Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Acts - 089 (Paul’s Return to Jerusalem and Antioch)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Ukrainian? -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
C - Udhëtimi I Dytë Misionar (Veprat 15:36 - 18:22)

9. Rikthimi i Palit në Jeruzalem dhe Antioki (Veprat 18:18-22)


VEPRAT 18:18-22
18 Pra, Pali qëndroi atje ende për një kohë të mirë. Atëherë ai u largua nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri, dhe Prishila dhe Akuila ishin me të. I preu flokët në Kenkrea, sepse kishte marrë një zotim solemn. 19 Pastaj erdhi në Efes dhe i la atje; por ai vetë hyri në sinagogë dhe diskutoi me Judenjtë. 20 Kur ata i kërkuan të qëndronte më gjatë me ta, ai nuk pranoi, 21 por u largua prej tyre duke thënë: ''Duhet ta kremtoj gjithsesi këtë festë që po vjen në Jeruzalem; por unë do të kthehem përsëri te ju, në dashtë Zoti.” Dhe ai lundroi nga Efesi nëpër det. 22 Mbasi zbriti në Cezare, u ngjit në Jeruzalem dhe si përshëndeti kishën, zbriti në Antioki.

Zoti Jezus mbolli kisha të gjalla në Maqedoni dhe Greqi nëpërmjet shërbëtorit të tij Palit, i cili linte një nga bashkëpunëtorët e tij në këto kisha për t’i forcuar. Me kalimin e kohës, Pali u sigurua se shërbimi i tij kishte mbaruar në Greqi, sepse Fryma e Zotit e udhëzoi të kthehej në Kishën e Hershme në Jeruzalem dhe Antioki, në mënyrë që të lidhte kishat e reja me ato të mëparshmet që kishat e reja të mos bëheshin të pavarura.

Ka të ngjarë që Pali, duke pasur parasysh unitetin e kishës, u përbetua t'i informonte vëllezërit në Jeruzalem për gjërat e mëdha që kishte bërë Zotit që ata të merrnin pjesë në britmat e proçesionit të tij triumfues. Nuk e dimë saktësisht pse Pali e rruajti kokën kur u kthye në Jeruzalem. Ai me siguri nuk i preu flokët për të thirrur hirin e Zotit mbi të, sepse ishte i vetëdijshëm se i gjithë hiri jepet vetëm me anë të besimit. Ndoshta Pali donte që përmes këtij zotimi të falënderonte Krishtin për të gjithë hirin që i kishte dhënë atij dhe të gjitha kishave.

Kur Akuila dhe Prishila dëgjuan se apostulli i Krishtit do të largohej nga Korinti, ata gjithashtu vendosën të largoheshin nga qyteti, ndoshta sepse u persekutuan sepse i dhanë Palit punë. Kështu ata udhëtuan së bashku për në Siri. Megjithatë, anija u ankorua për ca kohë në Efes, ku çifti qëndroi dhe hapi një punishte.

Pali kishte dëshirë të predikonte për një kohë të gjatë këtë kryeqytet, por Fryma e Shenjtë e pengoi të hynte dhe të shërbente në provincën e Azisë. Po atë ditë, në të cilën anija u ankorua në breg të detit, Pali zbriti në qytet. Duke u endur studioi aftësinë e tij për shërbim dhe predikim të mundshëm. Shkoi në sinagogën e judenjve dhe u shpjegoi ligjin judenjve, të cilët u habitën nga shpjegimi i tij dhe i kërkuan që të kthehej tek ata të shtunën tjetër.

Por Pali nuk e përmbushi kërkesën e tyre, sepse destinacioni i tij ishte Jeruzalemi. Ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe ishte i detyruar të shkonte atje megjithëse dyert e shërbimit ishin hapur gjerësisht në Efes. Herën tjetër zëri i Zotit të tij e largoi nga kjo qendër, e cila ishte hallka që mungonte në zinxhirin e kishave të mbjella përgjatë rrugës nga Turqia në Greqi. Megjithatë, Pali nuk predikoi sipas vullnetit të tij, por sipas vullnetit të Zotit, siç shkroi apostulli Jakob (Jakobi 4:15). Në fund të udhëtimit të tij të dytë misionar, Pali e dinte se rruga e predikimit në një udhëtim të tretë ishte plotësisht e përgatitur në kryeqytetin e Efesit, sepse ai kishte gjetur atje një punë për të jetuar dhe një sinagogë që nuk e kishte kundërshtuar, por anëtarët kryesorë të saj i kërkuan të qëndronte më gjatë.

Kështu Pali erdhi fatmirësisht në Çezare të Palestinës nëpërmjet detit. Ai u ngjit në Jeruzalem dhe përshëndeti vëllezërit në kishë dhe adhuroi në tempull si një jude besnik. Nuk qëndroi shumë atje, por u kthye në kishën e Antiokisë, e cila e kishte dërguar tashmë për të predikuar midis johebrenjve. Emri i Krishtit u lavdërua madhërishëm, sepse parashikimi i Frymës së Shenjtë ishte realizuar në një mënyrë të mrekullueshme. Në të kaluarën, ai kishte dalë me Barnabën nën drejtimin e Frymës së Shenjtë pa një projekt të qëllimshëm, dhe tani shumë kisha ishin mbjellë kudo, duke përfshirë pleqtë besnikë. Fryma e Shenjtë kishte shpëtuar dhe shenjtëruar shumë njerëz dhe shpëtimi i Krishtit ishte përhapur duke vepruar vazhdimisht në fuqinë e tij.

LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të adhurojmë për shkak të kishave, të cilat u themeluan në mbarë botën, me anë të vdekjes tënde në kryq. Ti i udhëhoqe apostujt me anë të Frymës tënde dhe i shenjtërove dëgjuesit e tyre me anë të besimit. Na ruaj nga mashtruesit, nga fanatikët, nga filozofitë dhe nga mendjemadhësia në çështjet shoqërore, që të mund të kapemi fort pas ungjillit tënd dhe të përlëvdojmë emrin tënd si Shpëtimtarin tonë dhe Zotin që po vjen.

PYETJA:

  1. Cilat ishin katër qytetet që Pali vizitoi në fund të udhëtimit të tij të dytë misionar?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 17, 2024, at 12:07 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)