitha veprimet e liga, librat, filmat dhe shoqëritë e këqija. Mos i lini t'ju ndajnë nga shoqëria juaj me Krishtin. Mos besoni në fuqinë e mëkatit tuaj, por besojini Krishtit dhe fuqisë së shpëtimit të tij. Ju jeni bërë të Zotit. Ju merrni frymë nga Shpirti i tij dhe keni përjetuar të vërtetën e përjetshme. Pra, si mund të mendoni për rrugët tuaja pa Perëndinë? Paraqituni te Zoti juaj, si një ushtar në luftën e shenjtë dhe kushtojini atij kohën, forcën dhe paratë tuaja. Sakrifica juaj nuk është detyrë, por privilegj, falënderim dhe kënaqësi. Pyete Zotin tënd se ku dëshiron t’i shërbesh, sepse të korrat janë vërtet të shumta, por punëtorët janë të paktë. Prandaj lutju Zotit të të korrave që të dërgojë punëtorë në të korrat e Tij. Megjithatë, mos adhuro Zotin tënd me nxitim dhe kokëfortësi, por dorëzoju udhëzimit të tij, sepse ai dëshiron të ringjallë, nëpërmjet teje, njerëz të vdekur në mëkat, që të jetojnë në jetën e tij të përjetshme. Pra, jepe trupin dhe të gjitha pronat e tua si armë drejtësie për Perëndinë. Mos harro të falënderosh, sepse ishe i vdekur në mëkat, por tani jeton në Krishtin. Ktheji dhuratat e tua Perëndisë që ai t'i përdorë ato si instrumente shpëtimi për shumë njerëz. I Shenjti të kualifikon për Krishtin dhe të dërgon për të lavdëruar fuqinë e drejtësisë së tij në dobësinë tënde. Mos hezito! Apostulli Pal e quajti veten skllav i Krishtit. Pra, kur do ta ndjekësh vërtet atë, duke dhënë jetën tënde për shërbimin e Perëndisë në çdo kohë? Të gjithë ata që shërbejnë, si Pali, në bashkësinë e dashurisë së Perëndisë, përjetojnë fuqinë e Frymës së Shenjtë çdo ditë dhe pranojnë se ndryshimi fillestar ka ndodhur në zemrat e tyre. Mëkati nuk ulet më buzagaz në fronin e zemrave të tyre, por vet Krishti e ka zotëruar zemrën tuaj dhe me banesën e tij në ne filloi një epokë e re në jetën tonë. Zbatimi ynë i urdhërimeve të Perëndisë nuk është një detyrë e pamundur, por ne dëshirojmë t'u bindemi atyre me kënaqësi, të nxitur nga fuqia e Shpirtit të butë. Çdo i krishterë është i pajisur me fuqinë e hirit. Vdekja dhe korrupsioni nuk mbretërojnë në të. I vetmi që mbretëron në mendjet dhe zemrat tona është Krishti me hirin e tij të madh. LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të lavdërojmë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, sepse ti je në trupat tanë të vdekshëm për të na bërë partnerë në jetën e përjetshme. Ti mbretëron në zemrat dhe mendjet tona. Na mëso sjelljen e mençur që të të lëvdojmë ty dhe Atin tënd qiellor me gjithë mendjen, forcën dhe paratë tona dhe që të konsiderohemi me të gjithë besimtarët skllevër të dashurisë sate. PYETJA:
Unë vet gjithmonë përpiqem të kem një ndërgjegje |