Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
PJESA 1 - Drejtësia E Perëndisë Dënon Të Gjithë Mëkatarët Dhe Justifikon Dhe Shenjtëron Të Gjithë Besimtarët Në Krishtin (Romakëve 1:18 - 8:39)
B - Drejtësia E Re Me Anë Të Besimit Është E Hapur Për Të Gjithë Njerëzit (Romakëve 3:21 - 4:22)
3. Abrahami dhe Davidi si shembuj shfajësimi me anë të besimit (Romakëve 4:1-24)
d) Besimi i guximshëm i Abrahamit është shembulli ynë (Romakëve 4:19-25)ROMAKËVE 4:19-22 Abrahami dëgjoi fjalën e Perëndisë për të ardhmen se ai ishte zgjedhur si ati i shumë popujve. Kjo fjalë e zbulesës duhet ta ketë habitur Abrahamin, i cili nuk kishte djalë. Por ai e pranoi me besim. Ai besonte se Perëndia jep shpresë kur të gjitha shpresat njerëzore humbasin. Abrahami kishte dështuar tashmë në luftën e tij për besimin, kur lindi Ismaelin nga skllavja egjiptiane. Tani, duke qenë se dukej e pamundur që gruaja e tij e plakur të lindte një fëmijë, ai nuk pa ligjet e natyrës, por Krijuesin e natyrës, i cili mund të ndryshonte vet ligjet e natyrës. Abrahami nuk e mashtroi veten me mendimin se e kishte të pamundur të kishte një djalë nga Sara, gruaja e tij; por e inkurajoi besimin e tij, e mbajti fort fjalën e Perëndisë, u mbështet në të vërtetën e përjetshme dhe e dinte me siguri se Zoti i lavdisë nuk gënjen dhe se ai nuk mund të mos e mbante premtimin e tij, edhe nëse mendja njerëzore nuk do të gjente mënyra për të përmbushur premtimin. Kjo mbajtje e fortë e besnikërisë së Perëndisë në këtë luftë besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi (Zanafilla 15:1-6; 17:1-8). Krishti ju thërret, sot, për të marr pjesë në besimin e Abrahamit. Ndërsa shohim veten dhe depërtojmë thellë në kishat tona, zbulojmë se shoqëritë tona janë shpirtërisht të lodhura, të paafta dhe të vdekura. Megjithatë, Krishti dëshiron t'u japë jetë të përjetshme miliona njerëzve nëpërmjet besimit tuaj dhe timit. Ai dëshiron të bekojë dëshmitë tona që dashuria e tij të mund të mishërohet dhe shumëfishohet si yjet në qiell. A besoni në premtimin dhe thirrjen e Jezusit se do të keni fëmijë shpirtërorë me fjalën e besimit tuaj? A keni besim se ai është në gjendje të kapërcejë paaftësinë tuaj, të ringjallë kishën tuaj të vakët dhe të ngrejë nga këta gurë, të hedhur në shkretëtirë, fëmijë Abrahamit, nëse pendoheni sinqerisht? A e nderoni Zotin? A mbështeteni te Zoti i lavdisë dhe a besoni tek ai, në vend që të bëheni pesimist për kishën tuaj të vakët dhe sjelljet tuaja të mbrapshta? Ai është në gjendje t'ju përdorë për të çuar fuqinë e jetës së tij te shumë njerëz. Jini të sigurtë se Perëndia i Abrahamit, Zoti i Palit është i njëjti dje, sot dhe përgjithmonë. Ai pret besimin tënd, sepse kjo është fitorja që ka mundur botën - besimi ynë. Mos fli! Mos e humb shpresën, nëse lufta e besimit tënd do të zgjasë për vite o dhjetëra vite, siç ndodhi në jetën e Abrahamit, derisa më në fund të piqej në të një fryt i vogël, që ishte Isaku zemërbutë. Megjithatë, Zoti e forcoi atë në frymë dhe e bëri atë atin e profetëve. Zoti juaj është i gjallë dhe dëshiron t'ju justifikojë me besimin tuaj. Pra, ngrini zemrën tuaj, forconi duart e këputura dhe gjunjët e dobësuar, sepse Zoti është i gjallë dhe ai ecën para teje në luftën tënde shpirtërore. ROMAKËVE 4:23-25 Njohuria e besimit tonë u rrit në një siguri të plotë, në lidhje me zbulesën ndaj Abrahamit. Sot, Perëndia jo vetëm që shfaqet si i plotfuqishëm, i madh dhe i fshehur, por na ka dërguar Birin e tij Jezusin që të njohim në dashurinë e tij Perëndinë atëror. Ajo që dukej e pamundur ndodhi dhe Biri i vetëm i Perëndisë vdiq për të fshirë mëkatet tona. Zoti i shenjtë nuk i shkatërroi mëkatarët për shkak të krimit të tyre, por shkatërroi veten që ne që jemi të këqij të mund të shpëtojmë. Ky lloj perëndie i mëshirshëm, i dashur, vetëmohues, dhurues, i durueshëm është Perëndia ynë. Kur Krishti u ringjall nga të vdekurit, u shfaq triumfi i sakrificës së tij. Ati i tij nuk e la atë, kur ai kishte derdhur gjithë zemërimin e tij mbi qengjin e kryqëzuar, por e ringjalli Birin e tij të pafajshëm dhe dëshmoi qartë se sakrifica e tij unike ishte në përputhje me vullnetin e tij hyjnor. Kështu, ringjallja e Krishtit konfirmon të vërtetën e shfajësimit tonë. Është e pamundur që Krishti të ngjitej në qiej para varrimit të tij dhe të bëhej një mik i ngushtë i Perëndisë. Jo! Perëndia e ringjalli atë nga vdekja e tij që ne të mund të shohim dhe të jemi të sigurtë se pajtimi midis Perëndisë dhe botës u krye në kryq. Sot, Ndërmjetësi ynë i vetëm ulet në të djathtën e Perëndisë. Ai ndërmjetëson mes të Shenjtit dhe nesh dhe kupton rezultatet e sakrificës së tij, që ne të mos shqetësohemi në besimin tonë, por të vazhdojmë të besojmë se Krishti është në gjendje të shpëtojë deri në fund ata që vijnë te Perëndia nëpërmjet tij, pasi ai jeton përgjithmonë për të ndërmjetësuar për ta. Pra, ku mbështetet besimi juaj, në të gjitha problemet, frikërat dhe rreziqet? Ku është shpresa juaj në lidhje me ardhjen e mbretërisë së Perëndisë sot dhe rilindjen e miliona personave? Krishti na ka pajtuar me Perëndinë dhe sot ai jeton për të vërtetuar justifikimin tonë me ndërmjetësimin e tij. Beso se rrjedhat e ujërave të gjalla rrjedhin nga besimi yt në zemrat shterpe dhe të vdekura. Beso dhe mos dysho kurrë, sepse Krishti jeton vërtet. LUTJE: O Zot Perëndi, ti jeton dhe na dërgon të predikojmë botën. Abrahami, shërbëtori yt, besoi se ai dhe Sara, në pleqërinë e tyre, mund të lindnin një fëmijë të mëshirës sate, nëpërmjet të cilit të gjithë popujt do të bekoheshin. Kapërce besimin tonë të vogël dhe forcoje besimin tonë që të mund të të besojmë ty kundër tundimeve tona që fuqia jote të mund të përsoset në dobësinë tonë. Faleminderit sepse na konfirmon se miliona do të rilindin sërish në këto ditë, sepse ti jeton dhe mbretëron përgjithmonë. PYETJA:
Të shfajësuar, pra me anë të besimit, |