Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Ukrainian? -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
D - Udhëtimi I Tretë Misionar (Veprat 18:23 - 21:14)
4. Trazirat e argjendarëve në Efes (Veprat 19:23-41)VEPRAT 19:23-34 Pali ishte i vendosur të shkonte në Jeruzalem, por e mori shtruar dhe mbeti në Azi. Zoti ishte i gatshëm t'i jepte atij një mësim të vështirë për të luftuar kundër shpirtrave dhe për të shqyrtuar besimin e tij. Ishte një tempull i famshëm në Efes i perëndeshës Diana, i cili mbështetej mbi 160 shtylla mermeri dhe ishte 19 metra i gjatë. Kjo statujë e perëndeshës ishte bërë prej druri të zi të fortë. Gjatë dy viteve që qëndroi në Efes, Pali u mësoi Efesianëve se të gjithë perënditë janë kotësi dhe se tempujt janë bosh dhe të pakuptimtë. Prandaj, ata që besuan në Krishtin, nuk merrnin pjesë në ritet e Dianës dhe tundnin kokën duke ndjerë keqardhje për ata që besonin në idhujt prej guri dhe druri të artë. Ky largim nga besimi në idhujt e gurtë u vu re shumë shpejt nga shitësit e kryeveprave dhe ikonave, gjithashtu nga argjendarët që bënin faltore në miniaturë prej argjendi që kishin ngjashmëri me tempullin e madh të Dianës dhe ua shisnin pelegrinëve vizitues duke nxjerë shumë përfitimi prej tyre. Në ditët tona, disa nga këto modele argjendi portative të statujës së Dianës u zbuluan në Luginën e Nilit dhe në Indi. Disa turistë i blinin dhe i çonin në vendet e tyre si hajmali kundër rrezikut. Por që kur Pali kishte deklaruar se Krishti është Zoti i zotërve, ekzistenca e këtyre argjendarëve u shua, sepse çdo i konvertuar e dinte se të gjitha varëset, hajmalitë, rruazat dhe çdo gjë që mendohet se ofron mbrojtje ose ruajtje nuk janë veçse mashtrim, gënjeshtër dhe konceptim i pafuqishëm. Atëherë Dhimitri, një farë argjendari, i cili ishte gjithashtu zyrtar në tempull, mblodhi të gjithë kolegët e tij mjeshtër dhe u sqaroi atyre rrezikun që i kanosej tregtisë dhe urinë që i priste, sepse Pali i kishte tërhequr njerëzit në qytetin e tyre dhe në të gjithë Azinë, duke i larguar nga traditat e tyre dhe nga besimi i etërve të tyre, duke thënë se të gjithë idhujt dhe shëmbëlltyrat nuk ishin veçse kotësi. Dhimitri, udhëheqësi i argjendarëve e kuptoi se jo vetëm modelet portative të tempullit ishin kotësi për Palin, por edhe i gjithë tempulli, fakt që do të sillte rrezik për të gjithë qytetin, duke hequr udhëheqjen e tij fetare dhe duke prishur ekonominë e tij. Kështu ai e konsideroi Palin si armikun më të madh të Efesit, kryeqytetit. Prodhuesit e artikujve prej argjendi u tërbuan marrëzisht dhe filluan të dilnin jashtë duke demonstruar publikisht, duke kërkuar mbështetje për doktrinën e tyre dhe duke bërtitur: "E madhe është Diana e Efesianëve!" Dhe kur demonstruesit e tërbuar gjetën dy maqedonasit që po udhëtonin me Palin, i kapën, por nuk u bën keq, sepse dora e Zotit i mbrojti në mes të rrëmujës. Pali nuk ishte frikacak. Ai donte t’i mbështeste bashkëpunëtorët e tij dhe shkoi me shpejtësi drejt tyre, por dishepujt që ishin mbledhur për lutje e morën dhe e ndaluan, duke e ditur se ishte e pakuptimtë të fliste ose të dëshmonte para një turme, e cila ishte e dehur nga arroganca dhe e pushtuar nga krenaria që rridhte si një lumë i madh i frikshëm në mes të rrugëve. Në një zhurmë të tillë, rrëmujës dhe furisë popullore, individi humbet identitetin e tij dhe të vërtetat e tij më të shenjta për njëfarë kohe gjatë së cilës të gjitha bashkohen me një marrëveshje. Ata ishin me një mendje jo për të mirën, por për korrupsionin. Ishte një unitet i lig sipas frymës që banonte në ta. Ka të ngjarë që Pali i guximshëm, megjithë presionin e shokëve të tij ndaj tij, ishte i vendosur të shkonte në teatër, ku njerëzit mblidheshin në pikëllime dhe në gëzime. Ky teatër përmbante 25,000 njerëz. Papritur, zyrtarët e tempullit të kryeqytetit dhe të gjithë Azisë së Vogël i dërguan një mesazh Palit duke e këshilluar se prania e tij në stadiumin e mbushur plot me njerëz të zemëruar, jo vetëm që do të ishte e padobishme, por edhe e dëmshme. Ata këmbëngulën që Pali të qëndronte larg tyre. Njerëzit në stadium bërtisnin, ndërsa Dhimitri, i cili kishte shkaktuar këtë trazirë u zhduk, sepse demonstratës nuk iu dha leja nga autoritetet provinciale dhe çdo formë e trazirës publike ishte e ndaluar nga qeveritarët romakë dhe sipas regjimit të qytetit. Dhimitri kishte frikë nga dënimi dhe publiku i çmendur u egërsua pa dikë si drejtues në stadiumin e gjerë. Atëherë judenjtë, të cilët e urrenin Palin, filluan të shtyjnë një tjetër hebre, i cili ka shumë të ngjarë të ishte i krishterë, që të mund të mbronte Palin dhe kishën. Turma e kapi Aleksandrin e ri si një ofertë të pranueshme dhe e ngritën në podiumin në mes të tyre. Ai u përpoq të fliste në emër të kishës, por turma shpejt kuptoi se folësi nuk ishte vetë Pali, por një tjetër çifut. Kështu ata shpërthyen dhe shfrynë zemërimin e tyre mbi hebrenjtë në personin e Aleksandrit, duke thirrur së bashku besimin dhe kredon e tyre për plot dy orë: "E madhe është Diana e Efesianëve!" Sot askush nuk e njeh këtë perëndeshë Dianën. Dhimitri argjendari kishte të drejtë pasi tha se fama e tij do të zhdukej për shkak të përhapjes së Ungjillit. Megjithatë, në atë pozicion dhjetëra mijëra ishin të përgatitur për ta copëtuar Aleksandrin për hir të tij. Kisha së bashku me Palin u lutën për këtë burrë të shqetësuar dhe dy shokët e tij dhe Zoti shtriu krahun mbi dëshmitarët e tij pasi duart e keqdashësve nuk mund të preknin një fije të flokëve të tyre. Me përjashtim të ajrit, i cili tronditej nga britmat e turmave që silleshin si bisha që përplaseshin me një shpirt të keq. LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të falënderojmë sepse ushtria e mbretërisë sate është më e fortë se ushtria e djallit. Asnjë nga fëmijët e tu nuk ra në mes të turmave të trazuara në Efes. Na mëso të kemi besim te ti që të mos kemi frikë nga asnjë njeri apo shpirt, sepse ti na ke blerë për Perëndinë me gjakun tënd të çmuar. PYETJA:
|